Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit të madh!
1. Betohem në paraditen,
2. betohem në natën kur shtrin errësirën,
3. Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur,
4. dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para,
5. e Zoti yt do të të japë ty, e ti do të kënaqesh!
6. A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje).
7. Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzoi.
8. Dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi.
9. Pra, mos e përul jetimin!
10. As lypësin mos e përzë!
11. E me të mirat që t’i dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)!