Ligjërata 43

 

Pasi Imam Aliu kishte nisur Xherir ibn Abdullah Bexheliun tek Mu’avia për të kërkuar betimin e tij të besnikërisë, disa përkrahës të tij e këshilluan të niste përgatitjet për luftë me Sirinë. Imam Aliu u tha:

 

Për sa kohë që Xheriri është akoma në Siri, të përgatitësh luftën kundër saj është njësoj si t’ua mbyllësh njerëzve të saj dyert e veprimit të mirë e t’i largosh prej tij, nëse e duan vërtet një gjë të tillë. Sido që të jetë, unë i kam caktuar Xheririt një kufi në kohë; pas tij ai nuk duhet të rrijë më atje, veç në e mashtrofshin e në mos u bindtë. Mendoj të tregohemi të duruar dhe të presim dhe ca.

 

Po prapë nuk jam kundër që të jemi gati. E kam parë këtë çështje në çdo pikëpamje dhe nuk kam gjetur zgjidhje tjetër, përveçse luftën ose pajtimin me pabesinë. Ju e dini që ka patur një sundimtar që futi praktika të reja dhe i bëri njerëzit që ta kundërshtojnë hapur.

Dhe kështu, në fillim ata folën, po pastaj u ngritën më këmbë dhe e ndryshuan të gjithë sistemin. 

(Me këtë sugjerohet që problemet të trajtohen me kujdes, sepse situatat e krijuara ishin delikate dhe mund të shpinin fare lehtë në rebelime të reja.)