Shumë herë Hz Resulullahu (s.a.a.) ka tërhequr vërejtjen në lidhje me temën e Imametit. Shiitët dhe Ehli Sunneti kanë transmetuar dhe regjistruar shumë hadith-e në lidhje me këtë temë në përmbledhjet e tyre të haditheve. Ndonjëherë e ka përmendur fjalën Imam; ndonjëherë Kalif dhe ndonjëherë Velajet (të gjitha fjalët e kanë kuptimin e udhëheqjes).
Në një hadith ku përmendet fjala Imam, thuhet:
"Më të mbarët prej Imamëve janë ata të cilët ju i doni dhe që ata ju donë juve, ata të cilëve u kërkoni mëshirë prej Allahut dhe të cilët kërkojnë mëshirë për ju nga Allahu. Më të këqijtë prej Imamëve jane ata që ju nuk i doni dhe ata nuk ju duan juve, ju që i mallkoni ata dhe ata ju mallkojnë juve" Sipas një transmetimi, e kanë pyetur Hz Resulullahun (s.a.a.) "A t'i luftojmë këta Imam?" - përgji0ja ka qenë: "Jo, përderisa e mbajnë në këmbë namazin"
(Sahih-Muslim, v.6, f.24 në titullin "Kush janë imamët më të mbarë")
Në një hadith tjetër thuhet:
"Mbas meje do të vijnë disa imamë, të cilët nuk do të veprojnë sipas udhëzimit tim dhe nuk do t'i përmbahen sunnetit tim. Zemrat e disave prej tyre do të .lenë sikur të shejtanit, por trupi do te jetë sikur i njeriut".
(Sahihi Muslim, v.6, f.20. në titullin "Kur të shfagen nxitjet, nuk duhet të largoheni'prej shoqërisë")
Në një hadith ku pënnendet fjala kalif thuhet:
"Kjo fe të qëndrojë deri në ditën e Ringjalljes dhe pa asnjë asedyshje, do t'ju udhëheqin dymbëdhjetë kalifët prej Kurejshëve".
(Sahihi Muslim, v.6, f.4 në kapitullin "Kalifati do të vazhdojë prej Kurejshëve dhe populli do t'i pasojë ata")
Xhabir Ibni Semure thotë:
Kam dëgjuar prej Hz Resulullahut (s.a.a.): "Islami do të jetë i shenjtë përderisa të zgjasë qeverisja e dymbëdhjetë kalifeve". Pastaj tha edhe diçka tjetër, por unë nuk e kuptova. E pyeta babanë tan se çka tha i Dërguari (s.a.a.) dhe ai më tha: "Të gjithë do të jenë prej Kurejshëve''.
(Sahihi Muslim, v.6, f.3 dhe Buhariu v.8, f.105 dhe f.128)
Fjala lmamet pënnendet në hadith-in vijues:
"Së dipejti do të vijnë mbi ju disa udhëheqës, të cilët do t'i ajihni dhe të cilët nuk do t'i pranoni (do t'i kundërshtoni). Ai që i njeh ata, do të zmbrapset prej tyre ndërsa ai që nuk i pranon (që i kundërshton ata), do të shpëtojë. Ata që i pranojnë ata, do të shkatërrohen". E pyetën: "A të luftojmë kundër tyre?" - ai u përgjigj: "Përderisa ta falin namazin, jo",
(Sahihi Mushm v.6, f.23, në titullin "Të qenët farz refuzimi i urdhrave")
Sipas një transmetimi të ngjashëm thuhet:
"Të dymbëdhjetë udhëheqësit do të jenë prej Kurejshëve", (Sahihi Buhari, v.8, f.127. Bab-ul istihlaf )
Në një hadith tjetër duke i paralajmëruar sahabet thotë: "Së shpejti do të lakmoni pozitën e udhëheqësit, por në Ditën e Kiametit do të pendoheni"
(Sahihi Buhari, v8, f.106 titulli "Është mekruh lakmia për pozitën e imamit")
Fjala Vilajet përmendet në këtë hadith:"Allahu e ka shpallur të ndaluar (haram) Xhenetin për një vali që vdes dhe që ka udhëhequr përmes padrejtësive dhe hileve". (burimi i njëjtë)
Në një hadith tjetër ku përmendet fjala vilajet thuhet:
"Të gjitha punët e popullit do të shkojnë mbarë përderisa të zgjasë vilajeti i dymbëdhjetë personave,. që të gjithë prej Kurejshëve". (Muslim, v.6, f.3, titui"Kalifati është prej Kurejshëve")
Për të gjitha hadith-et dhe të gjitha ajetet që i përmendëm, nuk e ndiejmë nevojën e komentimit apo shpjegimit të tyre, dhe këtu nuk po e përmendim asnjë burim të Shiitëve. Vetëm i pënnendëm burimet e sigurta të. Ehli Sunnetit dhe kjo temë se: "Kalifati i takon dymbëdhjetë personave prej Kurejshëve" është e pranuar edhe nga ana e Ehli Sunnetit. Madje, disa prej dijetarëve të Ehli Sunnetit e kanë pranuar se vetë Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: "Mbas meje do të vijnë dymbëdhjetë kalif dhe të gjithe janC prej Beni Hashimëve. (Jenabi-ul Mevedde, v.3, f.104)
Sipas një rrëfimi të transmetuar prej Esh-Shabi Mesrukit thuhet:
"Nje ditë ishim në prani të Ibni Mesudit dhe ishim duke ia prezantliar librat e Kuranit. Një i ri e pyeti: `Athua ka përmendur Resulullahu (s.a.a.) diçka në lidhje me kalifët që do të vijnë mbas tij?' Ibni Mesudi u përgjigj:
`Ti je i.. ri dhe si është e mundur që të interesohesh aq shumë për këto çështje, kurse asnjëri deri më tani nuk më ka pyetur një pyetje të tillë.
