Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit të madh!
1. A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër?
2. Po ai është që e përzë, në mënyrë të vrazhdë bonjakun.
3. Dhe që nuk nxit për ta ushqyer të varfrin.
4. Pra shkatërrim është për ata që falen,
5. të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm,
6. ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe),
7. dhe nuk japin, as sendin më të vogël (as hua).