Shejhul-Islam Selīm el-Bishrī el-Mālikī u lind në mahallën Bishr të prefekturës el-Buhejra, Egjipt, më 1248/1832. Studioi në el-Ez‘her, drejtimin e të cilit e mori më pas dy herë: 1317/1900 - 1320/1904 dhe 1327/1909 - 1335/1916. Gjatë mandatit të tij u zbatua sistemi i testimit të kandidatëve për mësimdhënie në el-Ez‘her. Shumë nga ‘ulemātë e kaluan këtë provim. Në drejtimin e el-Ez‘herit ishte rigoroz dhe përgjegjësitë e tij nuk e frenuan asnjë çast nga mësimdhënia. La mjaft vepra, shumica e të cilave janë komente shtesë dhe shpjegime mbi librat e selefëve, si: Hashījetu Tuhfeti el-Tulābi li Sherhi Risāleti Edeb; Hashījetun ‘alā’ Risāleti Shejh ‘Alī fī tewhīd; Sherh NehxhulBurdeh; el-Istī’nas fī Bejāni’l-A‘lem we Esmā’il-Ahbās. Shumë profesorë të el-Ez‘herit u mbështetën tek ai. Shejh Selīm el-Bishrī vdiq më 1335/1916.
Sejjid ‘Abdul-Husein Sherafuddīn elMūsawī u lind në Kādhimijje, Irak, më 1290/1873 nga prindër fisnikë, origjina e të cilëve shkon te i Dërguari i Allahut (s). Studioi te dijetarë të shquar në Samarrā dhe Nexhef ul-Eshref, duke shkëlqyer në qarqet e dijes si nxënës dhe si mësues. Në moshën 32-vjeçare, u kthye të punonte në Xhebel ‘Āmile (Liban), ku kishte dhe prejardhjen. Pas njëfarë kohe, arriti të bëhej prijësi i saj i madh. Sejjidi udhëhoqi ndryshimin shoqëror në vend dhe iu kundërvu kolonizimit dhe pushtimit francez, që e përndoqi, e persekutoi, i dogji shtëpinë dhe banesën, përfshi bibliotekën e tij madhështore. Familja iu degdis dhe ai kaloi nga Libani në Sham, Palestinë, Egjipt dhe kudo që shkoi ishte pishtar për Islamin e dritë për muslimanët. Në Ez‘her u takua me dijetarët e mëdhenj dhe parinë e nderuar dhe së andejmi u kthye në vendlindje. La vepra e replika shkencore të panumërta dhe gëzon peshë të madhe mes dijetarëve islamë e muxhtehīdëve. Vdiq më 8 Xhumāda’ eth-Thānī 1377/ 30 Tetor 1956.
Jetëshkrimi i autorit
Autori
Hyrje & Kushtim
Letra 1 / Letra 2
Letra 3 / Letra 4
Letra 5 / Letra 6
Letra 7 / Letra 8
Letra 9 / Letra 10
Letra 11 / Letra 12
Letra 13 / Letra 14
Letra 15 / Letra 16
Letra 17 / Letra 18
Letra 19 / Letra 20
Letra 21 / Letra 22
Letra 23 / Letra 24
Letra 25 / Letra 26
Letra 27 / Letra 28
Letra 29 / Letra 30
Letra 31 / Letra 32
Letra 33 / Letra 34
Letra 37 / Letra 38
Letra 39 / Letra 40
Letra 41 / Letra 42
Letra 43 / Letra 44
Letra 45 / Letra 46
Letra 47 / Letra 48
Letra 49 / Letra 50
Letra 51 / Letra 52
Letra 53 / Letra 54
Letra 55 / Letra 56
Letra 57 / Letra 58
Letra 59 / Letra 60
Letra 61 / Letra 62
Letra 63 / Letra 64
Letra 65 / Letra 66
Letra 67 / Letra 68
Letra 69 / Letra 70
Letra 75 / Letra 76
Letra 77 / Letra 78
Letra 79 / Letra 80
Letra 81 / Letra 82
Letra 83 / Letra 84
Letra 85 / Letra 86
Letra 87 / Letra 88
Letra 89 / Letra 90
Letra 91 / Letra 92
Letra 93 / Letra 94
Letra 95 / Letra 96
Letra 97 / Letra 98
Letra 99 / Letra 100
Letra 101 / Letra 102
Letra 103 / Letra 104
Letra 105 / Letra 106
Letra 107 / Letra 108
Letra 109 / Letra 110
Letra 111 / Letra 112