Nga dukuritë më të qarta të adhurimit, të përuljes e të nënshtrimit, nga ana e krijesës ndaj Krijuesit të Tij, është sexhdja (vënia e ballit mbi tokë). Me anë të saj besimtari përforcon adhurimin e tij të sigurt ndaj Allahut të Lartësuar. Allahu i Lavdëruar, për këtë vogëlsi e për këtë bindje me nënshtrim, mbi atë që bie në sexhde, derdh mirësi të pafundme. Kjo është arsyeja, që, në disa transmetime, ka ardhur thënia: “Momenti që robi i Allahut mund të jetë më pranë Zotit të tij, është kur ai është në sexhde.”
Përderisa namazi është me shkallë e gradë, ku përmes tij dallohet besimtari nga jobesimtari e mohuesi, edhe sexhdja është shtyllë prej shtyllave të tij. Atëherë nuk ka gjë më të qartë se njoftimi i përuljes ndaj Allahut të Lartësuar se sa sexhdja mbi dhè, rërë, gurë e zall. Përulja mbi to është më e qartë e më e dukshme, se sa sexhdja mbi hasra e shtroje të shtrenjta e luksi, ari dhe argjendi. Edhe pse të gjitha janë sexhde adhurimi, në të parën, adhurimi është në një gradë më të lartë se sa në tjetrën.
Imamijët e praktikojnë sexhden mbi tokë, pavarësisht nëse janë të pranishëm në vendin e tyre apo janë në udhëtim e nuk e ndryshojnë atë, veçse nëse është me hasra e shtroje, me kusht që të jetë nga materiali që nuk hahet e nuk vishet. Ata nuk e shohin sexhden mbi gjëra të tjera më të sakta se ky namaz, duke zbatuar saktësisht Synetin e transmetuar nga Profeti më Fisnik (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), nga Ehli Bejti i tij dhe nga bashkëkohësit e tij. Këtë çështje do ta sqarojmë më pas. Gjatë këtij hulumtimi do të dalë në pah se praktikimi i sexhdes mbi tokë, ose mbi ato që mbijnë prej saj, ka qenë synet midis sahabëve dhe ndryshimi ndodhi në kohët e mëvonshme.
Për arsye të sqarimit të dukurisë, parashtrojmë çështjet:
1- Mosmarrëveshja midis juristëve për kushtet e sexhdes
Myslimanët kanë rënë dakord njëzëri për rënien në sexhde dy herë për çdo rekat e nuk ka mosmarrëveshje për këtë. Ai është Allahu i Lavdishëm, ndaj të cilit bien në sexhde, për gjithçka që ka në qiej e në tokë, me hir apo me pahir.
(Tregues i thënies së Allahut të Lartësuar: “Ndaj Allahut bien në sexhde gjithçka që është në qiej e në tokë, me hir apo me pahir.” Sure “Er Ra’d”, ajeti 15.)
Parulla e çdo myslimani është thënia e Allahut të Lartësuar: “Mos i bëni sexhde diellit e as hënës, por bëni sexhde Allahut që i ka krijuar ato.”
(Sure “Fusilet”, ajeti 37.)
Pra, ata janë në mosmarrëveshje në lidhje me kushtet e sexhdes, dua të them me vendin në të cilin bie në sexhde personi. Kështu që shi’itët imamij e kushtëzojnë vendin e sexhdes, që të jetë tokë dhe mbin prej saj, gjëra që nuk hahen e nuk vishen, si: hasra, rrogoza e të ngjashme me to. Medh’hebet e tjera e kundërshtuan këtë çështje. Po japim mendimet e disa prej njerëzve që e kanë kundërshtuar këtë çështje:
Esh Shejkh Et Tusij, (Nga personalitetet e mëdha shi’ite të shekullit të pestë, autor i disa botimeve, lindur në vitin 385 hixhri. Ndërroi jetë në vitin 460 hixhri. Nga nxënësit e tij është Shejkh El Mufijdit (336-413 hixhri) dhe Sherijf El Murteda (355-436 hixhri) (Allahu qoftë i kënaqur me të!)) në sqarim të mendimeve të juristëve, ka thënë:
“Sexhdja lejohet veçse mbi tokë, ose çfarë mbin prej saj, që nuk hahet e nuk vishet, si pambuku e liri, me zgjedhje.”
