Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi

 

Në këtë hadith kemi një pikë shumë të rëndësishme: Disa personave, edhe kur t'u mbyllet goja përmes argumenteve të qarta, ata prapë e kundërshtojnë vendimin për emërimin e Hz Aliut (a.s.) si kalif. Ata thonë se këtë ngjarje e kanë parë dhe kanë dëshmuar njëqindmijë sahabe, dhe në mesin e tyre ka pasur edhe të tillë që kanë qenë të virtytshëm dhe fisnikë. Dhe, nuk është diçka për t'u çuditur nëse ata janë bashkuar me qëllim të shprehjes së kundershtimit dhe mospraniinit të Hz Aliut (a.s.) për kalif.

Ose, a është e mundur që asnjëri prej njëqindmijë sahabeve që ndodheshin aty, të mos e pranojnë Hz Aliun (a.s.) për kalif? Kjo ishte diçka që më bënte të dyshoj edhe unë, sigurisht që kjo vlente vetëm për kohën para fillimit të hulumtimit tim.

Nëse i afrohemi çështjes nga ky këndvështrim, atëherë sigurisht që mund të pranojmë si të arsyeshme një vërejtje të tillë. Por, pasi që ta analizojmë çështjen nga të gjitha anët, do të shohim se nuk kemi të bëjmë me një gjë të çuditshme. Çështja nuk është ashtu si e paramendojmë. ose si e paraqet Ehli Sunneti atë. Le të analizojmë së pari këtë pyetje:

-Nëse nuk është e drejtë të themi se asnjëri prej njëqindmijë sahabeve nuk e kanë kundërshtuar urdhrin e Hz Resulullahut (s.a.a.), atëherë si mund të therni ndryshe?

 

Së pari, të gjithë ata që ishin prezent në ngjarjen e Gadir Hurnit, nuk jetonin në Medinë. Më së shumti kanë mundur të jenë tre ose katërmijë banorë të Medinës. Në anën tjetër, ka pasur edhe shumë robër dhe pjesëtarë të Ehli Sufes, që nuk kanë pasur asnjë të afCrrn në Medinë dhe që kanë ardhur prej viseve të ndryshme; këta kanë qenë persona me raste sociale dhe numri i tyre arrinte deri në dymijë.

Madje, sipas rregullave të fisit që i takonin, ishin të dorëzuar ndaj urdhrit të të parit të fisit. Dhe, Hz Resulullahu (s.a.a.) për shkak të rrethanave dhe çështjeve të ndryshme, nuk e kishte anuluar këtë rregull. Kur të vinin te Hz Resulullahu (s.a.a.) ndonjë grup i myslimaneve të rinj, ky ia dorëzonte ndonjë fisi për t'u kujdesur dhe mbrojtur ata dhe ia caktonte një udhëheqës nga ai fis. Prej kësaj, në Islam ka rrjedhur shprehja Ehli hal ve akd, dhe është përdorur për personat e tillë.

 

Kur ta analizojmë kuvendin e formuar mbas ndërrimit jetë të Flz Resulullahut (s.a.a.), të ashtuquajtur "Sakife(Fjala Sakife në gjuhën arabe përdoret për një vend të shtëpisë nën tavan)

do të gjejmë se në atë kuvend ku është marrë vendimi për caktimin e Ebu Bekrit për kalif, kanë qenë të pranishëm vetëm njëqind persona. Sepse, prej vetë qytetit të Medinës kanë marrë pjesë vetëm disa prej të parëve të Ensarëve, që ishte fisi i Medinës. Ndërsa prej fisit të Kurejshëve ishin prezentë vetëm tre ose katër përfaqësues, dhe këta ishin Muhaxhirët që ishin shpërngulur bashkë rne Hz Resulullahun (s.a.a.) prej Mekës në Medinë. Dhe, tani mund të paramendojmë për gjerësinë dhe madhësinë që përfshinte kuvendi i Sakifes.

 

Çdo shtëpi e asaj kohe kishte nga një Sakife dhe prej kësaj mund të nxjerrim përfundim se kuvendi u mbajt në një shtëpi të zakonshme. Madje, nuk do të teprojmë nëse themi se në Sakifen e Beni Saides janë mbledhur përaf&sisht njëqind njerëz. Por, është e qartë se aty nuk kanë qenë të mbledhur njëqindmijë njerëz, dhe populli ka mundur të dëgjojë për atë kuvend dhe për atë se çka ka ndodhur në atë kuvend vetëm mbasi që kanë kaluar disa ditë. Sepse, në atë kohë teknika e telekomunikacionit nuk ka qenë aq e zhvilluar sikurse që është sot.

 

Përkundër kundërshtimit të Sad ibni Ubades, që ishte i pari i Hazrexhit dhe që në të njëjtën kohë ishte edhe i pari i Ensarëve, dhe djalit të tij Kajsit, të pranishmit ishin unanim në lidhje me caktimin e Ebu Bekrit si por, sipas thënies së sotme, kjo u realizua në një mjedis ku shumica dërmuese e myslimanëve nuk ishin prezentë për ta pranuar atë si kalif. Një pjesë e tyre ishin të zënë me larjen e trupit dhe varrimin e Hz Resulullahut (s.a.a.), ndërsa të tjerët ishin shtangur prej habisë kur e morën lajmin për ndërrimin jetë të Hz Resulullahut (s.a.a.); dhe, Ymer. ibni Hatabi i kishte frikësuar ata duke thënë "Vdiq Resulullahu (s.a.a.)" (Sahihi Buhari, v.4, f.I95)

 

Përveç kësaj, një pjesë e madhe e sahabeve ndodheshin jashtë qytetit të Medinës në vendin e quajtur Xhuruf,. pasi që Hz Resulullahu (s.a.a.) i kishte dërguat ata që. të luftojnë nën komandën e Usames, dhe këta nuk kanë mundur të marrin pjesë në kuvendin e Sakifes.

