CILI ËSHTË QËLLIMI I AFRIMIT TË MEDH’HEBEVE?

 

Kur flasim për unitetin mes grupeve islame, në radhë të parë, kundërshtojmë të ngrihet dora mbi pikat dalluese mes medh‟hebeve, qofshin ato çështje parësore, siç është çështja e njohjes së imamatit e të imamit, qofshin çështje dytësore, siç janë dallimet ekzistuese në rrafshin e degëve të fik‟hut, si dhe disa dallime që ekzistojnë për mënyrën e marrjes abdes, për mënyrën e jashtme të faljes së namazit, me mënyrën e plotësimit të ritualeve të Haxhit dhe të disa punëve të tjera. Kur ne theksojmë domosdoshmërinë e unitetit, me këtë nuk kemi qëllim domosdoshmërinë për heqjen e këtyre dallimeve prej Islamit, sepse kjo do të thotë fshirje e identitetit të medh‟hebit. 

 

Në radhë të dytë, ne nuk pranojmë të ndalohet studimi mbi të vërtetën e këtij apo të atij medh‟hebi, ose të ndalohet studimi për vërtetësinë e këtij mendimi ose të një mendimi tjetër prej dy mendimeve të ndryshme që janë në bazat e medh‟hebit, si imamati, ose në degët e përfaqësuara me namazin e me agjërimin, etj. Por themi se 

duhet të mbahet e hapur plotësisht porta e diskutimit të lirë, objektiv e të shëndetshëm në rrafshin e të gjitha medh‟hebeve, ashtu siç është gjendja e diskutimit që bëjnë shumë dijetarë në kuadrin e të njëjtit medh‟heb, sepse rruga e zhvillimit shkencor dhe rruga e zbulimit të së vërtetës kalon nëpërmjet diskutimit dhe studimit të çështjeve të ndryshme, kurse mbyllja e portës së diskutimit dhe e studimit do të thotë mbyllje e portës për të arritur te e vërteta dhe ndalim i zhvillimit shkencor. Ky është një gabim i pafalshëm.

 

Krahas kësaj, ne shprehemi për domosdoshmërinë e bashkëpunimit, qëndrimit krah për krah, ndihmës së ndërsjellë, jetës vëllazërore, shtrëngimit të radhëve, mëshirë e dashamirësi të ndërsjellë, mbrojtje të njëri-tjetrit, mes grupeve e shtresave të ndryshme dhe të medh‟hebeve të copëtuara. Të gjitha i bashkon besimi në tri baza: Allahu është Zoti Një e i Vetëm, profetësia dhe ringjallja. Me këtë besim ata cilësohen se i përkasin një feje të vetme dhe të gjithë përfshihen në tekstin e transmetuar prej të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të e mbi familjen e tij!): “Myslimanët janë vëllezër, gjaku i tyre është i barabartë. Në mbrojtje të tyre nxiton ai që është më afër tyre. Ata janë një dorë e vetme kundër të tjerëve.”

(Shejkh El Hurr El Amilij, “El Uesàil”, vëll. 31, K. “Prej dënimeve për vrasjen e njeriut”, f. 11. )

 

Është domosdoshmëri të besojmë fenë e Allahut, unitetin në mesin tonë, pavarësisht se vëllezërit e tjerë e njohin, ose e kundërshtojnë këtë. Domosdoshmërinë për unitet ne na e argumentojnë disa punë: