18. SURETUL - KAFIRUN (109)

(6 ajete)

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit të madh!

 

1. Thuaj: “O ju jobesimtarë!

2. Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni!

3. As ju nuk jeni adhurues të Atij, që unë e adhuroj!

4. Dhe unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni!

5. Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij, që unë e adhuroj!

6. Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)!