 

Së dyti, athua mbas të gjitha këtyre rrethanave, mund të paramendohet që pjesëtarët e fisit kanë mundur t'i kundërshtojnë vendimet e të parëve të tyre, posaçërisht, nëse ky vendim ka të bëjë me një kuvend ku janë munduar që të përfshihen të gjitha fiset? Sepse, nëse vihet anash zotëruesi i vërtetë i ligjit të kalifatit dhe nëse çështja përcillet në një kuvend, atëherë një ditë të gjithë myslimanët do të kenë mundësinë dhe nderin e zgjedhjes së udhëheqësit, si dhe të zgjidhen edhe vetë për atë pozitë. Atëherë, pse të mos gëzohen dhe të mos e përkrahin këtë? Sa i përket kundërshtimit të një vendimi të tillë nga ana e banorëve që jetojnë jashtë qytetit të Medinës në pjesën tjetër të gadishullit të Arabisë, për një gjë. të tillë as nuk ka mundur të mendohet. Thjesht, sepse pajisjet për shpërndarjen e lajmeve ishin dobëta dhe ata nuk dinin se çka ishte duke ndodhur në Medinë, dhe posaçërisht për arsye se banorët e Medinës jetonin në qytetin e Resulullahut (s.a.a.); ata i dinë më mirë vendimet dhe urdhrat që i janë shpallur Hz Resulullahut (s.a.a.). Madje, ata mendonin se këta e dinë edhe ditën dhe orën e shpalljes së çdo vendimi apo urdhri.

 

Pastaj, tilit të parë të fisit që jeton larg qendrës, i intereson çështja e kalifatit? Sipas tyre, nuk ka rëndësi se kush është kalif, Ebu Bekri apo Aliu, dhe kjo nuk ndërron asgjë. Atij i mjafton që të mbetet i pari i fisit dhe ta lërë të qetë në këtë pozitë. Mund të ndodhë që ndokush interesohet për,.këtë çështje dhe ka parashtruar një pyetje në lidhje me të vërteten, por, krerët më të mëdhenj kanë arritur që t'ia mbyllin gojën permes preteksteve të ndryshine. Madje, për gjëra të tilla mund të bindemi edhe nga rasti i kundërshtimit të pagesës së zeqatit ndaj Ebu Bekrit nga ana e Malik ibn Nuvejres.

 

Nëse ndonjeri do të hulumtojë rastet e mosdhënies së zeqatit në kohën e Ebu Bekrit dhe ngjarjet që kanë pasuar gjatë luftimit të tyre nga ana e Ebu Bekrit, do të vërejë se këto transmetime do të vijnë në kundershtim në mes veti dhe me qëllim të mbrojtjes së nderit të disa sahabeve, historianët kanë ndërhyrë në rrefimet e personave të ndryshëm duke e perpunuar ashtu që të jetë e pranueshme dhe bindëse per masën e gjerë të popullit. Por, shumë lehtë mund të vërehet se nuk kanë arritur sukses në këtë drejtim.

 

Pika e tretë e kësaj çështjeje ka të bëjë me thjeshtësinë e kryerjes së kësaj pune, ose marrja e pushtetit duke e përballur popullin me një grushtshtet. Sepse, kuvendi i Sakifes është mbajtur pa dijeninë sahabeve që ishin të zënë me punët e varrimit të Resulullahut (s.a.a.). Në mesin e tyre, përveç Hz Aliut (a.s.) dhe Abbasit, gjendeshin edhe të tjerët prej Beni Hashimit, si dhe prej sahabeve Mikdadi, Selmani, Ebu Zerri, Ammari, Zubejri, e të tjerët.

Ata që ishin mbledhur në Sakife, mbs emerimit të Ebu Bekrit për kalif, dolën dhe shkuan në xhami për të bërë ceremoninë e pranimit të Ebu Bekrit për kalif nga ana e popullit, me apo pa dëshirën e tyre. Por, Hz Aliu (a.s.) dhe të tjerët ishin ende të zënë me obligimin e shenjtë dhe nuk kanë mundur ta lënë anash varrimin e Hz Resulullahut (s.a.a.) dhe të vrapojnë në Sakife. Kur u krye obligimi i tyre, Ebu Bekri veç ishte zgjedhur për kalif dhe puna ishte

106

kryer. Ata që e kundërshtonin këtë emërim, konsideroheshin si nxitës dhe përçarës të myslimanëve dhe shkonin aq larg sa që lejonin edhe të vriten ata që janë kundër këtij emërimi nëse ka nevojë për një gjë të tillë.

 

Për këtë arsye, kur Sad bin Ubade refuzoi të pranojë Ebu Bekrin si kalif, Ymeri e kërcënoi me vdekje: "Mbyteni atë, ai është përçarës". (Buhari, v.8, f.26; Tarih-i Taberi dhe ibni Kutejbe ne Hulefa")

 

Ndërsa Hz Aliun (a.s.) dhe ata që ishin bashkë me të, e kërcënonin me djegien e shtëpisë.

Prej pikëpamjes së Ymerit, që kishte në lidhje me pranimin e kalifatit, mund të kuptojmë edhe rnë lehtë edhe disa çështje tjera. Sipas Ymerit, për të qenë kalifati i vlefshëm dhe legal, mjafton vetërn të bëhet pranimi i tij nga ana e disa myslimanëve që përfshiheshin në parinë e myslimanëve. Dhe, myslimanëve të tjerë u takon pasimi i tyre; nëse ndonjëri e kundërshton, ai do të konsiderohet se ka dalë jashtë prej shërbimit ndaj Islamit dhe duhet të vritet.

 

Le të përcjellim fjalët e Ymerit në lidhje me pranimin e kalifit, prej penës së Buhariut:

"NC lidhje me ngjarjet e Sakifes, Ymeri tha: Aq shumë u ngritën zërat dhe britmat, sa që u frikova se do të shpërthejë ndonjë kryengritje dhe i thashë Ebu Bekrit: `Zgjate dorën1 Ai e zgjati dhe unë e pranova atë si kalif. Pastaj, edhe Muhaxhirët dhe Ensarët e pranuan. Pastaj, u drejtuan kah Sad bin Ubade dhe thanë `Vriteni Sad bin Ubaden', ndërsa unë thashë: Allahu e vraftë Sad bin Ubaden"!

