28. SURETUT-TIN (95)

(8 ajete)

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit të madh!

 

1. Betohem në fikun dhe ullirin,

2. dhe (kodrën) Turi Sina-en,

3. dhe këtë qytet të sigurisë,

4. vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur!

5. Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve.

6. Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë. 7. E pas gjithë kësaj, ç’të shtyu të përgënjeshtrosh Ditën e Shpërblimit (përgjegjësisë)! 8. A nuk është Allahu më i Urti i gjykuesve?