Këtë e kundërshtuan të gjithë juristët dhe e lejuan sexhden mbi produktet nga pambuku, nga liri, nga leshi e të tjera si këto. Më pas ka thënë:
"Nuk lejohet sexhdja mbi diçka, si: çallma, mbështjellësja e kokës, kapuçi (kim) i rrobës."
Po këtë e ka thënë Esh Shafiij. Kjo është transmetuar nga Aliu (Paqja qoftë mbi të!), Ibn Umeri, Ubade ibn Es Samet, Malik dhe Ahmed ibn Hanbel.
Ebu Hanife dhe sahabët e tij kanë thënë:
“Nëse bie në sexhde mbi ato që mbart, siç janë rrobat, sexhdja është e lejueshme. Nëse bie në sexhde mbi diçka që nuk është e ndarë prej saj, si për shembull të vendosë dorën e tij e të bjerë në sexhde mbi të, lejohet, por nuk është e pëlquer.” Kjo është transmetuar nga Hasan El Basriu.
(“Mosmarrëveshja 1”, Libri i faljes, Çështjet 112-113, f. 357-358)
Dijetari i madh El Hil’lij, (El Hasan ibn Jusuf ibn El Muhtar El Hil’lij (648-726 hixhri), nga të parët e shi’itëve të shekullit të shtatë, që nuk i vjen epokave veçse në periudha të veçanta.) duke sqaruar mendimet e juristëve se mbi çfarë duhet të bihet në sexhde, ka thënë:
“Nuk lejohet rënia në sexhde mbi diçka që nuk është tokë dhe as prej bimëve të saj, si lëkura e leshi.”
Ndërsa “xhumhuri” (dijetarët e Ehli Synetit) e lejoi këtë. Shi’itët dhe imamët e tyre, që janë të drejtët e Librit dhe shoqëruesit e hadithit të dy të rëndave (Thakalejni), e përkrahën.
Ne do mjaftohemi këtu me transmetimin e një aspekti, që është transmetuar në lidhje me këtë:
Es Saduk transmeton nga Hisham ibn El Hakem, i cili i ka thënë Ebu Abdullahut, imam Sadikut (Paqja qoftë mbi të!):
“Më trego mua se mbi çfarë lejohet dhe mbi çfarë nuk lejohet sexhdja.”
Imami (Paqja qoftë mbi të!) i tha: “Sexhdja lejohet veçse mbi tokë, ose mbi ato që mbijnë nga toka, me përjashtim të gjërave që hahen e vishen.”
Hishami i tha atij: “T’u bëfsha kurban! Cili është shkaku i kësaj?”
Imami (Paqja qoftë mbi të!) i tha: “Sexhdja është nënshtrim ndaj Allahut të Lavdishëm e të Lartësuar e nuk duhet të jetë prej gjërave që hahen e vishen, sepse bijtë e kësaj bote janë robër të asaj që hanë e veshin. Ai që bie në sexhde për adhurimin e Allahut të Lavdishëm e të Lartësuar nuk duhet ta vendosë ballin e tij në sexhde mbi diçka që bijtë e kësaj bote e adhurojnë, të cilët mashtrohen nga mashtrimet e saj.”
(“El Uesail 3”, Libri 1, K. “Çfarë duhet të bëjmë mbi sexhde?”, Hadithi 1. Ekzistojnë transmetime në këtë kontekst. Të gjithë përfshijnë se qëllimi i sexhdes është përulja, jo arritja e sexhdes. Kështu që ji i vëmendshëm)
Kështu nuk ka vend që të qortohen e të kundërshtohen shi’itët, nëse bien në sexhde mbi tokë, ose mbi gjërat që nuk hahen e nuk vishen, sepse ata pasojnë thëniet e imamëve të tyre. Ato transmetime që përcjellin Ehli Syneti për këtë çështje, mbështesin teorinë e shi’itëve. Në vijim do të bëhet e qartë përmbajtja e haditheve të rrugës së tyre, ku del e qartë se Syneti thotë për sexhden mbi tokë e më pas erdhi lejimi, vetëm mbi hasra e të ngjashme me to. Nuk vërtetohet lejim tjetër, madje ndalohet. Këtë do ta mësosh në vijim.
