Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit të madh!
1. Betohem në qiellin dhe yllin ndriçues (të natës)!
2. E ku e di ti se çka është tariku - trokitësi?
3. Ai është ylli që shpon (errësirën me dritë).
4. Nuk ka asnjë njeri, që ndaj tij të mos ketë përcjellës.
5. Le të shikojë njeriu, se prej çfarë është krijuar?
6. Ai është krijuar prej një uji, që hidhet fuqishëm,
7. e që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.
8. E s’ka dyshim, se Ai ka fuqi ta rikthejë në jetë atë,
9. ditën kur do të gjurmohen të fshehtat.
10. E ai (njeriu) nuk ka, as forcë, as ndihmëtarë.
11. Betohem në qiellin, që kohë pas kohe kthehet me shi,
12. edhe tokën që çahet për bimë,
13. është e vërtetë se ai (Kurani) është një fjalë që dallon - gjykon!
14. Nuk është ai i parëndësishëm (lojë e kotë)!
15. Ata vërtet bëjnë kurthe.
16. Po edhe Unë përgatis kurthe për ta!
17. E ti jobesimtarëve jepju afat, afatizoji ata pak.