Kur u takova me dijetarët (Muhammed Bakir Es-Sadr, Ajetuhlah-il Uzma Hui, Ayetullah Hekim, Allame Tabatabai etj. ) Shiitë dhe i lexova librat e tyre, përfitova një dituri të re për paracaktimin dhe caktimin. Kur e pyeti njëri Hz Aliun (a.s.) për këtë temë, ai u përgjigj:
“Të kesh turp, a po mendon se paracaktimi dhe caktimi është diçka e prerë dhe absolute” Sikur të ishte ashtu, atëherë nuk do të kishte kuptim dënimi dhe sevapi dhe do të shkonte huq fjala e dhënë. Allahu u ka urdhëruar robërve në bazë të zgjedhjes . së lirë dhe u ka ndaluar në bazë të zgjedhjes së lirë. Propozimet e tyre i ka lehtësuar dhe nuk i ka vështirësuar. Si kundërshpërblim për një vepër të vogël, ka dhënë sevapin e madh. Nuk i kemi bërë padrejtësi as nuk kemi dalë fitimtar mbi Allahun dhe nuk na ka detyruar që të bindemi ndaj Tij. Nuk i ka dërguar profetët vetëm për t'u zbavitur dhe librat nuk i ka shpallur për së koti. Nuk i ka krijuar pa ndonjë qëllim qiejt, tokën dhe krijesat ndërmjet tyre. Kjo është imagjinata e jobesimtarëve: të mjerët ata që do të hyjnë në xhehenem." (Muhamed Abduhu në “Sherhi Nehxh-ul Belaga” v.4, f.673 )
A nuk është një deklaratë e qartë” Unë nuk kisha lexuar një argument më të qartë në lidhje me këtë temë. Çdo mysliman do të duhej të besojë se veprat e tij burojnë prej vullnetit dhe zgjedhjes së tij të lirë. Allahu
ka urdhëruar por lirinë e zgjedhjes na ka lënë neve. Ky është kuptimi i deklaratës së Hz Aliut (a.s.) “Allahu u ka urdhëruar robërve në bazë të zgjedhjes së lirë”. Pastaj e ka qartësuar edhe më shumë këtë çështje, duke thënë “Nuk i kemi bërë padrejtësi as nuk kemi dalë fitimtar mbi Allahun”, që e ka kuptimin se sikur të kishte dashur Allahu ta detyrojë robin e Tij në kryerjen e ndonjë vepre, atëherë edhe sikur të ishin mbledhur të gjithë robërit nuk do të kishin dalë fitues ndaj dëshirës dhe punës së Allahut.
Kjo na bën me dije për zgjedhjen e lirë të njerëzve në lidhje me bindjen apo kundërshtimin ndaj Tij. Kjo është qartësuar në ajetin 29-të të sures Kehf.
“E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë”
Pastaj, për ta bindur zemrën e njeriut në lidhje me këtë çështje, Hz Aliu (a.s.) i drejtohet ndërgjegjes së njeriut dhe bën me shenjë kah argumenti i qartë: “Sikur të ishte ashtu, sikur që besojnë disa njerëz se janë të detyruar t'i kryejnë disa vepra, atëherë do të ishte e kotë dhe vetëm lojë e zbavitje dërgimi i të dërguarve dhe shpallja e librave. Ndërsa, Allahu është i pastër prej gjërave të tilla si loja dhe kotësia. Qëllimi i dërgimit të profetëve dhe i shpalljes së librave është shpëtimi i tyre prej padrejtësive dhe udhëzimi në rrugën e dritës dukë e shëruar prej sëmundjeve të shpirtit dhe duke ua shpjeguar atyre rrugën e jetës së lumtur. Në ajetin e 9-të sures Isra, Allahu thotë: “Është e vërtetë se ky Kuran udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta”
Pastaj, Hz Aliu e përfundon fjalën duke thënë se nëse besojmë në detyrim, atëherë duhet të besojmë se qiejt, toka dhe krijesat ndërmjet tyre janë krijuar për së koti.
Duke besuar një grup në detyrim ndërsa tjetri në lirinë e plotë, do të vërejmë se besimi i Shiitëve në lidhje me paracaktimin dhe caktimin është një besim i sigurt. Zaten edhe ekzistimi i Imamëve (a.s.) të Ehli Bejtit ka për qëllim qartësimin e shprehjeve të besimit Islam dhe kthimin në rrugën e drejtë të atyre të cilët kanë devijuar. Në lidhje me këtë Imamët (a.s.) e Ehli Bejtit kanë thënë:
“As detyrimi, as liria e plotë, e vërteta gjendet në mes të dyjave." (Akaid-ish Shia fil kaza vel kader)
Këtë e ka shpjeguar Imam Xhafer Sadiku (a.s.) përmes një shembulli aq të qartë sa që mund ta pranojë mendja e-çdo njeriu. Vjen një person dhe e pyet atë: “Çka keni menduar kur keni thënë: “As detyrimi, as liria e plotë: e vërteta gjendet në mes të dyjave”. Imam . Xhafer Sadiku (a.s.) i përgjigjet: “Kjo nuk e ka kuptimin e lëvizjes mbi sipërfaqen e tokës dhe të rrëzimit në tokë”, që do të thotë se kur të lëvizim, këtë e bëjmë me dëshirën tonë, por rrëzimi nuk varet prej nesh.”
Kështu që, pikëpamja e drejtë në lidhje me paracaktimin dhe caktimin është në mes të detyrimit dhe lirisë së plotë. Ose, një pjesë e punës qëndron në duart tona dhe e kryejmë përmes dëshirës dhe vullnetit tonë. Pjesa tjetër është jashtë dëshirës dhe vullnet tonë, dhe ne duhet të përulemi ndaj tyre. Pra, nuk kemi mundësi t'i largojmë. Ne do të japim llogari vetëm për pjesën e parë dhe nuk mbajmë përgjegjësi ndaj pjesës së dytë. Atëherë, njeriu qenka njëkohësisht edhe i lirë edhe i detyruar.