1- DALLIMI NDËRMJET TË BËRIT SEXHDE PËR ATË (PËR ALLAHUN) DHE TË BËRIT SEXHDE MBI ATË
Shumë njerëz pretendojnë se praktikimi i sexhdes mbi tokë, ose çfarë mbin prej saj, është bidat dhe e imagjinojnë gurin mbi të cilin bihet në sexhde një put apo idhull. Por, ata nuk e bëjnë dallimin ndërmjet të bërit sexhde për atë dhe të bërit sexhde mbi atë, duke pretenduar se guri apo dheu që vendoset përpara personit që falet, është një idhull që e adhuron falësi me vendosjen e ballit mbi të.
Nuk duhet të hedhim baltë kundër shi’itëve, nëse është i mangët kuptimi i kundërshtarit dhe nuk e bën dallimin ndërmjet dy çështjeve, e pretendon se të bërit sexhde për atë është të bërit sexhde për vetë atë.
Shumë njerëz pretendojnë se praktikimi i sexhdes mbi tokë, ose çfarë mbin prej saj, është bidat dhe e imagjinojnë gurin mbi të cilin bihet në sexhde një put apo idhull. Por, ata nuk e bëjnë dallimin ndërmjet të bërit sexhde për atë dhe të bërit sexhde mbi atë, duke pretenduar se guri apo dheu që vendoset përpara personit që falet, është një idhull që e adhuron falësi me vendosjen e ballit mbi të.
Nuk duhet të hedhim baltë kundër shi’itëve, nëse është i mangët kuptimi i kundërshtarit dhe nuk e bën dallimin ndërmjet dy çështjeve, e pretendon se të bërit sexhde për atë është të bërit sexhde për vetë atë.
Duke matur e duke krahasuar çështjen e njësuesit me çështjen e politeistit, me argumentin e bashkëpjesëmarrjes në adhurim, nga pamja e jashtme, duke u marrë me forma e dukuri, është më mirë ta marrin edhe të brendshmen e detajet. Kështu që idhulli, nga idhujtari që adhurohet e përulet për të, vendoset përpara tij. Idhujtari përulet e bie në sexhde për të, ndërsa njësuesi, i cili dëshiron të falet për të shfaqur adhurimin, deri në pozitat më të larta, nënshtrohet për Allahun e Lavdishëm dhe bie në sexhde për të, duke vendosur ballin e fytyrën e tij mbi dhè, gur, rërë e zall. Me anë të kësaj shfaq barazinë e tij në vlerësim, duke thënë: “Ku është dheu dhe Zoti i zotave?”
Po. Bërësi i sexhdes mbi dhè nuk është adhurues i saj, përkundrazi ai përulet ndaj Zotit të tij, duke rënë në sexhde mbi të. Ai që supozon të kundërtën e kësaj, vendi i tij është te mendjelehtët e do të çojë në vërtetimin e të gjithë atyre që falen me gjykimin e politeizmit të tyre. Kështu që ai, që bie në sexhde mbi pambuk, kumash, e të tjera si këto, patjetër që duhet të jetë adhurues i tyre me këtë gjykim. Kjo është çudia më e madhe.
2- SYNETI NË SEXHDE NË KOHËN E TË DËRGUARIT TË ALLAHUT (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) DHE PAS TIJ
Profeti më Fisnik (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe sahabët e tij e kanë praktikuar sexhden mbi tokë për një periudhë që nuk neglizhohet, duke mbartur thatësirën e madhe, pluhurin e dheut e lagështirën e baltës për vite me radhë.
Askush nuk ka rënë në sexhde, në atë kohë, mbi rrobë e çallmë, madje as mbi hasra, mbetje e bërsi ose maja. Gjëja më e madhe te ata, për shmangien e dëmit nga balli, ka qenë ftohja e gurëve me duart e tyre e më pas kanë rënë në sexhde mbi to. Disa prej tyre iu ankuan të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) nga nxehtësia e ashpër.
I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) nuk iu përgjigj atyre, ngaqë nuk kishte mundësi të ndryshonte urdhrin e Allahut nga vetvetja e tij, deri në momentin që u transmetua lejimi me rënien në sexhde mbi hasra e bërsi. Kështu që u zgjerua hapësira për myslimanët, por në një këndvështrim të kufizuar.
