Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit të madh!
1. Betohem në këtë qytet!
2. E ti je që gjendesh në këtë qytet!
3. Betohem në prindin dhe në atë që lind prej tij!
4. Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme.
5. A mendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë askush?
6. E thotë: “Unë kam shpenzuar shumë pasuri!”
7. A mendon ai, se atë askush nuk e ka parë?
8. A nuk i dhamë Ne atij dy sy,
9. edhe gjuhë e dy buzë,
10. dhe i sqaruam atij për të dy rrugët?
11. E ai nuk u hodh në përpjetëzën (rrugë e vështirë - qafëmalit).
12. E ç’gjë të mësoi ty, se ç’është Akabe (rruga e vështirë)!
13. Është lirimi i një skllavi,
14. ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria:
15. Ndonjë jetimi që është i afërt,
16. ose ndonjë të varfri, që e ka molisur varferia.
17. E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshilluan për mëshirë (për ndihmë),
18. të tillët janë të zotët e anës së djathtë.
19. Ndërsa ata që nuk i besuan argumentet Tona, ata janë të së majtës.
20. Kundër tyre është zjarri i mbyllur.