KAPITULLI I KATËRT
SHI’AT DHE EKZAGJERUESIT EGZAGJERUESIT DHE EKZAGJERIMI TE SHI’AT
Prej delikteve më të rënda të historisë është që shi‟ave dhe Shi‟izmit i atribuohen Ibn Sebes, pavarësisht nëse ai ka ekzistuar apo jo, ose ai është thjesht një legjendë e trilluar, ashtu siç e theksuam më sipër. Tani le të supozojmë se Ibn Sebe ka ekzistuar realisht në këtë botë, atëherë ne shpallim qartë e sheshit se shi‟at e Shi‟izmi s‟mbajnë asnjë përgjegjësi për mendimet e tij të shprishura e të devijuara. Këtë e kemi theksuar në kapitullin e mëparshëm. Përsa u përket doktrinave ekzagjeruese, që herë-herë thuhen për shi‟at, ato i takojnë vetëm personit të trilluar Ibn Sebes e ndjekësve të tij dhe s‟kanë asnjë lidhje, as nga afër e as nga larg me shi‟at e me Shi‟izmin.
Në lidhje me këtë çështje, El-Alameh Ajetu-ll‟llàh, shejhu Muham‟med Hasen Kàshiful-gitài, thotë:
“Përsa i përket Abdullah ibn Sebes, të cilin ia bashkëngjisin shi‟ave, ose shi‟at i identifikojnë me të, ja ku janë të gjitha librat e shi‟ave që shpallin sheshit se shi‟at e mallkojnë atë dhe nuk mbajnë asnjë përgjegjësi ndaj thënieve të tij. Fjala më e lehtë që thonë librat e shi‟ave, në lidhje me të drejtën e Ibn Sebes, mjaftohen me përshkrimin e gjendjes tij. Në librat e shi‟ave, Ibn Sebe përmendet me shkronjën “ajn” dhe, sipas këtij kuptimi, sa herë që Abdullah ibn Sebe të përmendet, aq më i mallkuar është.”
(“Asulu-sh‟shijati ue usùluhà”–“Origjina e shi‟ave dhe bazat e tyre”, f. 57, Botuar në Kajro, Egjipt.)
Çështja, ashtu siç e ka përmendur shejhu KashifulGitai, rezulton se dijetarët e shi‟ave e kanë mallkuar Ibn Seben dhe kanë deklaruar se ata s‟mbajnë asnjë përgjegjësi ndaj thënieve të tij, nëse ai me të vërtetë ka ekzistuar realisht si person. El-alàmeh Elhalij, në lidhje me të, thotë:
“Padyshim, Abdullah ibn Sebe është ekzagjerues i mallkuar, të cilin Prijësi i besimtarëve e ka djegur në zjarr.” Gjithashtu, për Abdullah ibn Seben kanë thënë: “Me doktrinat që ai përhapte, pretendonte se Aliu është hyjni ose është profet. Allahu e mallkoftë atë trillues të devijuar!”
84
Për më tepër, dijetarët e shi‟ave dhe autorët e librave, dijetarë në fushën e hadithit dhe të atyre që kanë shkruar për grupimet, autorë artikujsh e historianë, të gjithë pohojnë se Aliu dhe ndjekësit e tij, janë shtresa më e lartë që i kanë kundërshtuar në kohën e tyre doktrinat ekzagjeruese. Këtë çështje e theksuan kur panë se si e përmendnin Aliun sebijtë dhe se si Aliu, jo vetëm që u shfajësua prej ekzagjeruesëve, por i luftoi ata dhe vetë Ibn Seben e dogji në zjarr, ose e internoi.
Këtë çështje e ka nënvizuar edhe prof. Gojardi në librin e tij. Ai i ndan myslimanët në grupe e në medh‟hebe. Në librin e tij, prof. Gojardi thotë se shi‟at janë ndjekësit, përkrahësit e dashamirët e Aliut e të djemve të tij. Më pas ky autor u ngjit deri te Abdullah ibn Sebe dhe tha:
“Në kohën e Aliut ishte një person, të cilin e thërrisnin Abdullah ibn Sebe. Ai ishte jehudi. Në fillim të punës së tij pretendoi hyjninë për dhëndrin e Profetit, Ali ibn Ebu Talibn. Por Aliu, djemtë dhe ndjekësit e tij i pastruan shi‟at dhe në kohën e tyre i kanë kundërshtuar ashpër doktrinat ekzagjeruese."
