PROPAGANDA PËR SHI’AT

DHE

REVOLUCIONI ISLAMIK

 

 

Artikullshkruesi kur flet për hapjen e “portave” të propagandës për medh‟heibn shi‟i dhe Iranin, duhet ta ketë të qartë se shi‟at në Iran s‟kanë nevojë për propagandë. Ata bënë Revolucionin Islamik historik, ndërtuan një shtet që i përmbysi balancat e logjikës së kohës së kaluar dhe u bënë një botë e re. Shi‟at ndërmorën aksione martirizuese dhe rezistuan me vendosmëri të palëkundur para armikut zionist në Libanin e jugut, derisa e detyruan armikun pushtues të largohet me vrap prej asaj toke islame, që ai kishte pushtuar. A ka nevojë ky fakt për propagandë?

 

Pastaj, ku qëndron problemi në fjalën që tha dijetari i madh, shejhu Et‟teskhijrij, në mbledhjen e Asamblesë së Afrimit, në Kajro: “Qëllimi me afrimin nuk është realizimi i shkrirjes mes medh‟hebeve, por zgjerimi i mirëkuptimit.” Kjo fjalë e sinqertë dhe ky deklarim i hapur prej këtij dijetari, shpreh qartë se qëllimi me “afrimin mes medh‟hebeve” nuk është inkludimi i medh‟hebeve në  njëri-tjetrin, ose përzierja e medh‟hebeve. Në të vërtetë, qëllimi me “afrimin mes medh‟hebeve islame” është vetëm afrimi i bazuar mbi mirëkuptimin e ndërgjegjen.

(Në ceremoninë e përvitshme, organizuar në Kajro, 1422 të Hixhreti, me rastin ditëlindjes së Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) morën pjesë në Asamblenë e Afrimit mes Medh‟hebeve Islame: shejhu i nderuar Muahm‟med Sej‟jid Tantàvij (shejhu i Ez‟herit), shejhu Naser Ferijd Vàsil (myfti i trevave të Egjiptit), Dr. Mahmùd Hamdij Zakzùk (ministër i vakëfeve të Egjiptit), Dr. Ahmed Omer Hàshim (rektori i universitetit të Ez‟herit), si dhe dijetarët e shquar: shejh Muham‟med Vàidh Zàdeh, shejh Muam‟med Ali Et‟teskhijrij, Sej‟jid Hàdij Khasrùshàhij (prej Irani), shejh Mahmùd Ferhàd (drejtor i përgjithshëm i këshillit të lart shi‟i në Liban), shejh Ahmed ibn Mes‟ùd Es‟sejàbij (sekretar i përgjithshëm i zyrës së fetvave në Oman), Prof. Abdullah Muham‟med Tekijul-kamij (sekretar i përgjithshëm i “Shtëpisë së afrimit mes medh‟hebeve islame”, Egjipt) dhe Prof. Mahmùd Muràd. Këta dijetarë diskutuan problemet e botës islame dhe nënvizuan domosdoshmërinë e afrimit në mes medh‟hebeve islame për bashkimin e myslimanëve.)

Unë nuk e di nëse ky artikullshkrues ka qëllim të ekspozojë fjalën e shejhut Et‟teskhijrij për të argumentuar se shi‟at e duan “afrimin me medh‟hebet e tjera”, pa bërë asnjë lëshim prej medh‟hebit e prej doktrinave të tyre?

Ku qëndron dëmi prej kësaj?

A kanë kërkuar shi‟at prej Ehli Synetit që të bëjnë ndonjë lëshim në bazat e në doktrinat e tyre për hir të afrimit?

 

Artikullshkrues i shtrenjtë, “afrimi” s‟ka ndonjë qëllim të tillë. Natyrisht që është e drejta jote të thuash se ne nuk na shqetëson asnjë dyshim për vërtetësinë e medh‟hebit tonë, gjithashtu është e drejta jote të dyshosh në medh‟hebet e të tjerëve, madje dhe të pretendosh që shi‟at dyshojnë në medh‟hebin e tyre. Prej nga erdhi artikullshkruesi me këto fjalë?

