Ligjërata 60

 

Kur mbaroi beteja me harixhitët, Imam Aliut i prunë lajmin e shfarosjes së tyre të plotë. Imam Aliu tha:

 

Jo, ende jo. Ata mbeten ende në kryqet e burrave dhe në ijet e grave. Sa herë që do të ketë për ta një prijës, do vritet bashkë me ta, deri sa më të fundmit e tyre të përfundojnë hajdutë dhe grabitës. (I)

 

.............................

 

(I) Kjo profeci e Imam Aliut doli e vërtetë fjalë për fjalë. Të gjithë prijësit e harixhitëve, që u ngritën në rebelim, u vranë nga shpata. Më poshtë po japim emrat e disave prej atyre që patën një vdekje veçanërisht të shëmtuar:

 

Nafi bin Izrak:

Me emrin e tij është quajtur grupi më i madh i harixhitëve, Azarike. Ai u vra nga Seleme Bexheli gjatë ndeshjes me ushtrinë e Muslim bin Ebisit.

 

Nexhda bin Amir:

Harixhitët e Sektit të Nexhdatëve e kanë emrin prej tij. Është vrarë nga Ebu Fedik Kharixhi.

 

Abdullah bin Ibad:

Sekti Ibadie’ e ka marrë emrin prej tij. U vra në ndeshje me Abdullah bin Muhammed bin Atixhan.

 

Ebu Beihes Hisham bin Xhabir:

Sekti Beihesia mban emrin e tij. Uthman bin Xhabani, governator i Medinas, i preu në fillim këmbët e duart, pastaj e vrau.

 

Urwe bin Udeje:

Ziadi e vrau gjatë sundimit të Mu’avies.

 

Kutre bin Fexhah:

E vrau Suare bin Ebxhar Darimi, kur u ndesh me ushtrinë e Ebu Sufian bin Abradit në Taberistan.

 

Shuzab Kharixhi:

U vra në një përpjekje me Sa’id bin Amr Harshin.

 

Huthare bin Wida Asadi:

U vra nga një anëtar i fisit Taj.

 

Mustaurid bin Urfa:

U vra nga Mekil bin Kejsi gjatë mbretërimit të Mu’avies.

 

Shebib bin Jezid Kharixhi:

Vdiq i mbytur në lumë.

 

Imran bin Harb Sarasibi:

U vra në betejën e Dulebit.

 

Zahhaf bin Taji:

U vra në ndeshje me fisin Tahia.

 

Zubeir bin Ali Seliti:

U vra në ndeshje me Etab bin Varka.

 

Ali bin Beshiri:

U vra nga Haxhxhaxhi.

 

Ubeidullah bin Hune Beshiri:

U vra në ndeshje me Muhilb bin Ebu Safera.

 

Abdullah bin el-Mahudh:

U vra në betejën e Dulebit.

 

Ubeidullah bin el-Mahudh:

U vra në ndeshje me Etab bin Warkan.

 

Ebul Wade:

Mbeti i vrarë në vend kur dikush rrëzoi mbi të një mur të varrezave të fisit të Jeshkarëve.

 

Ubeidullah bin Jahja el-Kindi, Muhtar bin Auf Ezdi, Abrahah ibn Sabah dhe Balxh ibn Ukbah Esedi u vranë nga Muhammed bin Atijje gjatë mbretërimit të Merwan bin Muhammedit (kalifi i fundit Umejjad).