21. SURETUN - NAS (114)

(6 ajete)

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit të madh!

 

1. Thuaj: Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve,

2. Sunduesin e njerëzve,

3. të Adhuruarin e njerëzve,

4. prej të keqes së cytësit që fshihet,

5. i cili bën cytje në zemrat e njerëzve,

6. qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit!