Ligjërata 42
Për veprimin sipas dëshirave dhe ambicjet e tepruara
O njerëz, dy gjëra janë ato që druaj më shumë për ju: Veprimi sipas dëshirave dhe shtimi i ambicjes. Veprimi sipas dëshirave të largon nga e vërteta, kurse shtimi i ambicjes të bën ta harrosh botën tjetër.
Ta dini që kjo botë ndryshon shpejt e prej saj nuk mbetet gjë, përveç ca thërrimeve të fundit, si në fundin e një ene të boshatisur. Hapni sytë e përgjoni afrimin e botës tjetër.
Secila syresh është si një mëmë që ka bijtë e vet e secila syresh ka dashuruesit e vet. Por secili nga bijtë do t’i shkojë pas së ëmës Ditën e Gjykimit, prandaj bëhuni bijtë e botës së përjetshme.
Sot është dita për të vepruar dhe nuk kërkohet llogari, por nesër do jepet vetëm llogari e nuk do të ketë më kohë për të vepruar.
Sejjid Raziu thotë:
‘Hazzaa’ do të thotë ‘shpejt’, por disa njerëz e kanë lexuar këtë fjalë si ‘Jazzaa’. Kështu përftohet kuptimi ‘cikli i gëzimeve tokësore do marrë fund së shpejti’.