Çështja e gjashtë:“Err rrexh’atu” – “kthimi, në libër e në synet”

 

Ideja e kthimit (err rrexh’atu), për të cilën flasin ajetet e Kur’anit dhe hadithet e transmetuara nga Ehli Bejti i mesazhit hyjnor, është një mesazh kundër Shi’izmit. Kjo ide sikur që thotë se kush e përmend atë, del nga feja. Ata harrojnë, ose bëjnë sikur harrojnë, se i pari që doli me teorinë e kthimit (err rrexh’atu) ishte khalifi Umer ibn Khattabi, i cili e shpalli atë, kur u përhap fjala e vdekjes së Profetit Fisnik (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!): Khalifi Umer ibn Khatab tha se ai nuk ka vdekur, por do të kthehet e do t’i presë duart e këmbët disa grupeve ….

 

Ebu Hurejre ka thënë:

“Në momentin që ndërroi jetë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) Umer ibn Khatabi u ngrit e tha: ‘Disa njerëz hipokritë pretendojnë se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka ndërruar jetë, por i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) nuk ka vdekur.

Ai shkoi te Zoti i tij, ashtu siç ka shkuar Musa ibn Imrani, që mungoi nga populli i tij dyzet net. Më pas u kthye te ata, pasi u tha se kishte vdekur.

Pasha Allahun!

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi  familjen e tij!) do të kthehet ashtu siç është kthyer Musai e do t’i presë duart e këmbët burrave që pretendojnë se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka vdekur."  

(“Es Sijretun Nebeuije”, Ibn Hisham, 4:305)

 

Po të ishte fjalë e vërtetë fjala e khalifit, patjetër që do të pretendohej se Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) nuk ka vdekur realisht e pa kthim, por do të kthehej e do ndërmerrte atë që lajmëroi khalifi. Por, nëse ka dëshiruar mohimin e vdekjes së tij, se ai është ende gjallë, është në kundërshtim me mendimin e të gjithë sahabëve, të cilët janë të gjithë dakord për vdekjen e tij (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Vdekja e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) nuk ishte një çështje e perceptuar nga të gjithë njerëzit e si të mos e perceptonte atë khalifja.

 

Fjala “err rrexh’atu”, me kuptimin e kthimit të një grupi të vogël në jetën e kësaj bote para Ditës së Ringjalljes e më pas vdekja e tyre e grumbullimi i tyre nga e para, nuk është një çështje në kundërshtim me bazat e Islamit, nuk është mohim i asnjë dispozite. Thënia për kthimin e tyre në këtë botë nuk anulon ringjalljen e tyre në Ditën e Ringjalljes. E si mund të mos jetë kështu, kthimi i një grupi në jetën e kësaj bote, kur këtë na e ka lajmëruar Allahu i Lartësuar? Ja njerëzit dhe grupi që do të kthehet:

 

1. Ringjallja e një grupi prej Beni Israilëve. (“El Bekare”, 55-56)

2. Ringjallja e vrasësit të Beni Israilëve. (“El Bekare”, 72-73.)

3. Vdekja e mijërave njerëzve dhe ringritja e tyre së pari. (“El Bekare”, 243)

4. Ringritja e Azizit, pas njëqind vjetësh nga vdekja e tij. (“El Bekare”, 259)

5. Ringjallja e të vdekurve në duart e Isait (Paqja qoftë mbi të!). (Ali Imran”, 49.)

 

Në qoftë se besimi në kthimin e disa njerëzve në këtë botë, përpara Ringjalljes do të ishte një çështje e pamundur, atëherë çfarë nënkuptojnë këto ajete të qarta deklarative për kthimin e grupeve në të (në këtë botë)? Nëse kthimi në këtë botë është një mënyrë e kalimit të shpirtit nga një njeri te tjetri (et tenasukh) atëherë si komentohen këto ajete?

 

Vërtet, bindja në Kur’anin e Ndritur na shtyn të themi se jo çdo kthim në këtë botë është tenasukh. Sigurisht, kalimi i shpirtit të një njeriu te një njeri tjetër (et tenasukhu) është i pavlefshëm dhe i paprapuneshëm kthimi i njeriut në këtë botë përmes pikës (spermës) e kalimit në etapat e krijimit njerëzor nga e para, derisa të bëhet njeri edhe njëherë tjetër.

E ku është kjo prej kthimit e rikthimit të shpirtit në trupin e plotë, nga të gjitha aspektet, pa qenë në të kthimi prej forcës drejt veprimit, ose hyrjes së shpirtit në një trup tjetër, njeri apo kafshë qoftë?!

 

Shi’itët kanë rënë dakord njëzëri për pavërtetësinë e kalimit të shpirit nga një njeri te tjetri (et tenasukh) dhe se ai kurrë nuk ndodh. Ata kanë shkruar thënie e broshura, që mund të ndalen te ato, ata që kanë sado pak dituri për librat, për doktrinën e për bindjet e tyre. Ata (Shi’itët) kanë përmendur lloje të et tenasukh.

