32. SURETUL - HUMEZEH (104)

(9 ajete)

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit të madh!

 

1. Mjerë për secilin që ofendon e përqesh (njerëzit),

2. që ka tubuar pasuri dhe që atë e ruan të mos i pakësohet.

3. E mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm.

4. Jo, të mos mendojë ashtu! Se ai patjetër do të hidhet në Hutame.

5. E çka di ti, se ç’është Hutame?

6. Është zjarri i Allahut i ndezur fort,

7. që depërton deri në brendi të zemrës.

8. Ai i mbyll ata, ua zë frymën.

9. Ata janë të lidhur në pranga të njëpasnjëshme.