Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit të madh!
1. A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd?
2. Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde,
3. e cila shtypte shpinën tënde,
4. dhe Ne ta ngritëm lart famën tënde?
5. E pa dyshim, se pas vështirësisë është lehtësimi.
6. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.
7. E kur ta kryesh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (Allahut).
8. Dhe vetëm te Zoti yt përqëndro synimin!