Ehli Bejti - Burim i dijeve islame
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet i takojnë Zotit të botëve. Paqja dhe bekimet qofshin mbi Profetin Muhamed, mbi familjen e tij të pastër dhe mbi shokët e tij të zgjedhur. Ne myslimanët grindemi për çështje të brendshme, ndërkohë që armiqtë e Islamit na kanë përçarë nga jashtë në atë mënyrë sa ne nuk e ndiejmë. Ne jemi dobësuar për të mbrojtur vendet tona dhe armiqtë na kanë sunduar. Allahu i Madhëruar thotë:
“Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t‟ju lërë fuqia. Bëhuni të durueshëm, se Allahu, me të vërtetë, është me të durueshmit.” (Sure “En Enfal”, ajeti 46.)
Sot, në këto ditë dhe në çdo kohë, ne duhet të kthehemi te Libri (Kur‟ani) dhe Suneti, fjalët, veprat dhe miratimet e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) për mosmarrëveshjet që kemi dhe të bashkojmë fjalën tonë rreth këtyre dy burimeve, ashtu siç thotë Allahu i Madhëruar:
“…Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit…” (Sure “En-Nisa”, ajeti 5.)
Në këtë seri hulumtimesh do të bazohemi te Libri dhe Suneti, për të nxjerrë prej tyre çështjet që janë të papajtueshme për ne. Le të jenë këto hulumtime, me lejen e Allahut Fuqiplotë, faktorë të bashkimit të fjalës sonë.
Shpresojmë që dijetarët të bashkohen me ne në këtë fushë dhe së bashku të përpiqemi të shkulim rrënjët e mosmarrëveshjeve e të mospajtimeve. Le të mbjellim në vend të tyre farën e dashurisë, të mirëkuptimit dhe të unitetit. Vërtet, Allahu është Mbarësuesi dhe Atij i mbështetemi për gjithçka.
Titulli:
Në tryezën e Kur'anit dhe Sunnetit (Ehli Bejti - Burim i dijeve islame)
Autori: Xhafer Subhani
E përktheu nga gjuha arabe: Vullnet MERJA
E redaktoi: Liseda RAMAJ
E korrektoi: Vjollca KARAJ
Përgatitja grafike dhe kapaku: Sabrie FEZA
Botoi: Shoqata "FLLADI"