Ligjërata 46
Kur vendosi të marshonte drejt Sirisë, Imam Aliu tha këto fjalë:
O Zot, më jep mbrojtjen Tënde nga mundimet e marshimit, nga helmi i kthimit të trishtë e nga rreziku i rrënimit të pronave dhe njerëzve.
(Bëhet fjala për familjet e pronat e luftëtarëve që mbeteshin prapa të pambrojtura.)
O Zot, Ti je shoku ynë në marshime e Ti je Ai që lëmë prapa për të na mbrojtur familjet. Askush tjetër, përveç Teje, s’i bashkon dot në një të dyja këto gjëra, sepse nuk mund të na bëhet shok udhe një që mbetet pas dhe nuk mund të mbetet pas një që na shoqëron ndërkohë që ne marshojmë.
(Vetëm Zoti është i kudogjendur dhe i plotpushtetshëm, vetëm Ai është me këdo dhe kudo në të njëjtin moment.)
Sejjid Raziu thotë:
Pjesa e parë e kësaj ligjërate është e Profetit, Imam Aliu vetëm sa e ka plotësuar mjeshtërisht duke shtuar në fund disa shprehje tepër elokuente. Shtesat nisin me fjalët ‘Askush tjetër, përveç Teje, nuk mund t’i bashkojë ...’ dhe vazhdojnë deri në fund.