Bazuar te kjo, myslimanët, në atë periudhë kohe, kaluan në dy etapa e jo më shumë:
a- Ajo që ka qenë e obliguar për myslimanët, sexhdja mbi tokë me llojet e saj të ndryshme, si: dhè, rërë, zall e baltë. Atëherë nuk ka pasur asnjë lejim.
b- Etapa në të cilën u lejua sexhdja mbi mbetjet e tokës, si: durishte, zall, rrogoza e bërsi, si lehtësim për çështjen dhe shmangien e zorit, ngushticës e vështirësisë. Nuk ka pasur më asnjë etapë tjetër të zgjerimit të çështjes së myslimanëve, siç pretendojnë disa. Sqarimi për ty është:
ETAPA E PARË: SEXHDJA MBI TOKË
1- Të dy grupet, synitët dhe shi’itët transmetojnë nga Profeti më Fisnik (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!): “E tërë toka është bërë për mua xhami (vend sexhdeje) dhe pastërti.”
(“Sahijh” El Bukharij 9101, Libri “Tejemumi”, Hadithi 2. “Sunenul” Bejhakij, 2:433, K. “Kudo që të zërë namazi, falu se aty është xhami”. Edhe të tjerë e transmetuan këtë në librat e tyre të saktë.)
Ajo që kupton prej hadithit është:
Çdo pjesë e tokës është xhami dhe e pastër. Bie në sexhde mbi të e bën nijet tejemumin. Bazuar mbi këtë, toka synon dy drejtime, sexhden dhe tejemumin. Komentimi i transmetimit: Adhurimi e sexhdja për Allahun e Lartësuar nuk është specifik për një vend pa një tjetër, madje toka, si e tërë, është xhami për myslimanët.
Në të kundërt me të tjerët, për të cilët specifikohej adhurimi në sinagoga e kisha. Ky kuptim nuk e ndryshon atë që thamë. Nëse toka, në mënyrë absolute, është xhami për ata që falen, është e domosdoshme që e gjithë qenia e tokës të jetë e vlefshme për adhurim.
Pra, ajo që përmendet është kuptimi praktik i saj. Përshkruhet qëllimi i përmendjes së fjalës “pastërti” pas fjalës “xhami”, si dy përcaktues kallëzuesorë të foljes “u bë”. Rezultati është përshkrimi i tokës me dy cilësi: ekzistenca e saj “xhami” dhe cilësia tjetër “pastërti”.
El Xhessas e kuptoi kështu hadithin e Profetit të Islamit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!): “Ai që e bëri tokën xhami dhe pastërti është Allahu i Lavdishëm.”1 Edhe shpjegues të tjerë të haditheve kanë pasur të njëjtin mendim me El Xhessasin.
FTOHJA E GURËVE PËR SEXHDE
1- Nga Xhabir ibn Abdullah El Ensariji është transmetuar: “Isha duke u falur me Profetin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ylenë. Mora një grusht gurësh e i vendosa në pëllëmbën e dorës. I kaloja sa te njëra pëllëmbë në tjetrën, derisa u ftohën. Pastaj i vendosa ata poshtë ballit tim, në mënyrë që të bëj sexhde mbi to.”
(“Musned” Ahmed, 3:327 nga Hadithi i Xhabirit. “Synenul” Bejhakij”, 1:439, K. “Përshpejtimi i namazit në të nxehtin e madh”)
Bejhakiu e komentoi atë: “Sikur të lejohej sexhdja me rrobën e lidhur, do të ishte më e lehtë se sa ftohja e gurëve me pëllëmbë e vendosja e tyre për sexhde.” (“Synenul” Bejhakij”, 2/105.)
Themi:
Sikur sexhdja, në mënyrë absolute, të ishte e lejuar mbi të gjitha rrobat e lidhura e të ndara, do të ishte më e lehtë, se sa ftohja e gurëve e do të ishte e mundur mbajtja e një shamie apo diçka të ngjashme me të për të bërë sexhde mbi to.
2- Enesi transmeton:
“Isha me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ishte shumë nxehtë. Ndërkohë njëri prej nesh mori një rrogoz (hasër) në dorën e tij. Kur u ftoh, e vendosi e bëri sexhde mbi të.”
(“Sunenul Kubra”, 2/106.)
3- Khibab ibn El Erti ka thënë: “U ankuam te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) prej nxehtit të madh që kishim në ballë. I ftohëm ata e nuk u ankuam.” 1
4- Ibn Ethijri, në lidhje me kuptimin e hadithit, ka thënë: “Ata, përderisa iu ankuan të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), nuk gjenin diçka tjetër që ta zëvendësonin e të binin në sexhde mbi një pjesë të rrobës së tyre.” 2
Këto transmetime përshkruajnë se Syneti në namaz, për sexhden, është kryer vetëm mbi tokë. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) nuk u lejonte myslimanëve ndryshimin e saj mbi rroba të lidhura apo të ndara.