 

Mirëpo, kthimi në këtë botë, përmes hyrjes së shpirtit në trup, i cili shkëputet e i ndahet atij në vdekje, nuk konsiderohet kalim i shpirtit nga një trup në një tjetër (et tenasukh), por është ringjallje e të vdekurit, e cila ka qenë një mrekulli prej mrekullive të Mesihut.

 

E gjithë kjo tregon se për thënien rreth kthimit (err rrexh’atu) nuk ka përpara saj pengesa dhe se ajo është një çështje e mundur. Nëse argumentohet me një argument të prerë, e marrim atë, përndryshe e lëmë në kallirin e tij. Situata është se disa ajete dhe transmetime tregojnë se do të realizohet kthimi në këtë botë përpara Ditës së Ringjalljes për disa njerëz, në mënyrë të përgjithshme. Po kush janë ata? Në ç’kohë do të kthehen? Për çfarë qëllimi do të kthehen në këtë botë? Edhe pse këtu nuk është vendi i sqarimit të tij, le të mjaftohemi me disa ajete, që vërtetojnë kthimin (errr rexh’atu) përpara ringjalljes:

 

Ajeti i parë:

Allahu i Lartësuar thotë: ”Dhe, kur të përmbushet fjala jonë kundër tyre, Ne do të bëjmë që nga toka të dalë një kafshë, e cila do t’u flasë atyre, se njerëzit nuk u janë bindur Shpalljeve Tona. Atë ditë ne do të tubojmë prej çdo populli nga një grup prej atyre që mohuan Shpalljet Tona. Ata do të vihen në radhë.” 

(Sure “En Neml”, ajetet 82-83.)

 

S’ka dyshim se ai që shikon me vëmendje përbërjen e kontekstit të ajeteve, do të kuptojë atë që kanë përmendur komentuesit në lidhje me to. Ajeti i parë ka lidhje me ngjarjet që do të ndodhin përpara Ditës së Ringjalljes. Ajeti i dytë është plotësues i të parit dhe tregon për grumbullimin e një pjese prej çdo grupi, përpara Ditës së Ringjalljes. Puna është se grumbullimi në Ditën e Ringjalljes ka lidhje me të gjithë e jo me disa. 

 

Ajeti i dytë:

Allahu i Lartësuar thotë: “Ditën, kur Ne do t’i shkulim malet, do ta shohësh tokën të zhveshur dhe do t’i tubojmë të gjithë njerëzit, pa lënë askënd prapa.”

(Sure “Kehf”, ajeti 47)

 

A thua pas këtij deklarimi të qartë mund të komentohet ajeti i mëparshëm, me Ditën e ringritjes e të Ringjalljes? Ky ajet përshkruan kthimin (err rrexh’atu), në të cilin besojnë shi’itët, në të drejtë të një grupi të veçantë. Ndërsa përsa u përket veçorive të saj, Kur’ani i Shenjtë nuk ka folur, por shtjellimi e detajimi gjendet në Synet.

 

Me’mun El Abasij e ka pyetur Imam Rizanë (Paqja qoftë mbi të!) për Kthimin (err rrexh’atu). Imami iu përgjigj: Ajo është e vërtetë. Ka qenë te popujt e mëparshëm dhe për të ka folur Kur’ani. Madje i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Do të jetë për këtë ymet çdo gjë që ka qenë për popujt e mëparshëm, dorë për dorë e dhëmb për dhemb.”  (“Biharul Enuar”, 53/59, Hadithi 45.)

 

Por, kush janë ata që do të kthehen? Cili është qëllimi i kthimit të tyre? Për përgjigjen e këtyre pyetjeve le të kthehen te librat e botuara në lidhje me këtë temë. Një përgjigje e përmbledhur për pyetjen e parë është:

Të kthyerit janë një grup besimtarësh dhe një grup të padrejtësh e mizorë. El Mufijdi, bazuar në transmetimet e imamëve të Ehli Bejtit, ka thënë: “Vërtet, kthehet në këtë botë, kur të vijë imami Zaman, ai që e ka pasur besimin besim dhe mosbesimin mosbesim.

Me përjashtim të këtyre, nuk ka kthim për to, deri në Ditën e Ringjalljes.” 

(Esh Shejkh El Mufijd, “Tas’hijhul I’tikad”, 40)

 

Gjithashtu, në lidhje me çështjet e fshehta, ka thënë:

“Kthimi (err rrexh’atu) te ne është specifik me atë që e ka besimin besim (të plotë) dhe mosbesimin mosbesim, me përjashtim të këtyre dy grupeve.” 

(I njëjti burim)

 

Përgjigjja e përmbledhur për të dytën është ajo që ka thënë Es Sejid Murteda: “Vërtet, Allahu i Lartësuar i kthen me shfaqjen e Mehdiut (Allahu i Lartësuar e shpejtoftë daljen e tij fisnike!) një grup prej shi’itëve të Tij, që kanë vdekur, fitojnë shpërblimin e triumfit, të ndihmës, ashtu siç kthehet, gjithashtu, një grup i armiqve të Tij, që të hakmerret prej tyre.

