Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit të madh!
1. Betohem në vrapuesit e shpejtë (kuajt) që hingëllijnë,
2. e që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët,
3. dhe të cilët vërsulen herët në agim,
4. e me të (vërsulje) atëherë çojnë pluhur,
5. dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut),
6. vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet!
7. Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzjeje).
8. Dhe ai është që shumë e do pasurinë.
9. A nuk e di ai, se kur të nxirret çka është në varreza?
10. Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjokse.
11. E atë ditë, pa dyshim Zoti i tyre është i Njohur hollësisht për punën e tyre!