Ai (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), me gjithë qenien e tij, me besimtarët tolerantë e mëshirues, edhe pse i nxehti i madh i dëmtonte, obligoi prekjen e tokës me ballë.
Ajo që përshkruan zbatimin e sexhdes mbi tokë, këmbënguljen e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) me vendosjen e ballit mbi të dhe jo mbi një rrobë të lidhur, si çallma e as të ndarë, si shamitë e sixhadet, transmetimin e hadithit me urdhrin me pluhurosje, ose bërjen me dhè, e gjejmë jo vetëm në një transmetim, por në shumë të tilla.
URDHRI I BËRJES SË BALLIT ME DHÉ
1- Halid El Xhuhnij ka thënë: “Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) pa Suhejibn të bjerë në sexhde, sikur ai të kishte frikë nga dheu e i tha atij: “Bëje me dhè fytyrën tënde o Suhejb.”
(El Muttekij El Hindij, “Kenzul Ummal”, 7:465, Nr. 19810.)
Është e qartë se Suhejbi ka pasur frikë të bjerë në sexhde në dhè, përkundrejt rrobës së lidhur apo të ndarë, hasrave, rrogozave e gurëve të pastër. Me gjithë konsideratën, hadithi është dëshmi e përparësisë së sexhdes në dhè përballë sexhdes mbi gurishte. Këtu tregohet lejimi i sexhdes mbi gurishte kundrejt gjërave të tjera të tokës.
2- Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka transmetuar: “Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) pa një shërbëtor tonin, që e quanin Eflah, që frynte, nëse binte në sexhde e i tha: “O Eflah, bëhu me dhè.” (I njëjti burim, 7:459, Nr. 19776.)
Në një transmetim tjetër lexojmë: “O Rebah. Bëje fytyrën tënde me dhè.”
(I njëjti burim, Nr.19777.)
3- Ebu Salihu ka transmetuar: “Hyra te Umu Seleme. Ndërkohë, në shtëpinë e saj hyri djali i vëllait të saj dhe fali dy rekate. Në momentin që ra në sexhde, fryu dheun. Umu Seleme i tha: “O djali i vëllait tim, mos fryj. Unë kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) t’i thoshte një djali, që quhej Jesar, që frynte: “Për hir të Allahut, bëje me dhè fytyrën tënde!”
(El Muttekij El Hindij, “Kenzul Ummal”, 7:465, Nr. 19810 dhe “Musned” Ahmed, 6:301.)
URDHRI ME HEQJEN E ÇALLMËS NGA KOKA
1- Transmetohet se Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), kur binte në sexhde, e hiqte çallmën nga koka e tij.
(Ibn Sa’ad. “Et Tabakat El Kubra”, 1:151. Gjithashtu, “Sexhdja mbi tokë”, 41)
2- Transmetohet nga Imam Aliu, Prijësi i besimtarëve (Paqja qoftë mbi të!): “Nëse ndonjëri prej jush falet, atëherë le ta heqë çallmën nga fytyra e tij.”, domethënë të mos bëjë sexhde mbi rrethin e çallmës.
(Muntekhab “Kenzul Ummal”, fusnota 3:194)
3- Salih ibn Hajavan Es Sibai ka transmetuar se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), në krah të tij, pa një burrë të binte në sexhde me çallmë në kokë. Ndërkohë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ia hoqi çallmën nga koka. (El Bejhakij, “Sunenul Kubra”, 2:105.)
Këto transmetime zbulojnë se myslimanët në atë kohë nuk ishin të ngarkuar me tjetër gjë veçse me sexhde mbi tokë. Nuk ka ekzistuar asnjë lejim, me përjashtim të ftohjes së gurëve. Po të kishte pasur lëshim, nuk do ta vepronin këtë dhe Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) nuk do të kishte urdhëruar me dheun apo me heqjen e çallmës.
