KUSH ËSHTË ABDULLAH IBN SEBE?
Për ibn Seben kanë thënë:
“Ai është një jehudi që përqafoi Islamin, me qëllim që të bëjë mashtrime në Islam, sepse ndihej shumë keq prej përhapjes që kishte marrë Islami. Veç kësaj, fushatat e njëpasnjëshme islame e mbushnin atë me mllef e zemërim, prandaj ai filloi të lëvizë kundër Islamit. Ky burrë, i quajtur Abdullah ibn Vehb ibn Sebe, njihet edhe me emrin Ibn Seuda, i biri i zezakes, është prej jehudive të Jemenit dhe, sipas thënieve të ndryshme, është banor i San‟as, ose i Hijrehit, ose i Humrit."
(Shiko “Mekàlàtul-islamij‟jijne ue ikhtilàful-musallijne”, Ebu Hasen El-esh‟arij (vdekur në vitin 330 të Hixhretit), f. 11, Parathënia e vëllimit të parë, Botimi i parë. Shiko librin “Meshijkhatul-Ez‟her”, autori Abdullah Es‟sebijtij, f. 122, Botuar në Bagdad. Ali Elverdij, “Vua‟àdhus‟selàtijn”, f. 111, Botuar në Bagdad)
Më tepër se kaq nuk dimë rreth origjinës së fisit të ibn Sebes dhe të paraardhësve të tij, pasi edhe “librat e burrave” - librat me jetëshkrimin e personave, si dhe librat e historisë, nuk kanë përmendur për ibn Seben më shumë hollësi se kaq. Me sa duket, i pari që ka shkruar se Abdullah ibn Sebe ishte jehudi, është Esh‟sherstànij, në librin e tij “Elmilelu uen‟nehalu”-“Rrugët dhe pretendimet”, në një kohë që historianët e tjerë kanë heshtur rreth origjinës së fisit të tij, ose ata e kanë përmendur atë duke thënë se ai ishte me origjinë arabe.
(Referoju librit “El-imàmul-ev‟velu”, i autorit Hidàjetu-ll‟llàh Hakijm Ilàhij, f. 42, Botuar në Teheran, në vitin 1329 të Hixhretit)