(Prof. Stanislas Gojard, “Sàzemanhàj”-“Qytetërimi i perandorisë islame”, f. 38-40, Botuar në Teheran, 1336 Hixhreti.)
Ajo që ne mund të themi me fjalë të shkurtra është, sikur të supozojmë se Abdullah ibn Sebe dhe sebijtë të kenë ekzistuar me të vërtetë, padyshim që janë prej grupeve ekzagjeruese dhe s‟kanë asnjë lidhje me shi‟at. Gjithashtu, edhe autori i librit “El-Islàmu uerr‟rrexh‟ah”- “Islami dhe renegatizmi”, kur përmend numrin e grupeve të ekzagjeruesëve prej shi‟ave, në krye të tyre ka përmendur sebijtë dhe ka nënvizuar se ata janë burimi i të gjitha grupeve të tjera ekzagjeruese, ata janë ndjekësit e Abdullah ibn Sebes dhe, ashtu siç shkruan ai, ata janë prej banorëve të Humejrit.
(Abdul-veh‟hàb Ferijd, “El-Islàmu uerr‟rrxh‟ah”–“Islami dhe renegatizmi”, f. 63, në gjuhën perse, Botuar në Teheran.)
Prej atyre që e kanë theksuar akoma më shumë çështjen e ekzagjerimit dhe ekzagjeruesit, është Ibn Khalduni, i cili, në parathënien e tij, kur i përshkruan ekzegjeruesit, shkruan se ata flisnin për hyjninë e imamëve prej pasardhësve të Imam Aliut. Por Imam Aliu ata i ka djegur në zjarr. Megjithëkëtë, autori nuk e përmend heroin e tregimit të legjendës Abdullah ibn Seben. Po ky autor, në kapitullin e librit të tij, që flet për medh‟hebet e shi‟ave, tekstualisht shkruan:
“Prej grupeve të shi‟ave, ka prej atyre që quhen ekzagjerues, të cilët e kanë tejkaluar cakun e logjikës e të besimit me fjalën e tyre për hyjninë e imamëve të tyre.” Më pas ai shton: “Ata që shkuan deri në këtë mendim, Aliu i ka djegur në zjarr.”
(“Parathënia” e Ibn Khaldunit, f. 198)
Në librat dhe artikujt që trajtojnë grupet, si për shembull librat: “Elferku bejnel-fireki”-“Dallimi mes grupeve”, “Elmilelu uen‟nehalu”-“Grupet e pretendimeve” dhe libri “El-akdul-ferijd”-“Enigma e rrallë”, thuhet se Abdullah ibn Sebe ishte prej ekzagjeruesve dhe se Imam Ali ibn Ebu Talibi, disa prej atyre ekzagjeruesve, i ka djegur në zjarr, kurse disa të tjerë i largoi. Abdullah ibn Sebe ishte prej të internuarve.
(“Elferku bejnel-fireki”-“Dallimi mes grupeve”, vëll. 1, f.10; “Elmilelu uen‟nehalu”-“Grupe dhe pretendime”, vëll. 1, f. 174; “El-akdul-ferijd”- “Enigma e rrallë”, vëll. 2, f. 240; Gjithashtu lexo: Shejhu Muham‟med Xhev‟vàd Mugnijeh, “Mea-sh‟shij‟atil-imàmij‟jeh”-“Me shi‟at imamij”, f. 40, Botuar në Bejrut; Sej‟jid Hàshim Maërùf ,“Akijdetu-sh‟shij‟atul-imàmij‟jeh”-“Doktrina e shi‟ave imamij, f. 216, Botuar në Bejrut; Ebù Hasen El-Esh‟arij , “Mekàlatul-islamij‟jijne”-“Artikuj të islamistëve”, f. 85, Botimi i parë në Bejrut; Dr. Hasen Ali Mahfùdh, “Tàrijhku sh‟shij‟ah”-“Historia e shi‟ave”, f. 39, Botuar në Bagdad.)
