Këshilla për të mos e ngarkuar veten në këtë botë
Përpara është vendi për ku shkoni (Parajsa apo Skëterra) e prapa ju grah ora. (E vdekjes suaj.) Mbajeni veten të lehtë (Nga barra e mëkateve dhe e veseve) dhe nxitoni të kapni kë është përpara. (Në merita.) Më të parët tuaj (Që ju kanë paraprirë, që janë larguar nga kjo botë përpara jush) presin më të prasmit tuaj.
Sejjid Raziu thotë:
Në qoftë se do të vihej në balancë me ndonjë thënie tjetër, veç fjalës së Zotit dhe të Profetit, kjo thënie e Aliut do të kishte rënduar më shumë dhe do të kishte qenë më e lartë në çdo pikëpamje. Shprehja ‘mbajeni veten të lehtë e nxitoni të kapni ...’ është më e shkurtra, që është dëgjuar ndonjë herë e që përçon një kuptim të tillë, kaq të thellë. Sa i gjerë është kuptimi i saj e sa i kulluar burimi i urtësisë së saj!
Madhështia dhe domethënia e kësaj fraze analizohet hollësisht në librin tonë Khasa’is.