NJË HAP NË RRUGËN E AFRIMIT
Pas njohjes me çështjet e shtruara më sipër, arrijmë në librin që kemi në dorë, (Ky suplement është botuar si parathënie e librit “Tarijkhul-firekil-islamij‟jeh”-“Historia e grupeve islame”, vëll. 2, autori dr.prof. Muham‟med Ibràhijm Elfijùmij, rektor i Fakultetit të Bazave të Fesë në universitetin Ez‟heri sherijf, Botuar në Kajro, në vitin 1423 të Hixhrettit. Libri është botuar në gjashtë vëllime të mëdha) për të cilin mendojmë se është një punë e sinqertë në rrugën e afrimit mes medh‟hebeve islame.
Gjithashtu, mendojmë se botimi i këtij libri nuk jep ndihmesë vetëm në shpjegimin e historisë së Shi‟izmit për botën e Ehli Synetit, por ushqen edhe kërkesat e njeriut bashkëkohës dhe pasionin e tij për më shumë njohuri rreth kësaj teme, duke i dhënë një rast të gjithë atyre që karakterizohen për maturi, që të bëjnë dallimin mes nesh dhe mes atyre që bëjnë vetëm zhurmë dhe pastaj le të gjykojnë me argumente e me qartësi.
Kur ne duam të shtrijmë urat e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe të shkulim dëshirat e paragjykimet që nuk shërbejnë për asgjë dhe, kur punojmë që të ulim dallgët e propagandës kontradiktore, të mbështjellë me qëllime të degjeneruara, detyra jonë është të hapim portën e studimit e të vërtetimit shkencor, pasi vetëm me këtë punë nuk u lëmë rast atyre që rrinë në pritje për të përhapur gjëra të gabuara.
Gjithashtu, në sajë të këtyre studimeve arrijmë unitetin islam dhe në të njëjtën kohë nuk lejojmë disa qëllimkëqij të vënë hadithe të stisura, që me ato të qëllojnë shi‟at, madje ata edhe në shekullin e shkencës e të teknologjisë vazhdojnë të thonë se shi‟at kanë lidhje me jehudinë e stisur Ibn Sebe, ose mashtrojnë kur pohojnë se Shi‟izmi është stisje e sufistëve, ose është trillim i bohemëve, ose i akuzojnë shi‟at për idhujtari, ngaqë shi‟at bëjnë sexhde mbi tokën e pastër dhe i cilësojnë për të këqijat e ekzagjerimit e për mohim, për shkak të dashurisë që kanë shi‟at ndaj Ehli Bejtit.
Në të vërtetë, mbështetja e dashuria e veçantë për Imam Aliun na bën thirrje të ecim në këtë rrugë, që cilësohet se është rrënjësore dhe numërohet prej rrugëve më dobisjellëse e më logjike. Madje është detyrë që këtë rrugë ta bëjmë vendkalim nëpër të cilin të ecin të gjithë, ta bëjmë një program të përgjithshëm dhe nën dritën e këtij programi të planifikojnë aktivitetin tonë të ardhshëm, të punojmë me sinqeritet, që në këtë rrugë të arrijmë punët që kemi qëllim, pa u merakosur për akuzat e për shpifjet e armiqve dhe pa u frikësuar prej miqve injorantë.
Është e domosdoshme të theksojnë se fusha e kulturës në Egjipt e në vende të tjera të botës islame ka nevojë të ngutshme për këto lloj studimesh objektive dhe larg ekzagjerimeve, ka nevojë për botime që hedhin dritë mbi historinë e shi‟ave e të Shi‟izmit, edhe kur jemi në një fjalë me autorin, ose edhe kur kemi kundërshtime me atë për disa çështje që kanë lidhje me shfaqjen e shi‟ave, të Shi‟izmit, siç ishte tregimi Abdullah ibn Sebe dhe ajo që e quajnë Seb‟izëm. Gjithsesi, kundërshtimi për disa mendime nuk e prish dashamirësinë ndaj problemit, gjithashtu kundërshtim nuk do të thotë pakësim i vlerave e i rëndësisë së librit. Njëkohësit, kundërshtim për disa çështje nuk do të thotë aspak pakësim për personalitetin e prof.dr. Elfijùmij e i vlerave të mëdha shkencore që ai mbart, vlera që i mundësuan atij t‟i futet studimit të një çështjeje kaq të rëndësishme, studim që jep ndihmesën e vyer për t‟u njohur me historinë e shi‟ave e të Shi‟izmit dhe, jo vetëm kaq, por jep ndihmesën e vet edhe për afrimin mes Ehli Synetit dhe shi‟ave, në një kohë që afrimi, bazën e tij e mbështetet në njohjen e asaj që e mohon injoranca, kurse dyshimi është baza e ndarjes mes myslimanëve…
(Në fundin e artikullit, shkruesi flet me fjalë nderimi e vlerësimi për autorin e librit “Tàrijkhul-firekil-islàmij‟jeh”-“Historia e grupeve islame”, madje edhe lutet për autorin për mundin që ai ka derdhur për realizimin e këtij libri dhe për frutat e mira që merren prej tij. Këtu kemi hequr pjesët që s‟kanë lidhje me çështjen që kemi në trajtim.)