Ajo që duhet të nënvizojmë në këtë pikë, është se dijetarët e shi‟ave nuk janë kufizuar vetëm të refuzojnë ekzagjeruesit, t‟i mallkojnë e të deklarojnë se ata janë krejtësisht të pafajshëm për ekzagjerimet që kanë bërë ekzagjeruesit, pa bërë dallim nëse Abdullah ibn Sebe ka ekzistuar në mesin e të tjerëve ose jo. Në të gjitha librat e teologjisë e të fik‟hut, dijetarët e studiuesit e shi‟ave janë shprehur se ekzagjeruesit janë “nexhis”-“të ndyrë”dhe se ata kanë dalë prej fesë.
Ja dhe shejhu Mufijd (vdekur në vitin 413 Hixhreti) që është prej dijetarëve të mëdhenj të shi‟ave, në librin e tij të vlefshëm “Tahsijhul-iëtikàdi”-“Korrigjimi i besimit”, nëntitullin “Ekzagjerimi”, shkruan:
“Ekzagjeruesit janë prej atyre që hiqen se janë myslimanë. Ata janë personat që kanë hyjnizuar Prijësin e besimtarëve (Imam Aliun) dhe imamët prej pasardhësve të tij, për të cilët ekzagjeruesit kanë thënë se janë profetë dhe i kanë cilësuar për virtyte e përparësi në punët e fesë e në punët e kësaj bote. Ekzagjeruesit, duke theksuar përparësitë e imamëve, kaluan të gjitha caqet e arsyes dhe kanë dalë prej qëllimit. Ata janë në rrugën e humbjes dhe janë mohues, janë prej atyre që Prijësi i besimtarëve i ka dënuar me vdekje.Gjithashtu, edhe imamët janë shprehur se ekzagjeruesit janë mohues dhe kanë dalë jashtë Islamit.”
(Komenti i librit “Akàidu-s‟sadùk, eu tashijhul-iëtikàdi”-“Doktrinat e Sadukut”, ose “Korrigjimi i besimit”, f. 63, Botuar në Tabriz, 1317 Hixhreti. Në lidhje me shpalljen mohues e renegatë të ekzagjeruesve, mund të lexoni librat: “Misbàhul-fekijh”-“Fanari i fekijhut”, Pjesa “Pastrimi”, autori Fekijhu Elhemedànij, f. 568; “Elurvetul-vuthkà”- “Veriga e pashkëputshme”, autori Es‟sej‟jid Eljezedij, f. 19, Botuar në Kom; “Mustemsikul-urveti”-“I kapuri pas verigës”, autori Muhsin Elhakem, vëll. 1, f. 325, Botuar në Nexhef; Gjithashtu, lexo të gjitha librat e fik‟hut të shi‟ave, që mund të merren në konsideratë dhe në mënyrë të veçantë lexo librin “Fij Bahthi-n‟nexhàsàt”-“Studim mbi papastërtitë”.)
* * *
Dukuria e ekzagjerimeve dhe e kalimit të caqeve të logjikës në fushën e besimeve nuk është e veçantë vetëm për injorantët që i përkasin shi‟ave, pasi kjo dukuri ka përfshirë edhe Ehli Synetin, prej të cilëve kanë dalë jo pak ekzagjerime, madje edhe prej burrave të tyre të mëdhenj, kur injorantët ftojnë njëri-tjetrin që këto ekzagjerime t‟ia atribuojnë shi‟ave. Në këtë rrugëtim, dijetari i madh El-Emijnij ka cituar në enciklopedinë e tij historike “Elgadijr” njëqind tregime prej tregimeve të ekzagjeruara, të ardhura prej Ehli Synetit. Ato janë tregime të tjerrura rreth personave të tillë, si Muavija (“Elgadijr”, vëll. 11, f. 103-192, Botuar në Bejrut.) dhe, duhet nënvizuar se dijetari El-Emijnij, për citimin e këtyre tregimeve, është bazuar në libra e në burime që merren në konsideratë, prej botimeve të vëllezërve tanë të Ehli Synetit.
Për cilindo që lexon thëniet e këtyre tregimeve bëhet e qartë se çështja e ekzagjerimeve nuk ka të bëjë vetëm me ato që u vihen shi‟ave, pasi ekzagjerime gjenden edhe në medh‟hebet e tjera islame. Por, nisur nga dëshira për të folur sa më shkurt, ne kemi bërë kujdes të mos futemi në imtësi për çështje që ka kundërshtime dhe që nuk sjellin asnjë dobi nëse ato botohen, në mënyrë të veçantë për ne që kemi marrë përsipër të punojmë për unitetin e për afrimin e medh‟hebeve islame.