NË LIDHJE ME ARTIKULLIN E TRETË
Ato që përmendëm më sipër janë të mjaftueshme si kundërpërgjigje edhe ndaj gjërave që pretendon shkruesi i artikullit tjetër, botuar në një numër tjetër të revistës, me ngjyrën e të vetëquajturve “selefij”. Është fjala gjithnjë për revistën “Et‟teuhijd”, në të cilën u botua artikulli me titull “Grupe për të cilat kanë paralajmëruar dijetarët”. Falënderimi i takon vetëm Allahut, që autori i këtij artikulli thotë: “Kanë paralajmëruar dijetarët...” dhe nuk thotë: “Ka paralajmëruar Islami…” Natyrisht që dijetarët për të cilët flet autori i artikullit janë prej grupit të vetëquajturve “selefij”. Vetëkuptohet që këta dijetarë flasin me gjuhën e grupit të tyre dhe mbajnë qëndrime në përputhje me doktrinat e tyre dhe, dihet se ata shpallin mohues jo vetëm shi‟at, por edhe Ehli Synetin.
Këtë fakt e shikojmë në librat e tyre. Por, edhe ne kemi të drejtë të flasim me gjuhën e medh‟hebit tonë dhe të mbajmë qëndrime që janë në përputhje me doktrinat tona, gjithashtu edhe ne kemi të drejtë të paralajmërojmë ruajtje prej akuzave që kanë lëshuar kundër nesh grupet e rëna në rrugën e humbjes e të devijuara prej rrugës së drejtë, historianët e mbretërve,
agjentët e sundimtarëve tiranë dhe fukahatë e mbretërve… Natyrisht që shi‟at janë krejtësisht të pastër prej akuzave të hedhura mbi ata dhe s‟mbajnë asnjë përgjegjësi ndaj atyre që i lëshojnë këto akuza. Tregimi i “Mus‟hafit të Fatimes”, për të cilin flet me aq vrull autori i artikullit, ashtu siç kanë folur gjithmonë armiqtë me vrull për këtë “Mus‟haf të Fatimes”, që prej kohëve të kaluara e deri në ditët e sotme. Kjo në mënyrë absolute s‟ka asgjë të përbashkët me të vërtetën dhe ajo që gjendet prej Fatime Zehrasë është një tubë me lutje të veçanta e meditime. Gjithashtu, te shi‟at ka edhe libra të tjerë prej Imamëve dhe që njerëzit duan e i quajnë “Mus‟hafet e Imamëve”. Gjithsesi, të gjitha këto libra, në mënyrë absolute, s‟kanë asnjë lidhje me Kur‟anin Famëlartë.
Shi‟at besojnë se Allahu i Lartësuar e ka marrë detyrim mbi veten e Tij ruajtjen e Kur‟anit Famëlartë prej devijimeve, reformimeve e prej ndërrimit të fjalëve. Këtë të vërtetë e lexojmë në fjalën e Allahut të Lartësuar:
“in’nà nahnu nez’zelne-dh’dhikre ue in’nà lehù lehàfidhùne”
“Ne e shpallëm Kur’anin dhe Ne patjetër do ta ruajmë atë.” (Sure “El Hixhr”, ajeti 9.)
Mbështetja në fjalët e gabuara e në fjalët jonormale që gjenden në trashëgiminë e shi‟ave e të sunive, ose në fjalët e orientalistëve në lidhje me pikëpamjen e shi‟ave rreth Kur‟anit, s‟kanë asgjë nga e drejta dhe maturia, nuk përbëjnë as argument dhe janë e kundërta e studimit të mirëfilltë shkencor. Më sipër kemi nënvizuar se edhe te Ehli Syneti ka shumë fjalë e thënie të gabuara jonormale, ka thënie e fjalë të habitshme, me të cilat janë të tejmbushura librat e “Suneneve”, librat e grupeve dhe librat e fik‟hut. Por shi‟at këto thënie kurrë nuk i marrin si argument kundër Ehli Synetit. Në të vërtetë, shi‟at marrin për argument prej Ehli Synetit vetëm tekstet e tyre të vërtetuara për saktësinë, siç janë hadithet e transmetuara në dy sahihët, në “Sahijhun” e Buhariut dhe në “Sahijhun” e Muslimit.
Një punë e tillë, si ajo për të cilën flet artikullshkruesi, është në përputhje të plotë me mendimet e Ibn Sebes. Këto mendime orvaten t‟ua ngjisin shi‟ave, në një kohë që Ibn Sebe, në këndvështrimin e shi‟ave është pjellë e fantazisë dhe legjendë e stisur prej përcjellësve të njoftimeve armiq të shi‟ave. Nëse në disa libra gjen diçka të këtillë. Ato libra janë prej librave të kategorisë “daijf”– “dobët”, janë të mbushura me mite, me fantazi e me hadithe të vëna, që qarkullojnë në mesin e myslimanëve syni e shi‟i.
Por këto hadithe të vëna e të stisura, dijetarët i kanë parë me syrin e diagnostikuesit e të studiuesit dhe janë shprehur qartë për vërtetësinë e kësaj kategorie hadithesh. Lutja jonë e fundit është: َ ْ
“enil-hamdu lil’làhi rab’bil-àlemijn”
“Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve!”