Shiitët besojnë se numri i imamëve masumë, që do të vijnë mbas Hz Resulullahut, është dymbëdhjetë. Vetë Resulullahu (s.a.a.) i ka përmendur emrat dhe numrin e tyre” (El Kunduzi në librin e El Hanefiut “Jenabiul Mevedde”, v.3,f.99)
1. Hz Ali ibni Ebutalib (a.s.):
2. Hz Imam Hasan ibni Ali (a.s.):
3. Hz Imam Hysejin ibni Ali (a.s.):
4. Hz Imam Ali ibn-i Hyseyin, Zejnul Abidin (a.s.) 5
5. Hz Imam Muhammed ibni Ali, el-Bakir (a.s.):
6. Hz Imam Xhafer ibni Muhammed, es-Sadik (a.s.):
7. Hz Imam Musa ibni Xhafer, el-Kazim (a.s.):
8. Hz Imam Ali ibni Musa, er-Riza (a.s.):
9. Hz Imam Muhammed ibni Ali, el-Xhevad (a.s.) 5
10. Hz Imam Ali ibni Muhammed, el-Hadi (a.s.):
11. Hz Imam Hasan ibni Ali, el-Askeri (a.s.):
12. Hz Imam Mehdi ibni Hasan, el-Muntazar (a.s.).
Këta janë Imamët (a.s.) masumë, sipas besimit Shiit. 1 përmendëm për arsye të parandalimit të
mashtrimit të ndonjërit prej myslimanëve në lidhje me këtë çështje. Andaj, Shiitët besojnë se Imamët (a.s.), emrat e të cilëve i ka përmendur Hz Resulullahu (s.a.a.) edhe para lindjes së tyre, bashkë me Hz Fatimen (a.s.) janë masumë dhe askush tjetër përveç tyre.
Siç e cekëm edhe më parë, emrat e tyre i kanë përmendur edhe dijetarët e Ehli Sunnetiti në
përmbledhjet e hadith-eve dhe në librat e tyre të historisë. Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar në përmbledhjet e tyre se numri i Imamëve është dymbëdhjetë dhe se të gjithë janë prej Kurejshëve.." (Sahihi Buhari, v.8, f.1275 Sahihi Muslim, v.6, f.3.)
Këto hadithe do të kenë kuptim vetëm nëse shpjegohen në bazë të besimit Shiit për Imamët e Ehli
Bejtit. Ehli Sunneti ende nuk e ka përgjigjen e qartë se kush janë ata dymbëdhjetë Imamët që janë transmetuar në librat e tyre të hadith-eve.