· 

NDJEKJA DHE PASIMI “EL- MUSHAJEAH” JANË TREGUESIT MË TË SINQERTË TË DASHURISË

 

Shpjeguam më sipër pasimin dhe ndjekjen e Ibrahimit, (Paqja qoftë mbi të!), ndaj Allahut të Madhëruar, si rezultat i natyrshëm i zemrës së tij të pastër, i zemrës së tij të mbushur me drejtësi, vërtetësi, besnikëri e sinqeritet. Ai e lidhi fort zemrën e tij pas Krijuesit dhe më pas Krijuesi ishte Ai që ia mbushi atij zemrën me dritën e fuqishme të besimit. Ishte Profeti Ibrahim, (Paqja qoftë mbi të!), ai që hartoi deri në imtësi natyrën e marrëdhënies vertikale ndërmjet Krijuesit dhe krijesës.

 

Ishtë ai Profet i madh që hartoi dhe përpiloi marrëdhënien plotësuese ndërmjet njeriut dhe Zotit të tij në kuadër të asaj që quhet “el mushajeah”, pasim dhe ndjekje me përkushtim dhe një marrëdhënie dhe një raport jashtzakonisht i rëndëishëm që dikton ndryshime thelbësore dhe rrënjësore në jetën e individit dhe të shoqërisë. devotshmëri. Në të vërtetë kjo është.

 

Këto raporte dhe këto marrëdhënie të shkëlqyera me Allahun e Madhëruar ndikojnë në natyrën e jetës dhe në formën e saj, qoftë në rrafshin individual, qoftë në atë shoqëror, qoftë në atë familjar, qoftë në nivel umeti apo bashkësie njerëzore me përkatësi fetare të njejtë. Këto raporte të mrekullueshme ndërmjet krijesës dhe Krijuesit, ndikojnë pashmangshmërisht në krijimin e një shoqërie të ndriçuar prej dritës së besimit dhe në një shoqëri, e cila ka tek themelet e saj, humanizmin, mirësinë dhe drejtësinë.

Profeti Ibrahim, (Paqja qoftë mbi të!), erdhi për të na treguar dhe për të na mësuar detajet më të imëta të konsolidimit të këtij raporti të magjishëm dhe hyjnor ndërmjet njeriut dhe Krijuesit të tij. Ai erdhi për të dhënë një shembull të madh dhe të qartë të mënyrës se si projektohet dhe zbatohet pasimi, ndjekja dhe përkushtimi, qoftë në nivel teorik, qoftë në atë mendor e praktik.

 

 Më pas u njohëm me pasuesit e Musait, (Paqja qoftë mbi të!) dhe me mënyrën se si Musai u vu në mbrojtje dhe në përkrahje të plotë të pasuesve dhe ndjekësve të tij. Mësuam se ndjekja dhe pasimi i tyre ndaj Musait, (Paqja qoftë mbi të!), ishte ndjekje dhe pasim i rrugës dhe i projektit të tij. Ata mbështetën mesazhin e tij. Besimi dhe pasimi i tyre ndaj Musait, (Paqja qoftë mbi të!), në kuadër të demostrimit të mrekullive të ndryshme nga ana e tij, ishte në thelb besim dhe pasim për Atë që e ka dërguar Musain, pra, për Zotin e Musait, (Paqja qoftë mbi të!). Besimi i tyre tek Zoti i Musait, (Paqja qoftë mbi të!), i shtyu ata të jenë prej pasuesve dhe ndjekësve të sinqertë të Mesazhit të Zotit, me të cilin Ai e kishte dërguar Musain, (Paqja qoftë mbi të!). Në këtë mënyrë ata u quajtën dhe u konsideruan pasuesit, shiat dhe ndjekësit e Musait, (Paqja qoftë mbi të).

 

Në rast se do të ndjekim me kujdes ritmet e mirësisë së pandërprerë të Zotit ndaj njerëzimit, do të vërejmë se Islami erdhi vetëm pasi njerëzimi ishte përgatitur për ta pritur Islamin, pra, fenë e re. Rezultati ishte i qartë dhe i prekshëm. Njerëzimi u përball me Profetin e ri, me Muhamedin të birin e Abdullahit, (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Këtë rezultat e gjëjmë të pranishëm edhe në një ajet kur'anor, në të cilin Allahu i Madhëruar thotë: Thuaju: “Nuk ju kërkoj për këtë kurrëfarë shpërblimi, përveç se dashurisë ndaj të afërmve”.

(Surja "Shura", ajeti 23) dhe rezultati do të ishte thënia dhe deklarata e Profetit, (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), në të cilën thuhet:

“Shembulli i anëtarëve të familjes sime për ju, është si shembulli i anijes së Nuhut, (Paqja qoftë mbi të!), për popullin e tij. Ata që hipin në anije shpëtuan dhe ata që nuk hipën në të, humbën dhe u shkatërruan.”

 

 Më pas kthehemi tek prania e Profetit tonë të nderuar, tek anëtarët e familjes së tij të nderuar, të cilët janë njerëzit e tij më të afërt. Ata nuk kanë kërkuar prej umetit dhe prej njerëzimit kurrëfarë shpërblimi tjetër, përvec ndjekjes dhe pasimit të tyre. Kur përballemi me orientimin dhe detyrimin për t‟i dashur anëtarët e Familjes së Profetit, (Paqja qoftë mbi të gjithë ata!), nuk mund të mendohet dhe as të përfytyrohet llogjikisht dashuria, kur mungon ndjekja dhe pasimi i rrugës së Zotit të Madhëruar. Nuk mund të mendohet dhe as mund të imagjinohet dashuria për anëtarët e Familjes së Profetit, pa u përshtatur, pa u shkrirë dhe pa u kordinuar teorikisht, mendërisht, shpirtërisht, strategjikisht dhe praktikisht me të gjithë trashëgiminë që ata lanë pas.

 

Këtë përkatësi dhe këtë afrimitet e vërejmë qartë në ajetin kur'anor, në të cilin Allahu i Madhëruar thotë:

“Muhamedi është i Dërguari i Allahut. Ata që janë me të, janë të ashpër ndaj jobesimtarëve e të mëshirshëm midis tyre. I sheh ata si përkulen dhe bien në sexhde, duke kërkuar dhuntinë dhe kënaqësinë e Allahut. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes. Ky është përshkrimi i tyre në Teurat. Ndërsa në Ungjill, shembulli i tyre përshkruhet si një farë e mbjellë që lëshon filiza e forcohet, e pastaj ngrihet e fortë me kërcellin e vet, duke i gëzuar mbjellësit. Kështu përshkruhen ata me qëllim që, nëpërmjet tyre, Ai t‟i zemërojë mohuesit. Për ata që midis tyre besojnë dhe kryejnë vepra të mira, Allahu ka premtuar falje dhe shpërblim të madh”. (Surja "Fet'h", ajeti 29.)

 

 

Write a comment

Comments: 0