Ç’THUHET PËR DOKTRINAT E IBN SEBES DHE PËR AKTIVTETIN E TIJ?

 

Një grup, shkrimtarë e studiues jo korrektë, kanë përmendur tregime e legjenda rreth ibn Sebes dhe grupit të sebive e doktrinave të tyre. Disa prej doktrinave të tyre do t‟i paraqesim shkurtimisht, pastaj do të përmendim titujt e librave, ku shpjegohen tregime që kanë lidhje me ibn Seben.

Ata thonë: “Padyshim se stisësi i Shi‟izmit është pikërisht Abdullah ibn Sebe.”

(“Fexhrul-Islaàm”, f. 110-111; lexo “Tàrijkhul-Islàm”, autori, dr. Husejn Ibrahijm Husejn, vëll. 1, f. 270 e më poshtë; “Fàrisul-Islàm”, autori, anglezi Gabriel, f. 184, Botuar në Teheran; Përgjigjja për këtë fjalë do të vijë prej studiuesve dhe redaktorëve më në zë në fundin e këtij studimi. Shiko librin “Fexhrul-Islàm”, autori Ahmed Emijn, f. 277, Botimi i dhjetë, Kajro; Shiko “Es‟sun‟netu uesh‟shij‟atu”, f. 4-6, autori Sej‟jid Muham‟med Reshijd Ridà, autori i tefsirit “El Menàr”. Është një kumtesë që ai e shkroi në përgjigje të librit “Elhusùnul-munijatu”, autori, i ndjeri Ajetull‟llàh Es‟sej‟jid Muhsin El-Emijn El-àmilij, në këtë kumtesë shton përgjigjet e dhëna prej shejhut Abdulhusejn El-Emijnij,në vëllimin e tretë të enciklopedisë së tij me vlera të larta “El Gadijr”, Botuar në Bejrut, f. 266 e poshtë)

 

Gjithashtu, ata kanë përmendur se Sebizmi është një prej grupeve shi‟ite më të hershme, grupi më origjinal në rrugëtimin e formimit të Shi‟izmit dhe shfaqjes së shi‟ave në historinë islame. (Shejhu Sad Muham‟med Hasan, “El Jehudij‟jetu fil-Islàm”, Botuar në Kajro, cituar prej librit “Meshijkhatul-Ez‟her” të Abdullah Es‟sebijtij, f. 115-115, Botuar në Bagdad) Ata kanë përmendur se Abdullah ibn Sebe ka përhapur në mesin e myslimanëve tri punë që ata nuk i njihnin më parë dhe asnjë prej tyre nuk besonte në ato punë. Tri punët që ai përhapi janë:

 

1- Ai është i pari që tha: “Për çdo profet ka një të porositur (sipas tekstit të Taberijit) dhe se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) e bëri Aliun të porositur dhe imam.”

2- Ai është i pari që shfaqi besimin se Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) do të kthehet. Më pas e shohim se ai ndryshon fjalën, sipas tekstit të Ahmed Emijnit dhe tha se Aliu do të kthehet.

3- Ai është i pari që ka thënë se Aliu as nuk ka vdekur e as nuk është vrarë, por është gjithmonë gjallë.

 

Vendbanimi i tij është te retë, bubullima është zëri i tij dhe vetëtima është buzëqeshja e tij. Siç shihet, me këto fjalë ai futi te Aliu një pjesë hyjnore, të cilën e bëri një me trupin e tij, duke thënë se do të vijë një kohë, kur ai do të shfaqet dhe do të mbushë botën me drejtësi, ashtu siç ishte ajo e mbushur me arbitraritet e tirani.

(Tekstet janë shkëputur prej burimeve vijuese: “Mekàlàtulislamij‟jin”, f. 11, Parathënia e vëllimit të parë; Sad Muham‟med Hasan, “El Mehdevij‟jetu fil Islàm”, f. 76; Muham‟med Ferijd Vexhdij, “Dàiretul-meàrifi”, f. 6, Botuar në Egjipt, në vitin 1356 të Hixhretit; Ahmed Emijn, “Fexhrul-Islàm”, vëll. 1, f. 310 e në vijim; “TàrijkhuT‟taberij‟ji”, vëll. 3, f. 378 (ngjarjet e vitit 35 të Hixhretit).)

