Edhe kjo ligjëratë është një qortim për popullin e Basras
Dheu juaj është pranë ujit (Gjiri Persik, nga njëra anë, dhe deltat e Tigrit e të Eufratit, nga ana tjetër) dhe larg qiellit. (Shikoni shënimet 683-685 lidhur me të njëjtën çështje në ligjëratën 13. Ideja është të thuhet se basaritët nuk mund të përfitojnë më nga favoret e qiellit përmes mirësive që u ka falur natyra. Dhe kjo për shkak të mendimeve dhe punëve të tyre të liga)
Urtësia juaj ra në kurth e mendjet tuaja u topitën. Tani jeni bërë shenjë për harkëtarin, kafshatë për ngrënësin e pré për gjahtarin.