Kur dëgjojmë Profetin e nderuar, (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), duke thënë: “Kam lënë për ju dy pika shumë të forta reference, pas të cilave duhet të kapeni fort për zgjidhjen e çështjeve dhe të aktivitetit tuaj të jetës. Në rast se kapeni pas tyre nuk keni për të humbur dhe as keni për të devijuar kurrë kur unë të jem larguar nga kjo botë. Ato janë: Libri i Allahut të Madhëruar dhe tradita e familjes sime”, duhet të...
Allahu i Madhëruar nuk ia ka mundësuar njerëzimit të vendosë vetë lidhur me ndjekjen dhe me pasimin. E vetmja mënyrë për të mbërritur tek Allahu i Madhëruar, tek mirëqenia e përkohshme e kësaj bote dhe e Botës së Përtejme, është i Dërguari i Allahut. Askush nuk mund dhe nuk ka të drejtë të zgjedhë një rrugë tjetër për të arritur tek Ai, tek kënaqësia e Tij. I Dërguari i Allahut është i vetmi i cili mund t‟i dërgojë ata tek lumturia e përjetshme, tek...
Kjo është një nga arsyet më të mëdha përse duhet t‟i referohemi vazhdimisht Allahut të Madhëruar dhe të Dërguarit të Tij për çështjet tona më të rëndëishme të jetës. Lidhur me këtë dimension shumë të rëndësishëm, i Dërguari i Allahut, (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), ka thënë: “Kam lënë për ju dy pika shumë të forta reference, pas të cilave duhet të kapeni fort për zgjidhjen e çështjeve dhe të aktivitetit të...
Nuk ka pasim, nuk ka ndjekje, nuk ka “tesheju’u” kur zemra nuk është e pastër. Lexojmë ajetin kur'anor në të cilin Allahu i Madhëruar thotë: “Pa dyshim që një nga ithtarët e besimit të tij, (të Nuhut), ishte Ibrahimi, kur erdhi tek Zoti i tij me zemër të pastër." (Surja "Saffat", ajeti 83-84.) Në këtë ajet kur'anor na shfaqet qartë një tjetër kuptim shumë i rëndësishëm i lidhur me kuptimet e tjera të fjalës “ettesheju‟u”. Këtu vihet theksi mbi një...
Kjo lloj ndjesie, (që është ndjekja e Allahut të Madhëruar, në kuptimin e nënshtrimit dhe të dorëzimit ndaj Tij si Krijuesi i gjithçkaje) është një ndjesi e ngulitur thellë mendjeve dhe në shpirtërat e profetëve. Kjo është një ndjesi që e ka origjinën tek zanafilla e tyre e krijimit. Ata janë produkte të natyrshme të shtyllave kurrizore dhe të mitrave të pastra. Këta njerëz janë ata, të cilët e kanë kuptuar dhe e kanë jetuar deri në imtësi “et-tesheju”...