9. SURETUL - LE JL (92)

(21 ajete)

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit të madh!

 

1. Betohem në natën, që me errësirë mbulon gjithësinë,

2. betohem në ditën, kur ajo shkrepëtin,

3. betohem në Atë, që krijoi mashkullin e femrën,

4. vërtet, veprimi juaj është i llojllojtë!

5. E sa i përket atij, që jep dhe ruhet,

6. dhe vërteton bindshëm për më të mirën,

7. Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën.

8. E sa i përket atij, që bën koprraci dhe e ndien veten të pavarur (nga Zoti),

9. dhe që përgënjeshtron atë më të mirën,

10. Ne do ta përgatisim për më të vështirën.

11. E pasuria e tij nuk do t’i bëjë dobi, kur ai të zhduket.

12. Detyra jonë është vetëm të udhëzojmë.

13. Dhe vetëm Jona është bota tjetër si dhe kjo.

14. Unë iu kam tërhequr vërejtjen për zjarrin të ndezur fort,

15. që aty nuk hyn tjetër, pos atij që është më i prishuri,

16. i cili përgënjeshtroi dhe u zmbraps.

17. Ndërsa ai që është më i devotshëm do të jetë larg tij,

18. ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet,

19. e jo për ta shpërblyer ndokush, që i ka bërë mirë më parë,

20. por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të Lartit.

21. Gjithsesi ai do ta gëzojë atë kënaqësi!