(Sahihi Buhari, v.8, f.28, "Bab-u Habla Min-ez Zina Iza Ahsanet")

 

Mbas kësaj, Ymeri vazhdoi:

"Betohern në Allahun, asnjë çështje tjetër nuk ka qenë më e rëndë për mua sesa eniërimi i Ebu Bekrit për kalif. U frikova se nëse shkëputemi nga shoqëria dhe nëse nuk marrim pjesë në emërimin e kalifit, të tjerët do ta bënin këtë dhe do të emëronin ndonjë tjetër në këtë pozitë. Atëherë, do të duhej të pranonim ndonjë tjerët për kalif. Sikur të kishim kundërshtuar, do të paraqiteshin trazirat".

 

Atëherë, sipas Ymerit, çështja e kalifit nuk qenka diçka që po varet prej zgjedhjes dhe kuvendit, por mjafton që vetëm njëri që është prej parisë së popullit të emërohet dhe të pranohet për kalif dhe të bëhet udhëheqës i të tjerëve. Për këtë arsye, brenga e tij ishte që ta bëjë këtë para se ta bëjnë të tjerët dhe, për këtë arsye duke i thënë Ebu Bekrit: "Zgjate dorën" dhe pa u konsultuar me asnjërin, e emëron atë si kalif. Këtë ngjarje Ymeri e tregon në këtë mënyrë:

"Mbasi që u ndamë prej atij kuvendi dhe mbasi që e kishin sigUruar pranimit e kalifit, ne druanim se mos edhe ndonjëri tjetër do ta bëjë të njëjtën. (Ymeri druante që edhe Ensaltt të mos e caktojnë ndonjërin për kalif)" (Sahihi Buhari, v.8, f.26)

 

Thënia e Ymerit: "Në atë kohë duhej që ose të pranonin për kalif ndonjërin me të cilin nuk jemi të kënaqur ose ta kundërshtonim; kjo do ta hapte rrugën e trazirave", do të hedhë më tepër dritë në këtë çështje.

 

Për të qenë sa më i drejtë gjatë dhënies së gjykimit dhe për të qenë sa më preciz në hulumtimin tonë, duhet ta pranojmë edhe këtë: Gjatë ditëve të fundit të jetës së tij Ymeri ndërroi mendimin në lidhje me emërimin e kalifit. Sepse, gjatë haxhit të tij të fundit u afrua njëri dhe në praninë e Abdurahman ibn Avfit e pyeti: "O udhëheqësi i besimtarëve, çka thua për filan personin"? Atëherë Abdurrahmani iu përgjigj: - "Ndse vdes Ymeri, unC do ta pranoj atë për kalif. Betohem në Allahun se caktimi i Ebu Bekrit u bë befas dhe pastaj u bë vendim i prerë". Kur e dëgjoi këtë Ymeri, u zemërua shumë dhe sapo mbërriti në Medinë e tuboi popullin dhe u mbajti një fjalim. Këtu do të cekim vetëm një pjesë të-fjalimit:

"Më erdhi njëri prej jush dhe më tregoi për lajmin e emërimit të kalifit mbas vdekjes sime. Asnjëri mos ta mashtrojë veten me këto fjalë `Caktimi i Ebu Bekrit u bë befas dhe pastaj u bë vendim i prerë'. Është e vërtetë se ashtu ka ndodhur, por Allahu na mbrojti prej sherrit të saj..."

Më vonë vazhdoi më këto fjalë:

"Kush e cakton ndonjërin për kalif, pa u konsultuar me myslimanCt e tjerë, nuk do të pranohet as ai, as personi që e cakton atë; vritni të dy (ose frikohem se do t'i vrasin të dy)"

Ah, sikur të kishte Ymeri këtë pikepamje edhe në ditën e Sakifes dhe të mos i kishte detyruar myslimanCt që të pranojnë Ebu Bekrin si kalif dhe i cili u caktua befas! Por, si ka mundur të posedojë një pikëpamje të tillë Ymeri, sepse sipas këtij mendimi është dashur të vritet edhe vetë edhe shoku i tij. Sipas.pikëpamjes së re,ai thoshte: "Kush e cakton ndonjërin për kalif pa u konsultuar me myslimanët e tjerë, nuk pranohet as ai as personi që e cakton atë; vritni të dy" 

(Tarih-i Taberi, pjesa me nëntitull "Caktimi i Ymerit për kalif'; Ibni Ebil Hadid në "Sherb-i Nehxh-ul Belaga")

 

Tani, të shohim se, pse Ymeri e ndërroi mendjen gjatë viteve të fundit të jetës së tij. Më mirë se të tjerët, Ymeri e dinte se kjo pikëpamje e tij do ta lëkundte legjitimitetin e emërimit të Ebu Bekrit, sepse, vetë ai e emëroi Ebu Bekrin, pa u konsultuar me myslimanët dhe emërimi i tillë u bë befas dhe pa u menduar. Kjo pikëpamje do të inicionte edhe kritikën ndaj vetë kalifatit të tij. Sepse, edhe vetë u bë kalif pa u konsultuar me myslimanët tjerë dhe në bazë të amanetit të Ebu Bekrit që e dha para vdekjes së tij. Madje, disa myslimanë kanë ardhur te Ebu Bekri për t'u ankuar se po e vendos njërin që është zemërgurë dhe i vrazhdë. Kur Ymeri deshi ta lexojë amanetin e shkruar të Ebu Bekrit përpara popullit, njëri prej masës së tubuar e pyeti: "Çka shkruan aty o Ebu -Hafs?", Ymeri iu përgjigj: "Betohem në Allahun se nuk e di, por unë do të jem i pari që do t'i bindem asaj çka shkruan", Atëherë, ky i tha: "Betohem në Allahun se unë e di çka shkruan aty; ti e emërove atë për kalif, tani ai të emëron ty për kalif".

