TREGIMI RRETH ISLAMIT TË TIJ
Kanë thënë: “Përsa u përket jehudive, ata kishin qëllim shuarjen e dritës së Islamit me anë të përhapjes së bidateve (risive) në fenë islame dhe prishjen e unitetit të myslimanëve, përfshirë edhe ato që bëri Abdullah ibn Sebe, me stisjen e Shi‟izmit ndaj Aliut (Allahu i ndriçoftë fytyrën!), duke zmadhuar figurën e tij, si dhe duke futur frymën e përçarjes në mesin e myslimanëve, për çështjen e hilafetit.
(Tefsiri “El Menàr”, i autorit Sej‟jid Muham‟med Reshijd Ridà, vëll. 10, f. 386)
Gjithashtu kanë thënë: “Esh‟shaëbij‟ji ka përmendur se Abdullah ibn Seuda bashkëpunonte në doktrinën që ai shfaqte së bashku me lëvizjen seb‟ij. Ai është jehudi prej Hijrehit, u hoq sikur përqafoi Islamin, me qëllim që të arrinte një vend ndër dijetarët e Kufes, të quajturit “kufij‟jùn”, që të kishte një pozitë në mesin e tyre. Shpesh Ibn Seuda thoshte: “Teurati shprehet se për çdo profet ka një të porositur dhe se Aliu është i porosituri i Muhamedit.” Pastaj shtonte se Aliu është më i miri i të porositurve, ashtu siç është edhe Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të e mbi familjen e tij!) më i miri e më i nderuari i profetëve.”
Disa prej shkrimtarëve selefij kanë përmendur se Ibn Seuda ishte prej dashamirësve të jehudive, kishte qëllime të këqija ndaj Islamit dhe lakmonte të prishte Islamin, me anë të interpretimeve që bënte për Aliun e për djemtë e Aliut. Ai shprehej se do të vazhdonte në këtë drejtim, derisa myslimanët të thoshin për Aliun, ashtu siç thonë kristianët për Isain. Gjithashtu kanë thënë: “Rafiditë u zhytën në mohim më shumë se sa të tjerët që ndiqnin dëshirat. Rafiditë morën anën e Ibn Seudas dhe shkarjet e tyre në rrugën e humbjes u përzien me interpretimet e tij.”
(“Elferku bejnel-fireki”, autori Ebu Mensur Abdulkahir Elbagdadij (vdekur në vitin 1429 të Hixhretit), K. 4, f. 241, Botuar në Tabriz, në vitin 1333 të Hixhretit, përkthim prej gjuhës perse)
Gjithashtu kanë thënë: “Në të vërtetë, atyre u thuhet “rafidij”, sepse refuzuan Ebu Bekrin dhe Omerin.” Më pas, në lidhje me rafiditë, kanë shtuar: “Të paralajmëroj që të ruhesh prej dëshirave të rrugës së gabuar. Më të këqijtë e kësaj rruge janë rafiditë. Ata janë jehuditë e këtij ymeti. Ata e urrejnë Islamin, ashtu siç urrejnë jehuditët Kristianizmin. Ata nuk kanë hyrë në Islam as prej dëshirës e as se kishin frikë Allahun. Ata hynë në Islam, sepse i urrenin myslimanët dhe dëshironin të fusnin degjenerimin midis tyre. Ali ibn Ebu Talibi i dogji ata në zjarr dhe i shporri prej vendeve. Prej këtyre jehudive është edhe Abdullah ibn Sebe, të cilin ai e internoi në Sabat, kurse Abdullah ibn Seb‟babi e internoi në Elxhazir.
(Shiko parathënien e librit “Es‟savàikul-muhrikatu”, (botim i ri), f. 6; “Muhàdaràtun fij tàrijkhil-umemil-islamij‟jeh”, vëll. 2, f. 97. “El-akdul-ferijd”, autori Ibn Abd Rab‟beh El-endulusij (vdekur në vitin 328 të Hixhretit), vëll. 1, f. 350 dhe f. 353, Botim i dytë, Egjipt)
Disa prej tyre, nëpërmjet fjalës së tij, stisën një kuptim tjetër për ndjekësit e rafidive. Pastaj flitet për ndihmë të ndërsjellë mes Abdullah ibn Sebes dhe zjarradhuruesve persianë, me qëllim prishjen e Islamit, me pretendimin e rremë se çdo gjë që ishte e lejuar për Ibn Seben, ishte vetëm prej rafidive e zjarradhuruesve.
Ai thotë:
“Shi‟itët ekstremistë e refuzuan Imam Zejdin, kur ai pranoi atë që i kishin vënë si kusht për ndjekësit e tij. Kushti ishte se ata s‟kishin përgjegjësi për Ebu Bekrin e për Omerin, prandaj edhe u quajtën rafidij-refuzues. Përse ata vunë kusht mospasjen përgjegjësi ndaj Ebu Bekrit e Omerit, por jo ndaj Uthmanit, madje edhe ndaj Muavijes e Jezidit? Shumica e shi‟ave të sinqertë, të mëparshmit e të mëvonshmit, nuk e njihnin këtë gjë. Sikur të mendonin për këtë, me siguri që do ta njihnin dhe, në sajë të kësaj njohjeje, do të mësonin si i mori rryma e intrigave të zjarradhuruesve anëtarët e shoqatave sekrete islame, të quajtura “bàtinijeh”, shoqata që vepronin për t‟u hakmarrë kundër zjarradhuruesve. Zjarradhuruesit përhapën intrigat e tyre te Shi‟izmi, me qëllim që të përçanin myslimanët dhe të zhduknin bashkimin, themelet e të cilit u ndërtuan mbi lavdinë e Islamit.”
