Ligjërata 47

 

Lidhur me mjerimet e pritshme të Kufas

 

O Kufa! m’u sikur e kam përpara syve tkurrjen tënde,si të lëkurës së regjur të tregut të Ukhazit (I) ; vuajtjet do të të gërryejnë e do kalërosh mbi trazira të rrepta. Sigurisht (II) unë e di: Zoti do t’i bëjë ta paguajnë shtrenjtë të gjithë tiranët që do të ta duan të keqen dhe do dërgojë dikë a diçka për t’ua këputur jetën.

 

....................................

 

(I) Në kohët paraislamike ishte zakon të bëhej pranë Mekës një panair i përvitshëm. Në të tregtoheshin kryesisht lëkurë kafshësh. Vendi quhej Ukhaz, prandaj dhe lëkura lidhet me këtë emër. Përveç shitjeve dhe blerjeve, në Ukhaz organizoheshin takime letrarësh, në të cilat Arabët e kishin zakon të recitonin veprat e tyre për të fituar admirimin e dëgjuesve. Më vonë, pas Islamit, ky treg e humbi rëndësinë e tij, për shkak të grumbullimeve më të përshtatshme, që organizoheshin me rastin e Haxhxhit.

 

(II) Kjo profeci e Imam Aliut u përmbush fjalë për fjalë. Bota shikoi se si sundimtarët që e ushtruan pushtetin e tyre për tirani e padrejtësi, patën një fund tragjik, pa se si veprimtaria e tyre kriminale dhe gjakderdhjet që vet ata shkaktuan hapën rrugët e shkatërrimit të tyre. Kështu për shembull Ziad bin Abihut (bir i një babe të panjohur) i erdhi fundi kur mbante një ligjëratë, me të cilën rrekej të përgojonte Imam Aliun; papritur i ra damllaja e s’lëvizi më nga shtrati, derisa vdiq.

 

Pas masakrës së tmerrshme që shkaktoi, Ubeidullah bin Ziadi u sëmur nga lebra dhe më në fund e gjeti vdekjen nga një shpatë gjakmarrëse. Mizoria e Haxhxhaxh bin Jusufit përcaktoi për fat të tij vdekjen me dhembje të lemerishme nga një tufë gjarpërinjsh, që iu shfaq papritur në stomak. Umer bin Hubeire vdiq nga leukoderma. Khalid Kesari vuajti mundimet e robërisë dhe u vra në një mënyrë fare të shëmtuar. Edhe Musa’b bin Zubeiri dhe Jezid bin Muhlibi u vranë nga shpata.