(Ibni Kutejbe në "El Imametu ve-s Sijase", v.1, f.25 të pjesa "Sëmundja e Ebu Bekrit dhe caktimi i Ymerit si kalif')

 

Edhe Hz Aliu- -(a.s.) i ka folur Ymerit në mënyrë të ngjashme, kur ai e detyroi popullin që të pranojë për kalif Ebu Bekrin: "Prej qumështit të mjelë, do të arrijë edhe te ti një pjesë e saj".

(Ibni Kutejbe në "El Imametu ves-Sijase" v.1, f.18)

 

Është me rëndësi që të dimë se pse Ymeri e ndërroi mendjen në lidhje me zgjedhjen e kalifit. Sipas meje, ai kishte dëgjuar se disa sahabe dëshironin ta zgjedhin Hz Aliun (a.s.) për kalif mbas vdekjes së tij, dhe Ymeri nuk pajtohej fare me këtë.

 

Madje, për realizimin e kësaj Ymeri pengoi që të shkruhet testamenti nga ana e Hz Resulullahut (s.a.a.), kur u afrua momenti i ndërrimit jete të tij (Sahihi Muslim, v.5, f.75 te "Kitab-ul Vasijet" dhe Sahihi Buhari, v.7, f.9) sepse, ai e dinte se çka dëshironte të shkruajë Hz Resulullahu (s.a.a.). Madje, për të parandaluar shkrimin e testamentit, Ymeri tha se Hz Resulullahu (s.a.a.) është në agoni dhe se nuk di çka flet. Me qëllim të parandalimit të emërimit të Hz Aliut (a.s.) për kalif, i kërcënonte me vdekje ata që dëshironin ta shpërndanin lajmin e ndërrimit jetë të Hz Resulullahut (s.a.a.). Ndërsa në anën tjetër, e detyronte popullin që të pranojnë Ebu Bekrin për kalif dhe i kërcënonte ata që kundershtonin të pranonin. (Sahihi Buhari, v.8, f.28 dhe Traih-ul Hulefa, v.1, f.19)

 

Të gjitha këto i bënte me qëllim të largimit të Hz Aliut (a.s.) nga froni i kalifit. Atëherë, si është e mundur që të pajtohet Ymeri me thënien: "Kur të vdes Ymeri, do ta emërojë filanin për kalif'.

Posaçërisht, nëse personaliteti i atij filani është i panjohur në histori dhe nuk është prej sahabeve të sigurta (te të cilët nuk dyshohet). Duke u bazuar në lëvizjen e emërimit të kalifit nga ana e Ymerit ndaj Ebu Bekrit, ai thotë: "Betohem në Allahun se pranimi Ebu Bekrit u bë befas dhe pa u menduar, por më vonë forcua dfie -u bë i qëndrueshëm"!

 

Pra, pranimi i Ebu Bekrit u bë pa u konsultuar me myslimanët, duke u bazuar në pavërnendje dhe më vonë u forcua. Nëse forma e caktimit të Ebu Bekrit për kalif nga ana e Ymerit është e drejtë dhe legjitime, pse atëherë kjo fonnë të mos zbatohet dhe të mos jetë e drejtë edhe për tjetrin!? Në anën tjetër, Ibni Abbasi dhe Abdurahman ibn Havfi, si dhe Ymeri i iknin prej të përmendurit të emrit të atij personi që dëshironin ta emëronin si kalif. Ymeri u zemërua aq shumë për këtë fjalë sa që menjëherë në Xhumanë e parë u ndal te tema e kalifatit dhe e paraqiti pikëpamjen e tij të re, ku tregonte për pozitën e rëndësishme të këtyre dy personave. Në këtë mënyrë dëshironte që të parandalonte përsëritjen e një ngjarjeje të tillë, sepse këtë herë mund të kalonte në atë pozitë një njeri i padëshirueshëm nga ana e tij. (Sahihi Buhari, v.8, f.25)

 

Nga kjo që u tha deri më tani, mund të përfundojmë se kjo thënie nuk ishte vetëm e atij personi, por këtë mendim e ndanin edhe shumica e sahabeve. Për këtë arsye, Buhariu shkruan:

"Ymeri u zemërua dhe më vonë tha: `Unë jam ende gjallë; prandaj, le të përmbahen ata që dëshirojnë t'i grabisin punët e popullit."

 

Dornethënë, e vërteta e ndërrimit të pikëpamjes së Ymerit, që sipas vetë thënies së tij është grabitja e punëve të popullit dhe dorëzimi i tyre një personi tjetër si p.sh. Hz Aliu (a.s.), qenka bërë me qëllimin e evitimit të emërimit për kalif nga ana e personave të padëshirueshëm. Sepse, ai besonte se kalifati nuk është e drejta e Aliut, por një autorizim nga ana e popullit. Atëherë, kjo pyetje mbetet pa përgjigje: pse mbas ndërrimit jetë të Hz Resulullahut (s.a.a.) dhe ka u konsultuar me myslinianët, Ymeri e emëroi Ebu Bekrin për kalif?

 

Qëndrimi i tillë i Ymerit kishte për qëllim mbajtjen sa më larg të Hz Aliut (a.s.) nga kalifati dhe kjo është diçka që dihej qartë. Këtë përfundim nuk e nxjerrim vetëm prej fjalimit të tij paraprak. Çdokush që e ka hulumtuar historinë e di që edhe gjatë kohës së kalifatit të Ebu Bekrit, udhëheqësi i vërtetë ishte Ymeri. Për këtë arsye, Ebu Bekri kërkoi leje prej Usarne ibni Zejdit për ta kursyer Ymerin • prej pjesCmarrjes në luftë, me arsyetim se i duhet ndihma e tij në lidhje me çështjet e kalifatit. Ndërsa, në anën tjetër vCrejrnë se gjatë periudhës së sundimit të Ebu Bekrit, Ymerit dhe Osmanit, Hz Aliut (a.s.) nuk i besohej asnjë lloji i përgjegjësisë shoqërore, ushtarake apo ekonomike dhe mbahej larg nga pozitat me përgjegjësi. Sa i përket shkallës së lartë të personalitetit të tij, kjo ishte e njohur për të gjithë.

