Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit të madh!
1. Betohem në diellin dhe dritën e tij,
2. betohem në hënën, kur vjen pas tij,
3. betohem në ditën, kur ai (dielli) e shndrit,
4. betohem në natën, kur ajo e mbulon atë (dritën e diellit),
5. betohem në qiellin, dhe Atë që e ndërtoi atë,
6. betohem në tokën, dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi),
7. betohem në njeriun, dhe Atë që e krijoi atë,
8. dhe ia mësoi, se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij,
9. vërtet, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten,
10. e ka dështuar ai, që e poshtëroi veten!
11. Themudi përgënjeshtroi për shkak të arrogancës së vet.
12. Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë.
13. E Pejgamberi atyre iu pat thënë: “Kini kujdes devenë e Allahut dhe ndaj pengimit të saj, që të pijë ujë".
14. Ata nuk i besuan atij dhe atë (devenë) e therën dhe Zoti i tyre për shkak të mëkatit të tyre ua rreshtoi ndëshkimet dhe i rrafshoi,
15. duke mos iu frikësuar prapavijës së atij (ndëshkimi).