Pas rimarrjes së tokave e pasurive që Uthmani u kishte dhuruar njerëzve të tij, (Kur erdhi në krye të shtetit, Imam Aliu konstatoi që Kalifi i Tretë u kishte dhuruar të afërmve të tij prona të gjera e shuma të mëdha parashë. Ibn Ebi’l-Hadidi dhe Ebu Uthman el-Xhahizi thonë se, kur muslimanët pushtuan Armeninë, Kalifi ia dha Merwan bin Hakamit gjithë të ardhurat e ekonomisë së këtij vendi të pasur. Imam Aliu s’u pajtua kurrë me këtë lloj nepotizmi dhe plaçkitjeje të pasurisë së përbashkët. Ai i mori përsëri në thesarin e muslimanëve të gjitha këto prona e pasuri) Imam Aliu tha:
Për Allah, edhe po të ishin shpenzuar për të martuar gra e blerë vajza skllave, do t’i kisha kërkuar e marrë prapë këto pare. Përgjegjësitë në bërjen drejtësi lidhen me shumë fusha e pasojat e saj shkojnë tepër larg në kohë; kush i kupton vështirësitë e bërjes drejtësi, duhet të kuptojë që bërja e padrejtësisë është akoma më e vështirë.