Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit

 

Është shumë interesante qëndrimi i Ehli Sunnetit në lidhje me veprimet e robërve që i konsiderojnë si të detyrueshme dhe ta pashmangshme, dhe në anën tjetër se zgjedhja e kalifit mbas Hz Resulullahut (s.a.a.) është bërë përmes zgjedhjes së lirë nga ana e popullit, pra sipas vullnetit të lirë.

 

Në anën tjetër, Shiitët e thonë të kundërtën. Ata e mbajnë parimin se “njeriu është në mes të detyrimit dhe lirisë së plotë” dhe që kanë të drejtë të lëvizin në formën e dëshiruar, me lejen e Allahut. Por, sa i përket çështjes së kalifatit, ata besojnë se njerëzit nuk kanë të drejtë në zgjedhjen e tij. Në shikim të parë, kjo duket si një kontradiktë por në realitet nuk është. Përkundrazi, pikëpamja e Ehli Sunnetit është kontradiktë sepse sipas tyre Allahu i detyron robërit që të veprojnë. Sepse, sipas tyre, zotëruesi i vërtetë i vullnetit të lirë është Allahu, ndërsa njerëzit janë të kapluar nga iluzioni i. autonomisë. Atëherë, sipas kësaj pikëpamjeje, zgjedhja e Ebu Bekrit për kalif në ditën e Sakifes dhe më vonë të Ymerit, qenka një zgjedhje iluzore. Në realitet ata kanë qenë vetëm një instrument i ekzekutimit të urdhrit të Allahut. Është e qartë se kjo pikëpamje është një kontradiktë në vetvete.

 

Shiitët besojnë se robërit janë të lirë në veprimet e tyre dhe, kjo nuk është aspak në kontradiktë me besimin se kalifati realizohet përmes zgjedhjes së Allahut.

 

“Dhe Zoti yt është Ai që krijon atë që do dhe kalon atë që do, ata nuk kanë të drejtë zgjedhjeje” (Kasas, 68)

 

Kalifati nuk i është lënë zgjedhjes së robërve, njëjtë sikur misioni i profetësisë. Allahu i zgjedh vetë të dërguarit prej mesit të popullit dhe i ngarkon me mision. Kështu është edhe çështja e kalifatit. Por, njerëzit janë të lirë gjatë tërë jetës në zbatimin apo kundërshtimin e urdhrit të Allahut. Atëherë, njeriu i përkulet zgjedhjes së Allahut përmes dëshirës së tij os e kundërshton atë përmes dëshirës së tij. Një besimtar i sinqertë pranon zgjedhjen e llahut, ai që e kundërshton dhuntinë e Allahut, ai e refuzon zgjedhjen e Allahut. Allahu Teala na këshillon:

 

“Kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në Dynja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër). E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kiametit do ta ringjall të verbër. Ai (që nuk besoi) do të thotë: ''Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy2'”'. Ai (Allahu) thotë: ''Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t'i ofruam, ashtu je ti i harruar sot''. (Taha, 123-16)

 

Nëse e marrim parasysh pikëpamjen e Ehli Sunnetit, asnjëri nuk do të mbajë përgjegjësi. Ndërsa, sa gjaqe janë derdhur dhe sa padrejtësi janë kryer nga ana e institucioneve udhëheqëse që kanë besuar se janë shfaqur jashtë vullnetit të njeriut. A është Allahu përgjegjës për të gjitha gjaqet e derdhura dhe për të gjitha të drejtat e shkelura!?

 

Disa zotërus të diturisë në fjalë, duke pretenduar vërtetimin e Këtij parimi, e përmendin këtë ajet si provë: “E sikur të donte Zoti yt, ata nuk do bënin atë” (Enam, 112)

 

Por, Shiitët besojnë se çdo person do të jetë përgjegjës për të bërat e tij që kanë hapur rrugën e devijimit dhe të kundërshtimit të Allahut. Këta do të ngarkohen me atë mëkat që e kanë kryer vetë dhe me mëkatin e atyre që e kanë kryer këtë mëkat.

Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë:

“Çdokush është bariu i kopesë dhe çdokush do të jetë përgjegjës për kopenë e tij”

 

Allahu ka thënë:

“Ndalini ata, sepse do të merren në përgjegjësi.” (Saffat, 24)