 

Më e çuditshme se kjo është fakti, të cilin e lexojme në librat e historisë, se kur u afrua koha e  vdekjes së Ymerit, ai ishte i pikëlluar se nuk janë në jetë. Ebu Ubejde ibni Xherahi ose Ebu Huzejfe, që ishte robi i Salimit, sepse do të kishte- caktuar njërin prej tyre- në vendin e tij.

POr nejse, sidoqoftë Ymeri e kishte ndërruar mendimin e- tij në lidhje me emërimin e kalifit dhe kalifatin e caktuar në mënyrd të ngutshme dhe pa konsultim e kishte klasifikuar si grabitje e të drejtës së myslimanëve. Për këtë arsye, duhet të zbulonte një rrugë të re të ashtuquajtur të mesme, ashtu që një person të pranojë një tjetër person dhe që populli të mos detyrohet të pranojë atë për kalif. Në anën tjetër, nuk duhet lejuar që e tërë puna e caktimit të kalifit të varet nga zgjedhja e popullit, sepse, Ymeri e kishte përjetuar njëherë këtë ndodhi, kur mbas ndërrimit jetë të Hz Resulullahut (s.a.a.) ishte përgatitur në tërësi kjo punë në Sakife dhe pastaj kundërshtimi ishte rritur aq shumë sa që ishte shumë afër edhe gjakderdhja. Për këtë arsye, vendosi një kuvend ku do të zgjidhet njëri prej gjashtë personave.

 

Sipas kësaj, të drejtën për emërimin e kalifit të ardhshëm e kishin vetëm këta persona; asnjëri prej myslimanëve.të tjerë nuk kishte të drejtë për t'u përzier në këtë çështje. Në anën tjetër, Ymeri e dinte se është e pamundur që të mos lindë mosman-ëveshja në mesin e tyre, pra se do të ndahen në dy grupe nga tre persona, dhe për këtë arsye porositi që të mbahet ana e tre personave në të cilën ndodhej Abdurrahman ibn Avfi, edhe atë me çmimin e vrasjes së grupit tjetër.

 

Pra, kjo do të pasonte nëse ndahen në dy grupe ta barabarta, por, kjo ishte e pamundur, sepse, Ymeri e dinte se Sad ibni Vakkasi-dhe Abdurahman ibn Havfi i takonin fisit të Beni Zuhres dhe ishin kushëri të njëri-tjetrit. Sadi nuk e donte Hz Aliun (a.s.) dhe kishte urrejtje ndaj tij, sepse, Hz Aliu (a.s.) e kishte mbytur dajën e tij nga fisi Abdushshems. Dhe, në anën tjetër Abdurrahmani ishte dhëndri i Osmanit dhe e dinte se Talha e mbështet Osmanin, sepse sipas disa transmetuesve të hadith-eve, në mes të Osmanit dhe Talhas kishte një miqësi të sinqertë. Prandaj, mjaftonte që Osmani të tregohej si kandidat ndaj Hz Aliut (a.s.) dhe që Talha ta mbajë anën e tij. Gjithashtu, Talha i takonte fisit Beni Tejm, dhe në mes të fisit Beni Tejm dhe Beni Hashim kishte lindur një armiqësi për shkak të kalifatit të Ebu Bekrit.

(Muhammed Abduhu në "Sherh-i Nehxh-ul Belaga")

 

Të gjitha këto i dinte shumë mirë Ymeri. Për këtë arsye i caktoi këta të gjashtë për anëtarë të kuvendit.. Të gjithë ishin prej Muhaxhirëve dhe nuk e caktoi asnjërin prej Ensarëve. Të gjithë ishin prej parisë së fiseve, njerëz me autoritet dhe të rëndësishëm:

 

1) Ali ibni Ebu Talibi, kryetari i fisit Beni Hashim;

2) Osman ibni Affan, kryetari i fisit Beni Umejje;

3) Abdurahman ibn Avf, kryetari i fisit Beni Zuhre;

4) Sad ibni Vakkas, prej fisit Beni Zuhre dhd dajat prej fisit Beni Umejje;

5) Talha ibn Ubejdullah, kryetar i fisit Beni Tejm;

6) Zubejr ibn el .Avam, nëna e të cilit ishte Safija, halla e të Dërguarit (s.a.a.) dhe Zubejri ishte burri i Esmas, vajzës së Ebu Bekrit.

 

Këta ishin të njohur si Ehli Hal ve Akd, dhe vendimi i tyre ishte i vlefshëm si për myslimanët e qytetit të Medinës ashtu dhe për të gjithë myslimanët e të gjitha qyteteve tjera. Myslimanëve u takonte vetëm bindja dhe moskundërshtimi i tyre. Ishte i lejuar derdhja e gjakut të atij që do ta kundërshtonte këtë vendim. Tani, mbas të gjitha këtyre shpjegimeve, besoj që lexuesit tanë të ndershëm mund të kuptojnë edhe më mirë ngjarjen e Gadir Humit.

Në anën tjetër, duke • ditur për mendimin, dëshirën dhe qëllimin e këtyre gjashtë personave, mund të themi se Ymeri caktoi për kalif Osman ibn Affanin, sepse, ai e dinte se së paku gjysina e tyre nuk do ta pranojnë Hz Aliun (a.s.-) për kalif; përndryshe, cilën të drejtë e merrte për bazë Ymeri kur e rekomandonte anën e Abdurrahman ibn Avfit ndaj Hz Aliut (a.s.)? Dhe, edhe pse janë paraqitur kundërshtimet në mesin e myslimanëve në lidhje me krahasimin e Hz Aliut (a.s.) dhe të Ebu Bekrit, krahasimi në mes Hz Aliut (a.s.) dhe Abdurrahman Ibn Avfit ishte diçka e re dhe e padëgjuar deri në atë kohë.