ETAPA E DYTË: LEJIMI I SEXHDES KHUMRAH E HASRA
(Khumratu ishte copë hasre prej fije palme. Madhësia e saj ishte aq sa për të vendosur mbi të ballin për sexhde)
Hadithet e përmendura te Sahihat, te Musnedet dhe në libra të tjerë, flasin për zbatimin praktik të Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe të sahabëve të tij me sexhden mbi tokë, duke mos e ndryshuar atë, edhe atëherë kur çështja bëhej e vështirë nga i nxehti i madh.
Mirëpo, për këtë çështje, ekzistojnë tekste të ndryshme që transmetojnë lejime dhe lëshime që i janë shpallur Profetit të Islamit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) prej Allahut të Lartësuar, si për shembull, sexhdja mbi ato që mbijnë nga toka, duke lehtësuar me këtë çështjen e sexhdes dhe shmangien e vështirësisë, në të nxehtë e të ftohtë dhe në rastet kur toka është e lagur.
Më poshtë po japim tekstet e tyre:
1- Enes ibn Maliku ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) është falur mbi khumretu."
(Ebu Naijm El Asfehanij, “Akhbar Isbahan”, 5:141.)
2- Ibn Abasi ka transmetuar: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) është falur mbi khumretu.” E në një vend tjetër lexojmë: Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) është falur mbi khumretu.”
(1 “Musned” Ahmed, 1:269-303-309 dhe 358)
3- Nga Aishja transmetohet: “Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) është falur mbi khumretu.”
(I njëjti burim, 6:179. Gjithashtu, i ka thënë asaj që ka pasur pranë, t’i japë edhe atij një khumretu)
4- Nga Umu Seleme transmetohet: “Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) është falur mbi khumretu.”
(I njëjti burim, 302)
5- Nga Mejmune transmetohet: Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) është falur mbi khumretu.”
(I njëjti burim, 331-335)
6- Nga Umu Seleme transmetohet: “Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) është falur mbi khumretu.”
(I njëjti burim, 377.)
7- Nga Abdullah Ibn Umeri transmetohet: “Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) është falur mbi khumretu.”
(I njëjti burim, 92-98)
SEXHDJA MBI RROBA
U njohe me dy etapat e kaluara. Nëse ekziston etapa e tretë, ajo është etapa e lejimit të sexhdes jo në tokë dhe çfarë mbin prej saj, për shkak të justifikimit dhe të domosdoshmërisë.
Duket se ky lejim ka ardhur më vonë se sa dy etapat e para. Për arsyet e lejimit u njohe më lart. Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) nuk iu përgjigj ankesave të sahabëve nga i nxehti i madh dhe i ftohti. Ai dhe sahabët e tij vazhduan të binin në sexhde, duke bartur të nxehtin e të ftohtin.
Por Allahu i Lavdëruar, për shmangien e ngushticës e të vështirësisë në sexhde, lejoi e bëri lëshim që, për nevoja të justifikueshme, të bëhet sexhde me rroba. Po përcjellim për ju se çfarë është transmetuar në lidhje me këtë:
1- Nga Enes ibn Malik transmetohet:
“Kur faleshim me Profetin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) askush prej nesh nuk kishte mundësi ta vendoste ballin e tij mbi tokë, të shtronte rrobën e tij e pastaj binte në sexhde.”
2- Te “Sahijh” El Bukharij lexojmë: “Po faleshim me Profetin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Askush prej nesh nuk pati mundësi ta vendoste ballin mbi tokë. Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) shtroi rrobën e tij e pastaj bëri sexhden mbi të."
3- E në një term të tretë: Kur faleshim me Profetin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), ndonjë prej nesh, nga nxehtësia e madhe, një pjesë të rrobës e vendoste në vendin e sexhdes."
(“Sahijh” El Bukharij, 1:101. “Sahijh” Muslim, 2:109. “Musned” Ahmed, 1:100. “Es Sunen El Kubra”, 2:106.)
Këto transmetime, të përcjella nga autorët e librave të saktë e sipas zinxhirëve të transmetimit, nxjerrin në pah vërtetësinë e një pjese që është thënë në këtë aspekt sipërfaqësor të lejimit të sexhdes mbi rrobë, në rastin e zgjedhjes. Transmetimi i Enesit është një tekst specifik i lejimit në rast nevoje dhe është shembull krahasues i këtyre rasteve. Po transmetojmë disa prej tyre:
1- Abdullah ibn Mahrez ka transmetuar nga Ebu Hurejre: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) është falur mbi rrethrrotullimin e çallmës së tij.” (“Kenzul Ummal”, 8:130, Nr. 22238.)
