PYETJE E THJESHTË
Pyetja që vjen vetvetiu këtu është:
Në emrin e kujt flet ky artikullshkrues?
Nëse pretendon se flet në emër të Ehli Synetit, gënjen ditën për diell, sepse Ehli Syneti ka disa medh‟hebe dhe shumica e medh‟heebve të Ehli Synetit janë bashkuar nën flamurin e afrimit. Nëse ai pretendon se flet në emër të një medh‟hebi të caktuar që e kundërshton afrimin dhe ka dyshim te shi‟at, kjo është puna e tij.
Por nuk mund të pranohet që artikullshkruesi të thotë se flet në emër të Ehli Synetit, për faktin konkret se juristët e së drejtës islame (fukahatë) e medh‟hebeve të Ehli Synetit, në të gjithat trevat e botës islame, jetojnë në fqinjësi me shi‟at në Irak, Azerbajxhan, në vendet e Gjirit, në Gadishullin Arabik, Indi, Pakistan, Jemen, Liban, Siri, Iran, Afganistan dhe në vende të tjera.
Ata kurrë nuk e kanë thënë një fjalë të tillë, siç e thotë artikullshkruesi, i cili, në të vërtetë, përfaqëson vetëm grupin e vetëquajtur “selefij”, të cilët shpallin mohues edhe Ehli Synetin, ashtu siç shpallin mohues edhe shi‟at.