Ligjërata 53

 

Pjesë e po asaj ligjërate për përshkrimin e cilësive që duhet të ketë kafsha e caktuar për ditën e Kurban Bajramit.

(Arabisht, ‘Id al-Adha.)

 

Kafsha që është e përshtatshme për t’u flijuar, duhet t’i ketë sytë e qartë e veshët ngritur drejt përpjetë. Po qe se i ka të shëndetshëm veshët e sytë, kafsha e caktuar për t’u bërë fli është e shëndetshme dhe e përsosur, edhe sikur t’i ketë brirët e thyer a t’i tërheqë këmbët zvarrë kur e shpien te vendi i sakrifikimit.

 

Sejjid Raziu thotë:

Shprehja ‘vend i sakrifikimit’ përdoret për vendin ku theret kafsha.