Po, Resulullahu (s.a.a.) në lidhje me këtë ka thënë se mbas tij do të vijnë aq kalifë sa. ka pasur fise të Beni Israilëve". (Jenabi-ul Mevedde, v.3, f.105)
Tani do të mundohemi qe të japim shpjegime në lidhje me këtë temë shumë të rëndësishme që ka hapur rrugën e përçarjes në' mesin e myslimanëve mbas ndërrimit jetë të Hz Resulullahut (s.a.a.) dhe t'i cekim pikëpamjet e të dy grupeve në lidhje me provat dhe mendimet e tyre të përbashkëta. Edhe pse myslimandt përbëjnë një Ummet të vetëm, ata janë ndarë në grupe dhe mez-hebe të ndryshme të mendimeve dhe besimeve.
Qoftë në Fikh, qoftë në komentin e Kuranit dhe qoftë në sunnetin e të Dërguarit (s.a.a.), nëse shikojmë në burimin e mosmarrëveshjeve dhe të kundërshtimeve në mesin e myslimanëve, do të vërejmë se kjo ka të bëjë metemën e Imametit dhe Kalifatit. Nuk mundemi që vetëm thjesht ta permendim Kalifatin dhe të mos ndalemi fare te kjo temë sikur të jetë një temë e thjeshtë.
Gjatë tërë historisë janë shpikur hadithe të shumta që nuk janë pëtputhur fare me sunnetin e vërtetë me qëllim të refuzimit dhe mohimit të haditeve të vërteta, ku qëllimi i tyre ka qenë iegalizimi i kalifatit jolegal. Arsyeja e shpikjeve të haditheve të tilla ishte tendenca e-paraqitjes së "gjendjes ekzjstuese" si një gjendje që "duhet të ekzistojë" në mënyrë të tillë. Edhe për sa i përket jetës politike të myslimanëve bashkëkohorë, mund të vërejmë një tendencë ku gjendja ekzistuese mundohet të tregohet si një gjendje legale dhe si një gjendje që duhet të ekzistojë në mënyrë të tillë, pa marrë parasysh çmimin e saj.
Viteve të fundit, udhëheqësit e shteteve arabe janë mbledhur dhe kanë vendosur që të mos e pranojnë Izraelin, të mos lidhin asnjë marrëveshje me ata dhe tokat që janë okupuar në mënyrë të dhunshme, të kthehen mbrapa në mënyrë të dhunshme. Më vonë u mblodhën prapë dhe vendosën për ndërprerjen e marredhënieve me Egjiptin, sepse e pranoi zyrtarisht lzraelin dhe Sionizmin, dhe lidhi marrëdhënie të ndërsjella me Izraelin.
Por, pas disa viteve i harruan të gjitha këto vendime dhe i rivendosën marrëdhëniet rne Egjiptin, duke i mbyllur sytë ndaj marrëveshjes në mes tij dhe Izraelit, madje edhe vetë filluan të vendosin marrëdhënie të ndërsjella me Izraelin. Ndërsa, Izraeli ende nuk i ka njohur të drejtat e popullit të Palestinës dhe nuk ka ndërruar aspak qëndrimin e tij. Përkundrazi, ka shtuar dhunën dhe represionin ndaj popullit të shtypur pal estinez.