Ky transmetim, megjithëse është në kundërshtim me atë që ka ndaluar Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), për sexhden, është i mbartur me lejim në rast nevoje. Këtë e deklaron qartë Bejhakiu, te libri i tij “Es Synen”, ku thotë:
“Esh Shejkhi ka thënë: ‘Ajo që është transmetuar nga Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) në lidhje me sexhden, mbi rrethrrotullimin e çallmës, nuk prish punë dhe është më e sakta që transmetohet.”
Në lidhje me këtë është thënia e Hasan El Basrijit, që rrëfen për sahabët e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). (El Bejhakij: “Es Sunen”, 2: 106.)
Ibn Rashidi ka transmetuar: “Kam parë Makhulen duke bërë sexhde mbi çallmën e tij e i thashë: “Përse bën sexhde mbi të?” Tha: “Kam frikë të ftohtin.” (El Bejhakij: “Es Sunen”, 2: 106.)
2- Nga Enesi është transmetuar: “Po faleshim me Profetin Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Njëri prej nesh bëri sexhde mbi rrobën e tij.” (El Bejhakij. “Sunenul Kubra”, 2:106, K. “Ai që shtron rrobën e bën sexhde mbi të”.)
Transmetimi nënkupton lejimin në rast nevoje, siç e krahasuam edhe më parë, me atë që ka transmetuar Buhariu: “Po faleshim me Profetin Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) në një të nxehtë të madh. Njëri prej nesh nuk mundi ta vërë fytyrën e tij në tokë, prandaj shtroi rrobën e tij e ra në sexhde mbi të.”
(El Bukharij, 2:64, Libri i faljes, K. “Shtrimi i rrobës në falje për sexhde”.)
Këtë e përkrah edhe En Nisaij. Gjithashtu, prej tij është transmetuar: “Nëse faleshim pas Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) me abdes, binim në sexhde mbi rrobat tona, nga frika e të nxehtit.” (Ibn Ethijr, “El Xhamiu Lil Usul”, 5:468, Nr. 3660.)
Ekzistojnë edhe transmetime dritëshkurtra në argumentim, që nuk tregojnë më tepër, se Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) është falur mbi lëkurë të regjur. Por, a ka bërë sexhde mbi atë, për këtë nuk ka argument.
3- Nga Mugijre ibn Shu’behi është transmetuar:
“I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) është falur mbi haser e lëkurë të regjur.”
(Ebu Daud: “Es Sunen”, K. “Falja mbi gjërat e regjura”, Nr. 331)
Transmetimi nga Junus ibn El Harthi, edhe pse është i dobët, tregon se kjo nuk është një dukuri e sexhdes mbi të. Nuk bashkohen falja mbi lëkurë të regjur e sexhdja mbi të.
Ndoshta Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) e ka vendosur fytyrën e tij mbi tokë, ose mbi atë që mbin prej saj. Obligimi i bashkëshoqërimit nuk saktësohet plotësisht.
REZULTATI I KËRKIMIT STUDIMOR
Studiuesi dhe kërkuesi i këtyre transmetimeve do të gjejë, pa mëdyshje, se çështja e sexhdes në namaz ka kaluar në dy ose në tre etapa. Në etapën e parë, sexhdja ka qenë obligim në tokë e për myslimanët nuk lejohej të bëhej sexhde mbi diçka tjetër.
Në etapën e dytë, erdhi lejimi mbi ato gjëra që mbijnë nga toka. Pas këtyre dy etapave nuk ka pasur etapë tjetër, me përjashtim të lejimit të sexhdes mbi rroba, vetëm në rast nevoje. Kështu që ajo që duket prej transmetimeve, në lidhje me sexhden, mbi postiqe e të ngjashme me to, në mënyrë absolute, është vetëm në rast nevoje. Nuk ka argumentime për sexhde mbi to.
Që këtej bëhet e qartë se ajo që praktikuan e zbatuan shi’itët, nuk është gjë tjetër veçse ajo që ka ardhur prej Synetit të Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe nuk kanë devijuar prej tij asnjë grimcë.
Ndoshta juristët janë më shumë në dijeni se sa të tjerët, sepse ata janë besnikët e mesazhit hyjnor dhe argumentuesit e rrugës kushtetuese. Ne ftojmë në hulumtim e perceptim, për vërtetimin e së drejtës e për shmangien e të rejave që hyjnë në fe.