1. El-‘Alek (96)

(19 ajete)

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit të madh!

 

 

1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).

2. Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).

3. Lexo! Se Zoti yt është më bujari!

4. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë.

5. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.

6. Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë,

7. Për shkak se e ndien veten të pavarur.

8. Po kthimi është vetëm te Zoti yt.

9. A më tregon atë që pengon,

10. një rob kur ai falet?

11. Ç’mendon kur ai (robi) është në rrugë të drejtë?

12. Ose ai (rob) urdhëron për sinqeritet.

13. A më tregon nëse ai përgënjeshtron dhe zmbrapset (nga besimi)!

14. Jo, jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin.

15. Ballin rrenacak, mëkatar.

16. A nuk e di ai, se Allahu e sheh?

17. E ai le t’i thërret ata të vetët.

18. Ne do t’i thërrasim zebanitë.

19. Jo, jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të.