SHERIATI DHE THIRRJA PËR UNITET

 

Sheriati islam, të gjitha grupet islame, i shikon të barabarta në rrafshin e të drejtave: një shi‟a trashëgon një syni, ashtu si edhe një syni trashëgon një shi‟a. Të drejtat e burrit mbi gruan nuk janë të ndryshme, kur ata të dy i përkasin ose jo dy medh‟hebeve të ndryshme, madje si bazë në martesën e tyre nuk është kusht që burri e gruaja të jetë i të njëjtit medh‟heb.

 

Në fushën e dënimeve fizike dhe në fushën e shlyerjeve të krimit me pagesë, s‟ka asnjë dallim mes një shi‟iti dhe një syniu. Të gjithë myslimanët, në këto të drejta dhe të drejta të tjera, nga këndvështrimi i ligjit të fesë islame, janë të barabartë. Kështu janë shprehur dijetarët më në zë, të cilët pohojnë se myslimanët janë të barabartë, siç janë të barabartë dhëmbët e krehrit. Kjo tregon se sheriati islam të gjithë myslimanët i do si një trup i vetëm, si një ymet i vetëm dhe kurrë nuk i do të përçarë, të shpërndarë dhe në armiqësi me njëri-tjetrin. 

 

Shprehjet e qarta, që gjenden në transmetimet e ardhura prej Ehli Bejtit, e theksojnë fuqishëm unitetin mes myslimanëve, nëpërmjet lidhjeve të fisit, lidhjeve të gjakut, përzierjes mes njerëzve, vizitën e të sëmurëve të tyre, marrjen pjesë në varrim, plotësimi i amaneteve që ata lënë dhe të tjera sjellje të lavdëruara që shpalosin myslimanët mes tyre, pavarësisht se ndryshojnë në medh‟heibn që ndjekin.

 

Ja edhe hadithi i gradës “Sahijh”, i transmetuar në librin “El Kàfij” të autorit, shejhut El Kulijnij, sipas përcjelljes së Muavijeh ibn Vehbit:

I thashë atij: “Si duhet të veprojmë me njerëzit e tjerë, me të cilët jemi përzier, dua të them me njerëz që nuk ecin në drejtimin tonë?”

Ai më tha: “Shikoni imamët tuaj, merrini ata si shembull, veproni ashtu siç kanë vepruar ata. Pasha Allahun, ata i vizitonin të sëmurët, merrnin pjesë në varrimin e tyre, dëshmonin në favor të tyre, dëshmonin edhe kundër atyre dhe i dorëzonin atyre gjërat e lëna amanet.”  

 (“El Kafij”, vëll. 2, f. 636, prej kreut “Miqësia”, K. “Çfarë është detyrë në miqësinë e ndërsjellë?”, vëll. 4)

 

Kur njeriu arrin te e vërteta, si rezultat i ndjenjës ndaj përgjegjësisë ligjore dhe njerëzore nëpërmjet vëllazërisë, dashurisë e dhembshurisë, kjo është shumë më e sigurt për vazhdimësinë e për vijimësinë e tij dhe, është e kundërta e asaj që vjen me rrugën e sfidës, të forcës së kamxhikut. Në një gjendje të tillë, për ne mbetet detyrë të presim humbjen e së drejtës, derisa të humbë kamxhiku e të marrë fund forca.

Qetësim e trajtim me butësi do të thotë shkalla më e lartë e drejtësisë, sepse qetësimi e trajtimi me butësi, në shumicën e rasteve, nënkupton këshilla të shumta për të mirën e të tjerëve dhe heqje dorë prej shumë përfitimeve vetjake, e cila, nga ana e saj, e kthen të drejtën te ai që i takon.

 

Me rrugën e trajtimit me butësi, ymeti ka mundësi të përballojë kushtet e jashtëzakonshme dhe pakësimin e pasojave negative që vijnë prej ngjarjeve të jashtëzakonshme. Gjithashtu, me rrugën e trajtimit me butësi ymeti ka mundësi të përballojë të gjitha format e presionit që mund të ushtrojnë armiqtë e ymetit, përfshirë presionet nëpërmjet politikave ekonomike, ushtarake etj, me qëllim eliminimin e ymetit, ose thithjen e kapaciteteve të besimit të ymetit.