Më pas ai shton:
“Në të gjithë botën nuk gjenden shoqata me organizim më të përpiktë e me objektiva aq të qarta sa shoqatat e fshejhta që themeloi jehudiu Abdullah ibn Sebe dhe zjarradhuruesit (mexhuxhët) për të shkatërruar fenë islame e për të zhdukur sundimin e thirrësve arabë. Janë pikërisht këta, Abdullah ibn Sebe dhe zjarradhuruesit, që kanë futur intrigat për përkrahësit e familjes së të Dërguarit.”
(Tefsiri “El Menar”, vëll. 8, f. 225. Prej kuptimit të saktë të fjalës “rend”-“refuzim” dhe të fjalës “ràfidij”-ndjekës të shkollës së rafidive, mundësohet kthimi në kumtesën me titull “Cilët janë rafiditë?”, përkthyer prej Ali Rida Khasruvànij, Botuar në Teheran)
Më poshtë, kur do të flasin për luftën e Ebu Dherrit kundër sundimtarëve të fisit beni Umej‟jeh, (Shiko librin “Esh‟shijatu uet‟teshej‟juë”, autori Et Tabàtàij, Botuar në Kum, Iran, prej Qendrës së Studimeve Islame, Sektori i Shpjegimeve; Subjekti “Beni Umej‟jeh”, përgatiti dhe paraqiti Sej‟jid Hadij Khasrushahij) do të shikojmë se ky sahab i nderuar mundohej të vinte bazat e drejtësisë shoqërore, në kuptimin e saj të vërtetë.
Gjithashtu, do të shikojmë se ai ishte një zë jehues kundër shpërdorimeve të sundimtarëve të fisit beni Umej‟jeh dhe kurtheve që ata ngrinin kundër zotëruesve të thesareve dhe pasanikëve të mëdhenj të kohës së tyre. Të tjerë kanë shkuar deri aty sa të thonë se ishte Ibn Sebe ai që e vuri në lëvizje Ebu Dherrin të ngrihej hapur kundër sundimtarëve të fisit beni Umej‟jeh.
Në veprën “Tarijkhu Tabarij” thuhet:
“Shuajbi ka transmetuar prej Sejfit, prej Atij‟jeh, prej Jezid Elfak‟asij: “Kur Ibn Seuda erdhi në Sham, aty u takua me Ebu Dherrin, të cilit i tha: „O Ebu Dherr, a nuk çuditesh me Muavijen, kur thotë: „Pasuria, pasuria është e Allahut?‟ A nuk është çdo send i Allahut? Me këtë fjalë ai sikur ka qëllim ta mbajë pasurinë për vete dhe të mos i japë asgjë myslimanëve, madje ai dëshiron ta fshijë fare emrin e myslimanëve.”
(“Tarijkhu-t‟taberij”, vëll. 3, f. 335, ngjarjet e vitit 30 të Hixhretit; Referohu në “Dàiretul-meàrif”, Ferijd Vexhdij, vëll. 6, f. 160.)
Në librin “Fexhrul Islàm”, autori Muham‟med Emijn citon tekstin e treguar prej Taberijit. Do të shikojmë se askush përveç Taberijit nuk e ka përmendur ndodhinë e Ibn Sebes, domethënë se për asnjë tjetër nuk thuhet se ka dhënë njoftim për atë ngjarje, ose të kundërtën e asaj dhe se të gjithë historianët këtë lajm e kanë marrë vetëm prej Taberijit.
Më pas ai citon prej Taberijit:
“Ibn Seuda u takua me Ebu Dherrin, të cilin e nxiti, por atë e mori Ubadehin dhe e çoi te Muavija, të cilit i tha: “Pasha Allahun! Ky është ai që e ngriti Ebu Dherrin kundër teje.”
Më pas Ahmed Emijn komenton:
“Ne e dimë se me epitetin ibn Seuda është quajtur Abdullah ibn Sebe, i cili ishte prej jehudive të San‟asë, i cili në kohën e Uthmanit u hoq se kishte pranuar Islamin. Gjithashtu dimë se ky person është munduar t‟u prishë fenë e tyre myslimanëve.”
Më pas ai shton këto fjalë:
“Mundësia më e afërme është se ai këtë ide e ka marrë prej ndjekësve të muzdakizmit të Iranit ose të Jemenit. Këtë musdakizëm e përqafoi Ebu Dherri, me qëllimin më të mirë. Duke besuar në këtë ide, ai formuloi përkohshmërinë e tij, duke shkatërruar vetveten, në një kohë që ai ishte njeriu më i pastër dhe njeriu më i përkorë në këtë botë, ishte prej personaliteteve më të dashura që kanë ndikuar te Sufizmi.”