Ligjërata 59

 

Kur (I)  i thanë që harixhitët kaluan urën e Nehravanit dhe ndodheshin në anën tjetër të lumit, (Për të sulmuar kryeqytetin) Imam Aliu vendosi t’u jepte luftë. Me këtë rast ai mbajti këtë fjalim:

 

Aty do bien, më këtë anë të buzë-ujit. Për Atë Zot, as dhjetë nga ata nuk do mbeten gjallë dhe as dhjetë nga ju nuk kanë për t’u vrarë.

 

Sejjid Raziu thotë:

Në këtë fjalim, ‘Nutfa’ nënkupton lumin; kjo është një shprehje mjaft e bukur për ujin, ndonëse mund të mos jetë tamam ky kuptimi i saktë i saj.

 

...........................................

 

(I) Një profeci si kjo nuk mund t’i vishet mençurisë e largpamjes njerëzore. Sytë largpamës mund të parashohin fitoren apo disfatën e të japin një ide për fundin e luftës, por të thuash numrin e saktë të të vrarëve prej secilës palë, kjo është vërtet përtej mundësive njerëzore. Kjo mund të bëhet vetëm nga ai, që mund ta shpojë me dritën e dijes së tij prej Imami të ardhmen e panjohur dhe t’i shohë skenat e saj me sytë e tij, dhe vetëm nga ai, që mund të lexojë në faqet e së ardhmes gjëra që nuk janë shfaqur ende.

Më vonë ngjarjet rrodhën në pajtim të plotë me ç’kishte thënë ky trashëgimtar i dijes së Profetit: Të gjithë harixhitët u vranë, me përjashtim të nëntë vetëve. Dy nga ata u arratisën në Amman, dy në Sixhistan, dy në Kirman dhe dy në Xhezire, kurse njëri u largua për në Tali Morun, në Jemen. Nga ana e Imam Aliut ranë martirë vetëm tetë luftëtarë. Emrat e tyre janë:

Ruba bin Vebir Bexheli, Sa’id bin Khalid Sebije, Abdullah bin Hamad Axhani, Fajaz bin Khalil Ezdi, Kejsum bin Seleme Xhehni, Ebid bin Ebid Khulani, Xhemi’ bin Xhetham Kindi dhe Habib bin Asim Asadi.