Për burracakërinë e rebelëve të Xhemelit
Ata (I) gjëmuan si re të zeza e shkrepëtinë si vetëtima, por në fund dëftuan frikën që kishin; ne nuk bubullijmë para se të vetëtijmë mbi armikun, as lëshojmë rrebeshe, përpara se të biem vetë si breshër përmbi ta.
...................................
(I) Imam Aliu flet në këtë fragment ligjërate për rebelët e Xhemelit, që cilët u shfaqën në horizont gjithë bubullima, duke bërtitur e kërcënuar, por në ndeshje morën arratinë dhe u bënë kashtë e koqe. Në krye betoheshin me zë të ntrashur se do bënin këtë e atë, pastaj u treguan aq zemërlepuj, sa ikën nga sytë këmbët nga fusha e betejës. Kurse për ushtrinë e tij Imam Aliu thotë:
”Ne s’e kanosim armikun para betejës, as mburremi e terrorizojmë duke ngritur në qiell britma të panevojshme, sepse nuk është stili i trimave, që të përdorin gjuhën në vend të dorës”. Ja pse ai i udhëzonte shokët e tij: “Ruhuni nga fjalët e shumta, sepse shprehin frikë”