 

Për ibn Seben ata thonë: “Ai lëvizte nëpër vendet e myslimanëve dhe përpiqej t‟i çonte ata në rrugën e humbjes. Ndër të tjera, ai thoshte: “Çudi me atë që pretendon se Isai do të kthehet.” dhe përgënjeshtron thënien se Muhamedi do të kthehet. Pastaj ai u thoshte myslimanëve: “Ka pasur një mijë profetë, çdo profet ka pasur një të porositur dhe Aliu është i porosituri i Muhamedit.”

(Shiko: “Muhàderàtun fij tarijkhil-Islàm”, autori, shejhu Muham‟med Elkhidrij bek, vëll. 2, f. 97-98, Botim i dytë; “Tàrijkhul-Islàm”, autori, dr. Hasan Ibràhijm Hasan, vëll. 2, f. 1-2; Teksti i librit është marrë prej Taberijut vëll. 3, 378, ngjarjet e vitit 35 të Hixhrettit)

 

Ata kanë përmendur se Abdullah ibn Sebe e hyjnizoi Aliun (Allahu i ndriçoftë fytyrën!) dhe se Aliu e largoi atë në vendet e largëta.

 

Ndër të tjera, ata kanë përmendur se Ibn Sebe, për të drejtën e Aliut, ka thënë se Ibn Sebe ishte jehudi, që akoma nuk e kishte pranuar Islamin, madje ai nuk besonte as te Musai e as te Jusha ibn Nunin. Ata thonë se Ibn Sebe thoshte:

“Aliu (Allahu i ndriçoftë fytyrën!) as nuk ka vdekur e as nuk është vrarë dhe se Ibn Mulxhemi, në të vërtetë, vrau një shejtan me fytyrën e Aliut dhe se Aliu (Allahu i ndriçoftë fytyrën!) është te retë. Bubullima është zëri i tij dhe vetëtima është drita e tij, ose buzëqeshja e tij. Ata, sebijtë-ndjekësit e Ibn Sebes, kur dëgjojnë bubullimën, thonë: „Alejkes selàmu jà emijrel muëminijne‟-„Paqe e shpëtim për ty, o Prijës i besimtarëve!"  

(Niëmetu-ll‟llàh El-xhezàirij (dijetar i njohur në fushën e hadithit), “El-envàru-n‟nuëmànij‟jetu”, vëll. 2, f. 234, Botuar në Tabriz, Iran; “ElEnsàb là Sem‟ànij”, vëll. 2, f. 209, Botim i parë, Shtëpia botuese “Dàrulxhinàn”, viti i botimit 1408 të Hixhretit)

 

 Ata kanë thënë: “Më pas puna u zgjerua në kohën e udhëheqjes së Aliut, kur doli sheshit grupi i sebive, të cilët shanin, me përjashtim të një pakice prej tyre, sahabët e të Dërguarit të Allahut, duke thënë se ata ishin mohues e hipokritë, prandaj ata s‟mbanin asnjë përgjegjësi ndaj tyre. Natyrisht që Imam Aliu nuk mban asnjë përgjegjësi për fjalët që thoshin sebijtë.

Padyshim që Ibn Seben, në thirrjen e tij, e kanë ndihmuar edhe të tjerë prej ndjekësve të rrymës që ai stisi, por është ndihmuar edhe prej udhëheqësve kristianë, udhëheqësve idhujtarë e udhëheqësve adhurues të engjëjve. Më pas kjo punë erdhi duke u zgjeruar, derisa prej tyre doli një grup që pretendoi hyjninë për zotërinë tonë, Aliun (Allahu i ndriçoftë fytyrën!). Aliu kishte dijeni për punën e tyre dhe për këtë i luftoi ata. Por pas kalimit të zotërisë sonë, Aliut, puna u zgjerua, derisa grupet e shi‟ave, ndjekës të Aliut, u ndanë në njëzet e katër grupe. Sipas asaj që ka përmendur El-adhedij‟ji, zejditë dhe imamitë janë të moderuar dhe nuk janë ekstremistë."

