16. SURETUL - TEKATHUR (102)

(8 ajete)

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit të madh!

 

1. Juve iu preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurisë, të fëmijëve, të pozitës),

2. derisa të mos i vizitoni varrezat (të bëheni banorë të tyre - të vdisni)!

3. Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë!

4. Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni!

5. Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu).

6. Ju patjetër do ta shihni xhehenemin.

7. Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht.

8. Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e Dunjasë).