 

Në këtë vend do t'u parashtroj një pyetje vëllezërve tanë të Ehli Sunnetit që e mbrojnë parimin e kuvendit: Athua, është e mundur të pranohet ky komision gjashtë anëtarësh si një kuvend autentik? -sepse, këta nuk i kanë zgjedhur myslimanët por vetë Ymeri. Pasi që vetë caktimi i tij për kalif nuk u bë në bazë të konsultimit, atëherë në bazë të cilit parim apo të drejtë mund t'i nënshtronte myslimanet ndaj njërit prej këtyre personave?

 

Pra, është e qartë se Ymeri besonte që, përveç Muhaxhirëve askush nuk kishte të drejtë për pozitën e kalifit dhe se askush nuk ka të drejtë as t'i armiqësojë apo t'i kundërshtojë ata. Madje, ai dhe Ebu Bekri besonin se kalifati është e drejtë apriori e Kurejshëve. Sipas tij, Selmani Farsi, Amrnar Jasiri, Bilal Habeshiu, Suhejb Rumi, Ebu Zer Gifari dhe shumë e shumë sahabe të tjerë nuk kishin të drejtë të konkurronin për këtë pozitë. Këto nuk janë vetëm pretendime të paargumentuara, përkundra21, këto janë deklarata të cilat i kanë mbledhur transmetuesit e hadith-eve nga vetë gjuhët e tyre. Të kthehemi në fjalimin e Ymerit, të cilin e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi. Ymeri thotë:

"Kisha dashur të flas; bile kisha përgatitur një fjalim që do të më shkojë për shtati dhe që do ta mbaja para Ebu Bekrit, por pënnbahesha prej tij. Sa u bëra gati për të folur, Ebu Bekri më tha: `Mos u ngut'! Dhe unë nuk desha ta zemëroja atë. Ebu Bekri filloi të flasë. Ai ishte më i butë dhe më i matur se unë. Betohem në Allahun se të gjitha ato fjalë që më shkonin për shtati dhe që kisha ndërmend të flas, të njëjtat i përmendi Ebu Bekri në fjalimin e tij të përgatitur aty për aty, madje në formën më të bukur dhe më gjithëpërfshirëse. Atyre (Ensarëve) u tha: "Jeni të tillë, ashtu si thoni për vete, por e drejta e kalifatit u takon vetëm Kurejshëve dhe nuk është temë bisede për të tjeret". (Sahihi Muslim, Bab-ul Vasijet)

 

Në këtë mënyrë, vihet në pah qartas se Ebu Bekri dhe Ymeri nuk besonin në parimin e kuvendit dhe të zgjedhjes. Sigurisht që disa historianë ia përshkruajnë Hz Resulullahut (s.a.a.) thënien e Ebu Bekrit: "Kalifati është prej Kurejshëve" dhe për këtë kanë edhe argumentet e tyre. Ky është një hadith i vërtetë dhe i padyshimtë. Këtë e kanë qartësuar Buhariu, Muslimi dhe të gjitha përmbledhjet e hadith-eve të Ehli Sunnetit dhe të Shiitëve. Në këtë hadith Hz Resulullahu (s.a.a.) thotë:

"Mbas meje, kalifët janë dymbedhjetë; të gjithë janë prej Kurejshëve".

(Sahihi Muslim, v.6, f.2 dhe 3; Sabihi Buhari, v.8, f.27)

 

E shprehur më qartë, Hz Resulullahu (s.a.a.) thotë: "Edhe nëse do të mbesin vetëm dy njerëz, prapë kalifi do të jetë prej Kurejshëve".

Dhe, rte një hadith tjetër të ngjashëm thuhet:

"Qoftë gjatë të mbarës apo gjatë sherrit, populli duhet t'i nënshtrohet Kurej shëve".

Mbasi që të gjithë myslimanët u besojnë këtyre hadith-eve, atëherë si mund të jetë e drejtë të thuhet se Hz Resulullahu (s.a.a.) u ka lënë myslimanëve zgjedhjen e kalifit sipas dëshirës së tyre dhe përmes konsultimeve?

 

Nuk është e mundur që të shpëtojmë nga kjo kontradiktë përderisa t'i pranojmë fjalët e dijetarëve Shiitë dhe të disa dijetarëve të Ehli Sunnetit se Hz Resulullahu (s.a.a.) ka caktuar paraprakisht numrin dhe emrat e të gjithë kalif'ëve që do të vijnë prej Imamëve të Ehli Bejtit.

 

Sipas këtij shpjegimi, mund të kuptojmë pariinin themelor të qëndrimit të tij për kufizimin e kalifatit nga ana e Kurejshëve. Ymeri ishte i njohur sikur njëri që bënte përpjekje kundër vendimeve të prera, edhe gjatë kohës sa ishte gjallë Hz Resulullahu (s.a.a.). Paqja e Hudejbijesi, (Sahihi Buhari, v.2, f.81;- Sahihi Muslim, Bab-ul Sulb-ul Hudejbije) falja e namazit për dyfytyrëshati (Sahihi Buhari, v.2, f.76), qëndrimi ndaj fatkeqësisë së ditës së Enjte (Sahihi Buhari, v.2, f.37), dhe pengimi i dhënies së sihariqit për xhenet (Sahihi Buhari, v.1, f.45, te pjesa ku thotë "Ai që e takon Allahun me një besim të padyshimtë, do të shkojë në xhenet"), dëshmojnë të qartë për atë që thamë.

 

Atëherë, duke i marë parasysh të gjitha këto, nuk është për t'u çuditur fakti që edhe mbas ndërrimit jetë.të Hz Resulullahut (s.a.a.) dhe duke ditur se kalifati i takon vetëm Kurejshëve, Ymeri e kundërshtoi vendimin e prerë sipas të cilit Hz Aliu (a.s.) duhet të caktohej për kalif, e që njëkohësisht ishte edhe më i riu me moshë në mesin e të parëve të Kurejshit. Kjo ishte edhe arsyeja që para se të vdiste, Ymeri të caktojë gjashtë persona prej Kurejshëve për anëtarë të kuvendit. Në këtë mënyrë do të mund të përfitojë nga hadith-et e Hz Resulullahut -(s.a.a.) që ia japin të drejtën e kalifatit vetëm Kurejshëve. Dhe, duke ditur se nuk mund të zgjidhet Hz Aliu (a.s.) për kalif, me qëllim të përfitimit politik e fut edhe Hz Aliun (a.s.) në mesin e tyre. Sepse, në këtë mënyrë do të ulet vlera e Hz Aliut (a.s.) dhe të afërmit e tij do të mbesin pa një prijës. Duke ditur për qëllimin e Ymerit, Hz Aliu e bëri të paefektshëm këtë metodë të tij përmes fjalimit të tij të mbajtur para popullit.