(“Parathënia” e botimit të ri të librit “Es‟sàvàikul-muhrikatu firr‟rredi alà ehlil-bidei uez‟zendekati”, shkruar prej Ibn Haxher Elhejtemij; “Parathënia” e shkruar prej Abdulveh‟hàb abdul‟letijf, f. 6, Botuar në Egjipt, në vitin 1375 të Hixhretit.)

 

Ata kanë përmendur se Abdullah ibn Sebe, ose Ibn Seuda, është jehudi, me origjinë prej jehudive të Jemenit, përqafoi Islamin dhe hiqej se ishte me besim të thellë, lëvizte shumë dhe ka parë vendet e Azisë së Vogël dhe një pjesë të vendeve të Afrikës, që ishin të mbuluara me dritën e Islamit. (Mendoj se do plotësohej fjalia me fjalën Islamit. Pasi me lart, me fjalën dritë, përshkruante Islamin.) Ai filloi të zgjojë njerëzit dhe t‟i bëjë ata të lëvizin. Më vonë aktiviteti i tij fitoi një natyrë politike të ashpër. Gjatë qëndrimit të tij në Egjipt, filloi të flasë kundër punëve të halifes dhe në fjalimet e tij filloi të paralajmërojë halifen Uthman, që të mos vazhdonte të mbante postin e halifes, pasi këtë post duhet ta mbajë vetëm Ali ibn Ebu Talibi dhe askush tjetër.

 

Oratoria e Ibn Sebes luajti rolin e saj në tërheqjen e njerëzve dhe në shtrëngimin e radhëve rreth tij. Njerëzit u mblodhën rreth tij, filluan të shenjtërojnë doktrinën e tij dhe, kur Ibn Sebe e ndjeu veten të sigurt për statusin e tij dhe për pozitën që arriti, filloi të heqë maskën e të zbulojë fytyrën e tij të vërtetë. Nëpërmjet fjalimeve ai shpalosi para njerëzve të vërtetën e doktrinës së tij, doktrinë, që, në të vërtetë, ishte një amalgamë mes bazave të doktrinës jehude, mendimeve të jehuditëve dhe mes bazave të Islamit e dispozitave islame. Kështu ai filloi të propagandojë idenë e “ritrupëzimit” të shpirtrave.

 

Më pas, gjatë kohës që predikonte në xhaminë e madhe të qytetit Fustat, ai filloi të atakojë doktrinën kristiane për rikthimin e Mesihut, duke shprehur habinë e tij ndaj kujtdo që vërteton se Mesihu do të rikthehet në kohën e fundit dhe se do të shtrijë ndikimin e tij mbi të gjithë njerëzit. Ibn Sebe e përgënjeshtroi kthimin e Mesihut dhe foli hapur se Mesihu nuk do të rikthehet, por ai që do të rikthehet është Muhamedi. Ibn Sebe tejkaloi të gjitha caqet e rregullat dhe shpalli se Muhamedi është prej esencës së hyjnisë.

Ajo që e ndihmoi Ibn Seben të dalë si individ unik dhe të izolonte të   tjerët, ishte kultura e gjerë që kishte në çështjet e Judaizmit, Islamit e Kristianizmit, si dhe njohuritë që kishte për fetë e Iranit e të Indisë, madje edhe për fenë në Egjiptin e lashtë.