A) Njeriu është i lirë të mendojë dhe të vendosë në lidhje me kryerjen apo moskryerjen e ndonjë vepre. Për këtë na bërë me shenjë Allahu në ajetet 7-10 të sures Shems:
“Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atël Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.”
Atëherë, pastrimi dhe poshtërimi i shpirtit qenka përfundimi i zgjedhjes së tij të lirë. Dhe, arritja në shpëtim apo humbje është përfundimi i një zgjedhjeje të prerë dhe të drejtë.
B) Njeriu është përulur ndaj vullnetit dhe dëshirës së Allahut. Ai nuk është në gjendje t'i kundërshtojë ligjet universale që sundojnë në gjithësi. Njeriu nuk mund ta zgjedhë gjininë e tij, si dhe ngjyrën dhe kombin e. tij. Njeriu nuk mund ta zgjedhë nënën dhe babanë e tij. Madje, njeriu nuk mund ta zgjedhë as gjatësinë dhe anatominë e trupit, Përveç këtyre, duhet të, përulet përpara disa ligjeve natyrore që i shkojnë përshtati ose jo, sikur që janë sëmundjet gjenetike. Kur të lodhet, njeriu bie në gjumë: pasi të ç'lodhet, do të zgjohet: kur është i unët, ushqehet: kur e zë etja, pi ujë: kur të ndiejë ndonjë lehtësim, do të gëzohet: kur të pikëllohet, do të hidhërohet dhe do të vajtojë. Në fabrikën e trupit prodhohen hormone, qeliza dhe inde të. ndryshme me aftësi të zhvillimit dhe të rritjes. Struktura biologjike punon me një rregull dhe renditje të mrekullueshme. Por, njeriu nuk është i vetëdijshëm për mirësitë hyjnore që e rrethojnë atë në çdo moment të jetës së tij e madje edhe mbas vdekjes.
Allahu ia bën me dije njeriut për këto të mira, në ajetet prej 36 - 40 të sures Kijamet:
“A mos mendon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë përgjegjësie). A nuk ka qenë ai në një pikë uji që derdhet, e pastaj u bë gjak i trashë, e Ai e krijoi dhe e përsosi” Dhe prej tij Ai i bëri dy lloje: - mashkullin dhe femrën. A nuk është Ai (Zot) i fuqishëm që i ngjall të vdekurit?”
O Zoti im, ti je i pastër prej ië metave dhe Ti je 1 denjë për të gjitha falënderimet. O Zoti ynë i lartësuar, Ti je ai që krijon dhe drejton, Ti cakton dhe udhëzon, Ti bën që të vdesin dhe që të ngjallen, bereqetet janë prej Teje, Ti je i madhëruar. Turp të kenë ata që Të kundërshtojnë, që largohen prej Teje, që nuk Të njohin dhe nuk Të pranojnë.
Këtë temë do ta përfundoj me një rrëfim për Imamin e tetë të Ehli Bejtit, Hz Ali Ibni Riza (a.s.), i cili ka jetuar në kohën e Meminit, kalifit Abbasit. Ai ishte i pranuar prej të gjithë dijetarëve të asaj kohe si më i njohuri dhë më i dijshmi, si në dituritë e ndryshme Islame ashtu edhe në degët e ndryshme të filozofisë, edhe atë pa i mbushur as katërmbëdhjetë vjet: E pyetën Hz Imam Rizanë (a.s.) për kuptimin e thënies të Imam Sadikut (a.s.): “As detyrimi, as liria e plotë, e vërteta gjendet në mes të dyjave”, dhe ky u përgjigj: “Ai që thotë se Allahu i ka bërë veprat tona dhe pastaj na ka dënuar për shkak të atyre veprave, ka besuar në detyrim. Ata që besojnë se Allahu uaka lënë argumenteve të Tija të gjitha punët e krijimit dhe të furnizimit, është një person që imagjinon dhe që ka devijuar. Ai që beson në detyrim është jobesimtar, ai që beson në lirinë e plotë është prej atyre që i bëjnë ortak Allahut. Kuptimi i: “e vërteta është në mes të dyjave” është “Të kryerit e asaj që ka urdhëruar Allahu dhe të larguarit prej asaj që ka ndaluar”. Në të vërtetë, Allahu ka bërë të mundshme veprimin dhe largimin nga e mbara dhe nga sherri. Të mbarën e ka urdhëruar dhe sherrin e ka ndaluarit”. ( Ibn-i Abdi Rabbi në “Tkd-ul Ferid”, v.3, f.42)
Betohem, që kjo fjalë është mjaftuese, në kuptimin e plotë të fjalës, për çdo zotërues të mendjes dhe cilitdo - mivel t'i takojë ai përson, qoftë për studim apo për shkrim-lexim. Me të vërtetë është i bukur hadith-i i Hz Resulullahut (s.a.a.) në lidhje me Ehli Bejtin: “Mos kaloni përpara tyre, sepse do të shkatërroheni dhe mos ngecni mbrapa tyre, sepse prapë do të shkatërroheni. As mos u mundoni t'ua mësoni ndonjë dituri, sepse ata janë më të ditur se ju."
(Ibni Haxheri në “Savaik-ul Muhrika”, f.148, Mexhmeuz zevaid, v.9, f.163, Jenabiul Mevedde, s.41, Durr-ul Mensur, f.2, f.60, Kenz-ul Ummal, v.1, f.168:Usd-ul Gabe, v.3, f.137: Abekat-ul Envar, v.3, f.184)