BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM

PARATHËNIE

 

Falënderimi qoftë për Allahun, zotëruesin e botëve, i Cili gjendet në mirësi e bujari ndaj nesh duke na udhëzuar në rrugën e drejtë dhe I Cili dhuron çdo të mbarë dhe lumturi me qëllim që robërit e të sinqertëve. Çdokush që i mbështetet Atij, do t'i mjaftojë vetëm Ai dhe Ai do ta mbrojë atë nga shejtan Çdokush që e kthen fytyrën prej rrugës së Tij, do të poshtërohet dhe do të përbuzet.

 

Përshëndetja dhe mëshira qoftë për të Dërguarin që shtë dërguar si mëshirë për botët, si ndihmës i atyre që mbështeten dhe prijës i besimtarëve.Përshëndetja dhe mëshira qofshin edhe për EhliBejtin e pastër dhe të dëlirë, që janë pishtarët e udhëzimit dhe që j j i ani uese, pozitat larta nga të gjithë njerëzit.

 

Kënaqësia e Allahut qoftë për ata që e kanë pranuar Të Dërguarin, që i kanë ndihmuar atij, që e kanë mbajtur

premtimin, që kanë qenë të qëndrueshëm ndaj premtimit edhe mbas tij, që nuk janë zmbrapsur, që kanë falënderuar përherë dhe që janë nënshtruar ithtarëve të.në rrugën e drejtë deri në Ditën e Kiametit.

 

“Më zgjero gjoksin tim, më lehtëso në këtë punë timen dhe më zgjidh nyjën e gjuhës sime, që ta kuptojnë fjalën time” (Taha, 25-28)

 

O Zoti

 

 

Hapuani sytë c zemrës atyre robërve të sinqertë që e lexojnë këtë libër dhe ndihmoju që t'i vërejnë të vërtetati

Sipas kritikave dhe vështrimeve të lexuesve të librit tim të parë, “Pastaj u orientova në rrugë të drejtë”, që i

kanë dërguar në adresën time, konstatova se është pëlqyer mjaft nga ana e tyre. Në lidhje me këtë, ata kërkuan nga unë që të sjell më tepër shpjegime lidhur me çështjet për të cilat kanë hasur në mosmarrëveshje Sunnit-ët dhe Shiitët.

 

Qëllimi i të shkruarit të këtij libri është të ndihmuarit për ata të cilët janë duke e kërkuar të .vërtetën dhe përmirësimi i gabimeve të shumta që janë duke shëtitur nëpër gjuhët e njerëzve. Shpresoj që me ndihmën e Allahut, edhe të tjerët do të arrijnë deri tek e vërteta përmes metodës së hulumtimit dhe krahasimit të cilën e përdora unë dhe që është rruga më e shkurtër për arritjen e saj. Titulli i këtij libri është marrë prej ajetit të 119-të të sures Tevbe ku Allahu u drejtohet besimtarëve:

 

“O besimtarël Keni frikën ndaj Allahut dhe të jeni me ata që janë të sinqertë”

 

Në këtë libër do të lexoni rreth çështjeve për të cilat.u besoj bindshëm, çështje për të cilat jam munduar t'ua sqaroj edhe të tjerëve mi tërë aftësitë e mia që zotëroj.Unë nuk kam dëshirë që këto çështje të pranohen përmes detyrimit dhe dua të them edhe këtë se kam respekt për të gjitha pikëpamjet e vëllezërve myslimanë, padyshim se Allahu është udhëzuesi i vetëm dhe Ai është i afërmi i të sinqertëve.