 

Brenda një kohe të shkurtër Ibn Sebe u bë njeriu me më shumë ndikim në Egjipt, aq sa qeveritari filloi të ketë frikë e të dridhet prej tij. Në të vërtetë, Sebizmi u nda në grupe të shumta. Disa prej tyre shkuan deri atje sa të besojnë se Aliu përdor retë për mjet hipjeje dhe se ai do të kthehet në tokë për herë të dytë. Disa të tjerë, prej sebive, besonin se Aliu lëshon rrufetë e bubullimat mbi kokat e njerëzve të këqij. Të tjerë prej atyre pretenduan se Aliu është dielli, disa të tjerë pohonin se figura e hënës është e përfaqësuar në figurën e Aliut.

(Libri “Shejhsivà Islàm”- “Kalorësi i Islamit”, autor, anglo-francezi Gabriel, përkthyer prej Kadhim Imadijit, Botuar prej Enxhemen teblijgàt Islàmij, Teheran, viti 1326 Hixhreti, f. 76-78 dhe 185, teksti është përkthyer dhe është botuar prej shkrimtarëve të Komisionit të Studimit të Historisë Arabe në Kajro)

 

Ata kanë përmendur se kryengritja kundër Uthmanit erdhi në sajë të lëvizjes që organizoi Ibn Sebe dhe se ai ishte personi që u thoshte me ngulm njerëzve se Uthmani e mori postin padrejtësisht. I nxiste njerëzit të ngriheshin për këtë punë, të lëviznin dhe të fillonin të godisnin sundimtarët e tyre.

(Lexo librin “Uthmà ibn Af‟fàn” i Sàbir Abdeh Ibràhijm, f. 56 e në vijim, Botim i dytë, Botuar në Bagdad; Gjithashtu lexo librin “Zubejr ibn El-av‟vàm” i të njëjtit autor, f. 31058, Botim i parë; Lexo librin “”Elkàmil” të Ibn Kethijrit, vëll. 3, f. 77, Botim i vitit 1356 Hixhreti; Ferijd Vexhdij, “Dàiretul-Meàrifi”, vëll. 6, f. 163)

 

Gjithashtu ata kanë thënë se Abdullah ibn Sebe pengoi arritjen e paqes mes Aliut e Aishes, kur ajo ishte në krye të ngjarjeve që ndodhën në Luftën e Devesë.

(Sàbir Abdeh Ibràhijm, “Am‟màr ibn Jàser”, f. 58; “Zubejr ibn ElAv‟vàm”, f. 50-51; Shiko edhe librin “Vua‟àdhu-s‟selàtijn” të Ali Elverdij, f. 111, marrë prej të tjerëve, Botuar në Teheran)

 

Përveç këtyre fjalëve që i atribuohen atij, ka edhe thënie të ardhura prej autorëve të tjerë, të cilët i kanë mbledhur thëniet e tyre në formën e tregimeve, mendimeve e doktrinave të tjera. Ne nuk do t‟i përmendim, duke pasur kujdesin që të mos zgjatemi me të tilla thënie. Megjithëkëtë kjo nuk na ndalon të tregojmë titujt e librave që ata kanë shkruar, me qëllim që personat që dëshirojnë më shumë hollësi, mund t‟i referohen librave të mëposhtëm:

 

1. Ibn Kethir, “Elbidàjetu uen‟nihàjetu”–“Fillimi e mbarimi”, vëll. 7, f.167.

2. Mijr Khuvàned, “Reudatu-s‟safà”–“Kopshti i kulluar”, f. 721, Botim i ri, Botuar në Kom, Iran, në vitin 1379 të Hixhretit.

3. Elbustànij, “Dàiretul-Meàrifi”–“Rrethi i diturive” vëll. 11, f. 506, Botuar në Liban.

4. Prof. Nikolson, “Et‟tàrijhkhul-arebij”–“Historia arabe”, f. 215.

5. Duajt M. Donaldson, “Akijdet-sh‟shij‟ati”- “Doktrina shi‟ite”, f. 85.

6. Ibn Hazm Edh‟dhàhirij El-Endulusij, “Efaslu bejnel-mileli uel-ehvài uen‟nehali”–“Ndarja mes feve, dëshirave e pretendimeve”, Botim i parë, vëll. 2, f. 33 dhe vëll. 4, f. 138.

