Ligjërata 50

 

Mbi ngatërrimin e të drejtës me të padrejtën

 

Shkaku pse ndodhin të këqija janë dëshirat që e udhëzojnë veprimin në brazdën e tyre, si dhe modifikimi i urdhëresave. (Dispozitave Kur’anore, porosive fetare)

Të dyja këto bien ndesh me Librin e Zotit. Megjithatë, njerëzit bashkëpunojnë me njëri-tjetrin (Libri i Shenjtë e ndalon revizionimin e urdhëresave Hyjnore; por njerëzit që kanë marrë përsipër ruajtjen e pastërtisë së tij, e kanë bërë veprimtari legale modifikimin e tyre, bile këshillohen për këtë gjë edhe me njëri-tjetrin)  për to, ndonëse janë në kundërshtim me Fenë e Zotit.

 

Nëse e padrejta do të kishte qenë e pastër dhe e papërzier me të drejtën, s’do ishte më e fshehtë për atë që e kërkon. E nëse e drejta do të kishte qenë e pastër dhe e patrazuar me të padrejtën, s’do t’u linte më gojë armiqve të saj. E keqja është në marrjen e diçkaje nga njëra dhe në përzierjen e saj me diçka të marrë prej tjetrës.

 

Ky është laku ku Shejtani kap viktimat e tij. Kthetrave të tij mund t’u ikin veç ata, që Zoti i ka pajisur me virtyt qysh më parë.