Ligjërata 10

 

Për Talhain dhe Zubeirin

 

(Imam Aliu e mbajti këtë ligjëratë kur Zubeiri e Talhai u nisën nga Meka, pasi thyen betimin e tyre të besnikërisë dhe i prenë lidhjet me Prijësin e Besimtarëve. Ai e kuptoi me intuitën e mprehtësinë e tij të zakonshme, që prapa gjithë kësaj pune ndodhej Mu’avia, që ata po vepronin sipas udhëzimeve të tij, dhe që ishte pikërisht Mu’avia ai që i përdorte si masha të tij. Imam Aliu parashikon rezultatin e rebelimit të tyre e parathotë fundin e tyre.)

 

Shejtani (I)  ka grumbulluar besnikët e tij dhe ka vënë në radhë kalorësit e këmbësorët e tij. E unë kam veç dijen e urtinë time, sigurisht. Unë s’e kam gënjyer ndonjëherë veten time, as më kanë gënjyer të tjerët ndonjëherë. Për Atë Zot, do të mbush për ta një depo buzë më buzë me ujë, po prej saj vetëm unë (Fjala është për përgatitjen dhe dhënien e një beteje të tillë, që askush nga kundërshtarët e betuar të Imam Aliut të mos mund të dilte i gjallë nga fusha e saj; kurse ata që do t’i shpëtonin vdekjes, ngaqë s’morën pjesë në të, të mos guxonin më të luftonin kundër tij.) do marr. Kurse ata as do mund të ikin prej saj, dhe as do mund të rikthehen drejt saj ..

 

.................................................

(I) Kur Talhai dhe Zubeiri u rebeluan duke shkelur betimin e besnikërisë e u nisën (Nga Meka.) për në Basra të shoqëruar nga Aisheja, Imam Aliu mbajti një fjalim të gjatë, pjesë e të cilit është fragmenti i mësipërm. Sipas Ibn Ebi’l-Hadidit, ‘Shejtani’ që përmendet në këtë ligjëratë nënkupton Shejtanin e vërtetë si dhe Mu’avien. Dihet që Mu’avia konspironte me Talhain dhe Zubeirin, duke i nxitur të luftonin kundër Imam Aliut; megjithatë nënkuptimi i Shejtanit të vërtetë duket më i natyrshëm e më i qartë dhe pajtohet më mirë me situatën dhe rrethanat.