 

 

SHËNIME QË IA VLEN T’I PËRMENDIM

 

 

1- Kthimi (err rrexh’atu), edhe pse është nga gjërat e pranuara të doktrinës së Shi’izmit. Shi’izmi nuk bazohet te bindja për të dhe err rrexh’atu nuk është shtyllë prej shtyllave të Shi’izmit. Kjo është arsyeja që ne shohim pse një grup shi’itësh i kanë interpretuar transmetimet e ardhura për kthimin (err rrexh’atu) duke thënë për kthimin e shtetit te shi’itët e tyre, marrja e tyre me ecurinë e çështjeve, pa u ndalur te persona të caktuar.

 

Ajo që i shpuri ata te ky interpretim është paaftësia e tyre për saktësimin e thënies me homolog e argument. Por, hulumtuesit imamij u morën me aparencën e saj, duke sqaruar kjo mund të ndodhë logjikisht sepse fuqia e Allahut është Gjithpërfshirëse, duke iu përgjigjur paqartësive të ngritura rreth kësaj çështjeje.

 

Për këtë mosmarrëveshje flet Esh Shejkh El Mufijd:

“Imamijët ranë dakord njëzëri për kthimin (err rrexh’atu) e shumë prej të vdekurve në këtë botë, përpara Ditës së Ringjalljes, edhe pse ndërmjet tyre, për kuptimin e kthimit, ka mosmarrëveshje.”

 

Për këtë mosmarrëveshje, rreth vërtetësisë së kthimit, flet edhe nxënësi i tij i madh, Esh Sherijf Murteda:

“Ajo që mendojnë shi’itët imamij, është se Allahu i Lartësuar, me shfaqjen e Imam Mehdiut (Allahu i Lartësuar e shpejtoftë daljen e tij fisnike!), kthen një grup nga shi’itët e Tij, që kanë vdekur më parë dhe një grup prej armiqve të Tij. Një grup i shi’itëve e ka komentuar kthimin me  kuptimin e kthimit të shtetit, urdhrit e ndalesës te shi’itët e tyre, pa kthimin e personave e ringjalljen e të vdekurve.”  (“Biharul Enuar”, 53:138.)

 

2- Si grumbullohet kthimi i të padrejtëve, që jepet në thënien e Allahut të Lartësuar: “Është e pamundur, që banorët e një vendi, të cilët i kemi zhdukur Ne, të kthehen sërish në këtë botë.” (Sure “El Enbija”, ajeti 95.)

 

Vërtet, ky ajet mohon kthimin e tyre në mënyrë absolute dhe grumbullimi i një pjese të të padrejtëve e të mizorëve bie në kundërshtim me të. Përgjigjja për pyetjen është e qartë. Ajeti flet veçanërisht për të padrejtët që u shkatërruan në këtë botë dhe e panë shpërblimin e veprës së tyre në të. Ajeti gjykon se ata nuk do të kthehen. Por të padrejtët që u larguan nga kjo botë, pa u ndëshkuar, do të kthehet një grup prej tyre që të shohë ndëshkimin e veprës së tyre e më pas kthehen te ndëshkimi më i ashpër. Kështu që ajeti mohon kthimin e një grupi të padrejtësh, të cilët vdiqën si mos më keq.

 

3- Ajo që duket qartë nga thënia e Allahut të Lartësuar: “Kur i vjen vdekja ndonjërit prej tyre (jobesimtarëve), ai thotë:

‘O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira në botën që kam lënë!’ Kurrsesi! Me të vërtetë, kjo është një fjalë të cilën ai (kot) e thotë! Prapa (vdekjes së) tyre do të ketë një (kohë) ndarëse, deri në Ditën kur do të ringjallen.” (Sure “El Mu’minun”, ajetet 99-100) është mohimi i kthimit (err rrexh’atu) në këtë botë, pas ardhjes së vdekjes për këdo.

 

Përgjigjja për këtë është e qartë. Ajeti, si të gjitha ligjet e tjera Hyjnore, transmeton, në të drejtë të njeriut, se pas vdekjes së natyrshme nuk ka kthim pas saj. Por kjo nuk mohon kthimin e disave, duke bërë përjashtim, ashtu siç kaluan ajetet e transmetuara në këtë drejtim. Në shtesë të kësaj kthimi i disa të padrejtëve në këtë botë -me thënien e kthimit-, është për arsye të ndëshkimit e të hakmarrjes prej tyre.

 

Kjo është shumë larg kërkesës së qafirëve me kthim për arsyen e ndreqjes së veprave të tyre dhe bërjen e veprave të lëna. Kundërpërgjigjja e kësaj pjese për kthimin (err rrexh’atu) nuk është argument i mohimit të llojit të parë të tij (të kthimit).