7. Mbreti i këshilluesve, Shirazi, libri në gjuhën perse “Shubhàj Bijshàver”, në gjuhën arabe “Lejàlij Bijshàver”–“Netët e Bishaverit”, f. 171 e në vijim.

8. Pjesa e fundit e librit “El-islàmu bejne-s‟su‟neti uesh‟shij‟ati”–“Islami ndërmjet Sunetit dhe Shi‟izmit”, me  autorët Hàshim Defterdàr Elmedenij dhe Muham‟med Ali Ez‟zaëbij.

9. “Lisànul-mijzàn”–“Gjuhëza e peshores”, autori Shihàbu-d‟dijn ibn Ebul-fadl Ahmed ibn Ali ibn Haxher ElAskalànij (vdekur në vitin 725 të Hixhretit), f. 289-290, Botim i tretë, Botuar në Hajdar Abàd Deken, Hindi, në vitin 1330 Hixhreti.

10. Ibn Ebul-Hadijd, “Sherhu Nehxhul-Belàgah”– “Komenti i Nehxhul Belagah”, vëll. 2, f. 485-486.

11. “Fireku-sh‟shijati”–“Grupet e shi‟ave”, autori i këtij libri thuhet se është Muham‟med Hasen ibn Mùsà En‟nubekhtenij, f. 22-23, Botuar në Nexhef Eshref.

12. Esh‟shejherstànij, “Elmilelu uen‟nehalu”–“Grupe dhe pretendime”, vëll. 1, f. 289-290, Botim i parë në gjuhën arabe, në vitin 1368 Hixhreti.

13. Dr. Husejn Ali Mahfùdh, “Tàrijkhu-sh‟shij‟ati”– “Historia e shi‟ave”, f. 39, Botuar në Irak, në vitin 1377 Hixhreti.

14. El-Esferàjijnij, “Et‟tebsijr”–“Ndriçimi”, f. 71-72.

15. Err‟rràzij, “Iëtikàdàtu firekil-muslimijne”– “Besimet e grupeve islame”, f. 57.

16. Ebul-Hasen Elmeltij, “Et‟tenbijhu”–“Tërheqja e vëmendjes”, f. 25 dhe f. 148.

17. Xherxhànij, “Et‟taërijfàt”–“Tabelë njoftimesh”, f. 79.

18. Muham‟med Kurd Ali, “El-Islàmu uelhadàretularebij‟jetu”–“Islami dhe qytetërimi arab”, vëll. 2, f. 60.

19. Orientalisti gjerman, Fon Floten, “Tàrijkhush‟shijati, eu Esbàbu sukùti benij umej‟jeh”–“Historia e shi‟ave, ose shkaqet e rënies së beni Umej‟jeh”, libri është në gjuhën perse, përkthyer prej Es‟sej‟jid Murtedà Elhàshimij Elhàirij, f. 96 e në vijim, Botuar në Teheran, në vitin 1325 të Hixhretit.

20. Ali Asgar Muaz‟zezij, “Teëthijrul-khilàfeti fij ibnàil-Islàm”–“Ndikimi i hilafetit në strukturën e Islamit”, f. 160, libri është në gjuhën perse, Botuar në Teheran, në vitin 1337 Hixhreti.

21. Prof. Xhorxh Xhordak, “El-imàmu Ali sautuladàletil-insànij‟jeti”–“Imam Aliu, zëri i drejtësisë njerëzore”, vëll. 4, f. 894 e në vijim, K. “Aliu dhe koha e tij”, Botuar në Liban.

22. Përkthim prej gjuhës perse i librit “Elferku bejnel-fireki”–“Dallimi ndërmjet grupeve”. Ky libër është botuar me titullin “Historia e medh‟hebeve islame”, përkthyer nga dr. Muham‟med Xhev‟vàd Meshkùr, pedagog në universitetin e Tabrizit, f. 17, 32, 41 dhe f. 240 e në vijim, Botuar në vitin 1333 të Hixhretit.