 

"...Por, unë durova përkundër zgjatjes së periudhës dhe vështirësisë së saj. Madje, edhe para se të migrojë nga kjo botë, çështjen e kalifatit ia ngarkoi gjashtë personave dhe mendonte se unë jam njëri prej të gjashtëve. O Allah, shikoje këtë kuvend! Kur u bë që i pari i tyre të dyshojë në lidhje me mua dhe që unë të shkoj mbas tyre? Kur ata u çlodhën, u çlodha edhe unë; kur ata fluturuan, fluturova edhe unë me ata. Njëri prej tyre ia vari veshin armiqësisë në zemrën së tij, ndërsa tjetri e pëlqeu pak a shumë dhëndrin e tij..."

(Ekziston edhe vazhdimi i fjalimit. Muhamed Abduhu në "Sherh-i Nehxh-ul Belaga", v.1, f.87)

 

Dhe, pika e katërt e kësaj çështjeje që duhet të përkujtohet është se Hz Aliu (a.s.) u ka sjellë argumente njerëzve në çdo mënyrë, por, të gjitha ishin kot, ngase ata ose e xhelozonin att për sIrkak-te pozitës së tij që ia kishte dhënë Allahu, ose ata ushgenin në zemrat e tyre një arrniqësi që nuk dinte të shuhej, sepse i ka mbytur luftëtarët dhe të parët e famshëm të Kurejshëve, ua ka ulur hundën në tokë armiqve të Islamit dhe i ka detyruar ata që të dorëzohen përmeS guximit dhe trimërisë së tij të pashernbullt. Për këtë arsye, ia kishin kthyer shpinën Hz Aliut (a.s.) dhe ishin drejtuar kah të tjerët. Atëherë, çfarë dobie ka prej argumenteve të drejtuara kah njerëzit e tillë?

Përkundër gjithë këtyre presioneve, Hz A1iu (a.s.) qëndroi i patundur dhe e mbrojti fenë dhe traditën që e kishte sjellë Hz Resulullahu (s.a.a.). As arrniqësia e annikut, as malli dhe pozita e dynjasë nuk mundën ta thyenin përcaktimin e tij.

 

Vetë Hz Resulullahu (s.a.a.) e dinte këtë; për këtë arsye ai mundohej që ta vendosë dashurinë në zemrat e njerëzve dhe në çdo rast atyre u përkujtonte virtytet vëllait dhe të djalit të axhës, Hz Aliut (a.s.):

"Dashuria ndaj Aliut është prej imanit, ndërsa anniqësia nda tij është nga përçarja". (Sahihi Muslim, v.1, f.61)

"Aliu është prej meje dhe unë jam prej Aliut". (Sahihi Buhari, v3, f.168)

"Mbas meje, Aliu është udhëheqësi i të gjithë besimtarëve". (Musnedi Ahmed, v.5, f.25 dhe Mustederk-i Hakim, v.3, f.124)

 

"Aliu është dera e diturisë sime dhe babai i fëmijëve të mi". (Mustedreki Hakim, v.3. f.126.)

"Aliu është i nderuari i të gjithë myslimanëve, imami i të devotshmëve dhe prijësi i fytyrave të ndriçuara". (Muntehab-i Kenz-ul Ummal, v.5, f.34)

 

Këta janë disa shembuj të fjalëve të Hz Resulullahut (s.a.a.), por, ç'të bësh kur rezultati i të gjitha këtyre fjalëve ishte vetëm rritja e armiqësisë dhe e xhelozisë në zemrat e tyre. Për këtë arsye, para se të ndërrojë jetë Hz Resulullahu (s.a.a.), e thirri Hz Aliun (a.s.), e përqafoi dhe me lot në sy i tha: "O Ali, unë kam njohuri për anniqësinë dhe urrejtjen që zemrat e tyre ushqejnë për ty. Mbas meje, do të vërehet qartë kjo. Nëse të emërojnë ty për kalif, pranoje; në të kundërtën, duro ndaj padrejtësive deri sa të më takosh mua" .

(Taberi në "Er Rijaz-uz Nezire Fi Menakibil Ashecre, Bab-u Fezail-i Ali ibni Ebi Talib.")

 

Për këtë arsye, durimi që e kishte treguar Hz Aliu (a.s.) mbas pranimit të Ebu Bekrit për kalif, ishte për shkak të porosisë së lënë nga ana e Hz Resulullahut (s.a.a.). Dhe, këtu nuk ka asnjë urtësi të fshehur për askënd.

 

Pika e pestë:

Njeriu që lexon dhe mendon për ajetet e Kuranit, do të vërejë se raste të tilla të kundërshtimeve janë shfaqur edhe te popujt e mehershëm. Për shembull: Kabili e vrau me të padrejtë vëllanë -e tij Habilin. Mbas njëmijë vjetësh të thirrjes në rrugën e Allahut, Hz Nuhin (a.s.) e pasuan vetëm një numër i vogël i tyre dhe në fund gruaja bashkë me djalin e tij mbesin jobesimtarë. Në qytetin ku ka jetuar Hz Luti (a.s.) dhe që është shkatërruar nga ana e Allahut, përveç një shtëpie askush tjetër nuk është bërë besimtar. Në mesin e popullit të faraonit, që tregonte mendjemadhësi në tokë dhe që e kishte bërë tërë popullin rob të tij, nuk kishte asnjë besimtar përveç një personi  që e mbante të fshehtë besimin. Kur e panë veten më të fortë, djemtë e Jakiibit (a.s.) i pëzgatitën pusi vëllait më të vogël Hz Jusufit (a.s.), sepse nuk mund të duronin që babai i tyre ta donte më tepër atë. Përmes dorës së Hz Musës (a.s.) Allahu e shpëtoi popullin e Beni Israelit duke e ndarë detin në dysh dhe anniqtë e tyre bashkë me faraonin i përmbysi aty.