Dhe si është argumenti i tij?

A nuk është kjo shpifje dhe prej fjalëve të gabuara, kur artikullshkruesi i trajton shi‟at me logjikën se për atë lejohet të thotë ç‟të dëshirojë? 

 

I ngjashëm me këtë pretendim, është edhe pretendimi tjetër i tij në lidhje me Revolucionin Islamik që u bë në Iran, për të cilin artikullshkruesi thotë se ai nuk është revolucion islamik, por është thjesht revolucion persian. Patjetër që kjo është vetëm shpifje. Që Revolucioni në Iran është Revolucion Islamik, këtë e vërtetojnë ngjarjet, realiteti dhe regjimi qeverisës që u vendos në Iran pas revolucionit, si dhe përkeqësimi i gjendjes në shtetet e tjera, që pretendojnë se ngrenë lart flamurin e Islamit, siç veprojnë talebanët. Por artikullshkruesi e të ngjashmit me të, nuk guxojnë t‟i kritikojnë e t‟i heqin maskën dhe, për këtë mosveprim nga na e tij, shkaqet janë të njohura. Ne nuk kemi qëllim të futemi në ato shkaqe.

 

 Në të vërtetë, artikullshkruesit i ka shpëtuar pa lexuar se shumica e burimeve të medh‟hebit të Ehli Synetit, në origjinal, janë në gjuhën perse. Artikullshkruesi duhet të dijë se transmetimet, hadithet e doktrinat, të gjitha kanë ardhur prej juristëve të ligjit të fesë islame dhe prej dijetarëve e autorëve të librave të haditheve, të cilët janë persë. Në krye të këtyre dijetarëve, autorë të librave madhorë të hadithit, janë: Buhariu, Muslimi, Tirmijdhiu, Ibn Maxheh, Ibn Rahujeh, En‟nesaij‟ji, Elxhuvejnij‟ji, Elgazàliu, Abdullah ibn Elmubarek, Hasan Basriu, Rebij‟atu-rr‟rreëji, Shejherstanij, Maturijdiu, Taus ibn Kijani, Ebu Hanijfeh, Raziu, Zemahsheriu e shumë e shumë të tjerë…

 

A ka te këta ndonjë të metë?

 

Sikur artikullshkruesi të kishte lexuar mirë historinë, ashtu siç pretendon, patjetër do ta njihte këtë të vërtetë, gjithashtu do të dinte se shi‟at që ai i shpall armiq dhe flet me kaq mllef kundër tyre, medh‟hebin e tyre dhe ligjin e fesë e kanë marrë prej shtëpisë më të pastër të arabëve, e kanë marrë prej shtëpisë së të Dërguarit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Por kjo e vërtetë do të mbetet e panjohur për artikullshkruesin, për shkak se ai punon shumë për të shkaktuar konflikte raciste, kur orvatet të hedhë hijen e dyshimit mbi Revolucionin Islamik në Iran, duke thënë se ata që mundësuan shpërthimin e këtij revolucioni, ishin iranianë. Por artikullshkruesi bën sikur harron se arabët e grupit të Ehli Synetit e kanë marrë medh‟hebin e tyre dhe ligjin e fesë prej dijetarëve me origjinë perse, por edhe shi‟at persë e kanë marrë medh‟hebin e tyre prej arabëve, e kanë marrë prej pasardhësve të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Edhe Imam Homejnij është përballur me lloje të ndryshme goditjesh prej mendjemëdhenjve në rrafsh botëror dhe jo vetëm prej sionizmit, por edhe prej disa vëllezërve të vetëquajtur “selefij”, megjithëse Homejnij është me origjinë arabe Hashimite dhe rrënjët e trungut të tij gjenealogjik përfundojnë te Imam Hasani.