Ligjërata 48
Mbajtur gjatë marshimit mbi Siri
Zotit ia kemi hua lëvdatën sa kohë bie natë, përhapet errësirë e ngrihen yjet për t’u ulur prapë.
(Detyrimi i njeriut ndaj Krijuesit duhet të vazhdojë sa kohë që toka të rrotullohet duke prodhuar ditën dhe natën. E meqenëse ky proces do të vazhdojë deri sa sistemi diellor të jetë në galaktikë e galaktika të jetë në Gjithësi, kjo do të thotë se lavdërimi i Zotit duhet të vijojë deri sa të marrë fund ekzistenca e Gjithësisë.)
Qofsh lëvduar, o Zot, për Mirësinë që nuk të mungon kurrë e favoret që nuk të shlyhen kurrë! (Favoret e Zotit janë falas dhe nuk kërkohet rikthimi i tyre.)
Kështu, pra, kam nisur një pararojë (I) me urdhrin për të kampuar më këtë anë të buzës së ujit, përderisa t’u shkojnë udhëzime të reja. Synimi im është që ta kalojmë lumin e të hidhemi në vendbanimet buzë Tigrit, për të ngritur njerëzit e tyre që të marshojnë kundër armikut së bashku me ne. Në këtë mënyrë do sigurojmë një forcë tjetër në ndihmë tuaj.
Sejjid Raziu thotë:
Fjala ‘Mitat’ që përdor Prijësi i Besimtarëve në këtë rast, ka parasysh vendin ku ka urdhëruar njerëzit e tij të kampojnë e që ishte bregu i Eufratit. ‘Mitat’ është përdorur për të treguar bregun e një lumi, megjithëse kuptimi i tij letrar është ‘vend i ulët, ultësirë’; ndërsa me fjalën ‘Nutfa’ do të tregojë ujërat e lumit. Kombinimi i gjithë këtyre fjalëve krijon një shprehje të magjishme.
......................
(I) Këtë ligjëratë Imam Aliu e ka mbajtur në kampin e ngritur në Luginën e Nakiles, ditën e Premte, më 5 Shewal të vitit 37 H., gjatë marshimit për në Siffin. Pararoja që përmendet në të, ka parasysh dymbëdhjetë mijë luftëtarët e nisur drejt Siffinit nën komandën e Ziad bin Nazrit dhe Shureih bin Haniut. Kurse forca e vogël e Madaenit ishte një grup prej një mijë e dyqind vetash, të cilët iu bashkuan Imam Aliut në përgjigje të thirrjes së tij.