 

Përkundër asaj që i panë me sy çudirat, Beni Israelët sapo dolën nga deti e panë një popull që i adhuronin idhujt dhe i thanë Hz Musës (a.s.): "Na i bën edhe neve disa idhuj, sikur të atyre, që të mund të të adhurojmë edhe ne". Hz Musa (a.s.) u tha atyre: "Me të vërtetë, ju jeni një popull injorant". Kur shkoi Hz Musa (a.s.) për të biseduar me Allahun, e caktoi Hz Harunin (a.s.) për prijës të tyre. Pënnes komploteve të ndryshme ata mundoheshin ta mbytnin atë dhe pastaj u bënë edhe idhujtarë duke filluar ta adhurojnë lopën. Mbas kësaj kanë mbytur edhe shumë të dërguar të tjerë. Në lidhje me këtë Allahu thotë:

"E sa herë që u erdhi ndonjë i dërguar me çka nuk u pëlqeu juve, a nuk u bëtë kryelartë dhe disa prej tyre i përgënjeshtruat e disa i mbytët?" (Bekare, 87)

Hebrenjtë dhe të Krishterët e kryqëzuan Hz Isën (a.s.) dhe tentuan që ta vrasin atë përmes komploteve të ndryshme.

 

Dhe, sa i përket myslimanëve, disa që e llogarisnin veten prej Ummetit të Hz Resulullahut (s.a.a.), përgatitën një ushtri dhe e dërguan në. Kerbela me të vetmin qëllim të vrasjes se lules së Hz Resulullahut (s.a.a.) dhe prijësit të të rinjve të Xhenetit, Hz Imam Hysejin (a.s.). Bashkë me të janë masakruar edhe shtatëdhjetë e dy sahabe dhe anëtarë të shumtë të familjes së tij, ku përfshihej edhe foshnja që ende e thithte qumështin e nënës.

Nëse merren parasysh të gjitha këto që u thanë, athua ka diçka të çuditshme në lidhje me ngjarjet që kanë të bëjnë me kalifatin dhe që janë paraqitur mbas ndërrimit jetë të Hz Resulullahut (s.a.a.)? Kur, vetë Hz Resulullahu (s.a.a.) në lidhje me Ummetin e tij ka thënë: "Nuk do të kalojë shumë dhe do të pasoni hap pas hapi rrugën e popujve të mëhershëm. Madje, nëse kanë hyrë në strehën e gazelës, edhe ju do të hyni në atë strehë". Kur e pyetën të pranishmit: "Me popujt e mëhershëm, a mendoni për Hebrenjtë dhe të Krishterët"? - Hz Resulullahu (s.a.a.) u përgjigj: "Kush tjetër përpos tyre".

A ka këtu diçka të çuditshtne? - apo, sikur që kanë transmetuar edhe Buhariu me Mulimin, që Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë:

"Në ditën e Kiametit, sahabet e mi do të vendosen në anën e majtë. Atëherë unë do t'i pyes: "Ku po shkoni?" - Ata do të më përgjigjen: - "Betohem në Allahun, po shkojmë në zjarr". Atëherë, unë do të them: - "O Allah, këta janC sahabet e mi". Do të më përgjigjet: - "A e di se çfarë shpifje kanë bërë ata mbas teje?" - Unë do të them: "Turpi qoftë për ata që i kanë ndërruar adhurimet mbas meje". Prej tyre do të shpëtojë vetëm një grup i vogël, (Sahihi Buhari, v.7 f.209 dhe Sahihi Muslim, "Babu-ul Havz") sikur që ndahen dhe humbin prej kopesë disa deve".

A ka këtu diçka të pazakonshme? - sepse, Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë:

"Se shpejti, Ummeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e dy grupe; përveç njërit, të gjithë do të shkOjnë në xhehenem". (Sunen-i Ibni Maxhe, "Kitab-ul Fiten", v.2, hadithi 3993; Musnedi Ahmed, v.3, f.120; Sunen-i Tirmidhiu, "Kitab-ul Iman")

 

Për ata, që me të vërtetë Allahu di se çka përrnbajnë zemrat e tyre, ka thënë:

"Kurse shumica e njerëzve, edhe pse ti dëshiron, nuk janë besimtarë" (Jusuf, 103)

"Por jo, Ne ua sollëm atyre të vërtetën, e megjithatë, ata jetojnë me gënjesktra" (Mumin, 90)

 

"Ne ju kemi sjellë të vërtetën, por shumicës nga ju e vërteta nuk i pëlqen" (Zuhruf, 78)

"Premtimi i Allahut është më se i vërtetë, por shumica e tyre nuk e dinë." (Junus, 55)

"Ata ju bëjnë lajka me fjal& e tyre kurse zemrat e tyre kundërshtojnë ngase shumica e tyre janë besëthyes." (Tevbe, 8)

"Allahu është dhurues i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk falënderojnë." (Junus, 60)

"Ata i njohin të mirat e Allahut, pastaj i injorojnë, e shumica e tyre janë jobesimtarr (Nahl, 83)

"Ne shumë herë ua përkujtuam atyre këto fakte që të mendojnë, por shumica e njerëzve nuk deshën tjetër pos refuzimin" (Furkan, 50)

"Dhe, shumica e ryre nuk e beson ndryshe Allahun, vetëm se duke i shoqëruar (zota të #erë)" (Jusuf, 106)

"Por, shumica e tyre nuk e dinë të vërtetën, andaj edhe e kthejnëfttyrën" (Enbija, 24)

"A prej këtij ligjërimi (Kur'ani) po çuditeni? E po qeshni dhe nuk po qani?! Madje edhe e zini në asgjë." (Nexhm, 59-61)